Bilirubina Totale mbi norme.

Question

Pershendetje,
Ne analizat e fundit Bilirubina totale eshte mbi norme , 2.6 mg/dl. Theksoj se gjithmone bilirubina me ka dalur mbi norme. Gjithashtu ne pjesen e bardhe te syve kam disa shenja te verdha. Mosha 28 vjece. A eshte shqetesuese nje bilirubine kaq e larte? Cfare me keshillohet te bej?

Answer ( 1 )

    0
    2023-03-24T09:27:16+00:00

    Pershendetje,

    Meqenese bilirubina totale ju ka dale perhere mbi norme, atehere i bie te keni ndonje problem te lindur. Nuk e shoh serioz, por prape kerkon vemendje nga ana juaj.

    Keshtu qe per mua te konsultoheni me mjekun gastrohepatolog. Por me pare beni nje eko abdominale esell (pa ngrene pa pire asgje) qe te perjashtojme problemet me guret ne temth.

    Per sa i perket atyre shenjave te verdha te syte, per mua duhet te jene te lidhura me ndonje mish te huaj ne sy (pinguecula), per te cilen ju rekomandoj te konsultoheni me mjekun okulist.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer