A mund te jete fillim i shtatzanis?
Pershendetje!
Jam ne tentim per mbetje shtatzane. Jam 30 vjec por nuk e di a jam shtatzane. Pres te me vije cikli ne dt 15 por kam dhimbje ne te dy anet e barkut anash posht sa qe jane bere problem per te fjetur dhe per te qendruar ne kembe.
A mund te jete fillim i shtatzanis?
Faleminderit!
Answer ( 1 )
Pershendetje,
E kuptoj shqetesimin tuaj, por keto shenjat e dhimbjes nuk jane domosdoshmerisht te lidhura me shtatzanine. Me teper duken si krampe (shtrengime) nga kontrakturat (shtrydhjet) qe ben mitra perpara periodave. Por mund te jete edhe nga spazmat te natyrave te tjera te lidhura me problemet e traktit urinar.
Keshtu qe me mire beni durim duke shpresuar qe Zoti t’jua mundesoje nje femije. Nese jo kesaj radhe, muajin tjeter.
Gjithe te mirat.