A vuaj nga ankthi dhe si mund te sherohem
Pershendetje,jam 1 person dhe 30 vjec dhe kam disa vite qe besoj se vuaj nga ankthi,kam probleme me gjumin ne darke pasi nuk me ze,djersi shumicen e kohes pa arsye,kam frik pa arsye dhe me ze paniku ne disa raste,me behet sikur me shkeputet dicka nga kraharori madje kam dhe dhimbje si shpime,kam keputje te duarve dhe gjunjve madje shum her levizjet i kam te ngadalsuara,shum her kur gjerat nuk me shkojn si pas planeve qe kam ber me ze stresi dhe djersi shum fare,ju lutem me ndihmoni cfar duhet te bej
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Gjeja e pare eshte qe te vertetojme qe ju vertet nuk keni probleme somatike (me demtim te organeve) e qe vuani vertet nga ankthi.
Kjo realizohet duhet kryer nje sere ekzaminimesh per te perjashtuar problemet somatike te lidhura me tiroiden, diabetin apo probleme kardiovaskulare.
Nese nuk i keni kryer deri tani keto ekzaminime, vendosni te beni nje check up baze plus funksionin e tiroides, matni nivelin e vitamines D, dhe nje EKG.
Nese jeni ne zonen e Shqiperise se Mesme (zona e plazhit, apo Kavajes, Peqinit, Rrogozhines, e keto) e nese nuk mund te levizni, ekipi i laboratorit (nr. 0695877589) ju vjen ne shtepi per t’jua marre mostrat.
Ne varesi te pergjigjes, mund te flasim nese do ju duhet nje konsulte me ndonje specialist tjeter apo vetem me nje psikolog apo neuro-psikiater. Ama kjo vendoset vetem pasi perjashtohen keto probleme.
Gjithe te mirat. Ne pritje te pergjigjeve te ekzaminimeve te sipercituara.