Abort: dale nje cope mishi e madhe a eshte fetusi?
Pershendetje
Kam bere nje abort para 5 ditesh por me ka dale nje cope mishi e madhe ne fillim pastaj po prap te nesermen.
Tani dua te di a duhet te ket dale fetusi dhe pse kam dhimbje ne fundin e barkut shtrengata?
Theksoj ka qene nje shtatzani e padeshiruar dhe kam abortuar
Po pse me dhemb barku 🥺🥺🥺?
Cfare duhet te bej?
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Me vjen keq per situaten ne te cilen ndodheni. Me vjen keq per abortin tuaj e mirekuptoj arsyet tuaja.
Ajo copa e mishit e madhe duket te jete fetusi. Ajo pjesa tjeter e mishit te dale te nesermen duket te jete placenta.
Gjithesesi, ju referoni dhimbje te medha ne forme shtrengate ne fund te barkut. Per mua, duhet te beni nje kontroll te gjinekologu e te beni nje eko per te vleresuar mitren, per te pare nese eshte pastruar dhe gjendjen e vezoreve.
Dhimbje do keni pak shoqeruar me gjakrrjedhje pasi aborti eshte i njejte me lindjen.
Gjithesesi duhet te konsultoheni me gjinekologun dhe te beni nje eko gjinekologjike.
Gjithe te mirat.