Aborti me pilula!
Pershendetje.
Para 7 ditesh kam kryer nje abort me pilula per disa arsye. Nga dita qe kam marr pilulat e fundit deri sot kam dhimbje ndonjeher dhimbje te forta e ndonjeher skam fare. Gjakderdhja vazhdon akoma , ne fillim kam pas gjak me ngjyre te kuqe dhe copa te mpiksura gjaku , tani vazhdoj te kem gjak me ngjyre te erret dhe ne trajte xheli. Per dhimbje kam perdorur Paracetamol 1000mg ose Ibuprofen 400mg.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Aborti eshte njesoj si lehonia. Pra gjakrrjedhja eshte njelloj si ne lehoni duke perfshire dhe kohezgjatjen.
Per sa i perket dhimbjes, ajo ka te beje me kontraksionet e mitres qe po rrjedh gjak.
Tani, nese mosha e shtatzanise ishte diku te 5 -10 javet, atehere aborti ka dale me sukses. Por nese ka qene me e madhe, per mua duhet te beni nje kontroll te gjinekologu dhe me nje eko gjinekologjike per te perjashtuar ndonje komplikacion te mundshem (si psh infeksion).
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.
Gjithe te mirat.