A ma rekomandon xhinxherin pluhur ne shtatezani?

Question

Përshëndetje!jam 19 vjeçe jam ne javen e 7 e 3 dite dhe kam 3 jave qe vuaj nga te vjellat dhe jam shum keq plus me ka kapur dhe gripi me koll te rende a duhet te pij çaj xhinxheri pluhur dhe kur duhet ta pij dhe sa her duhet ta pij,dhe a ma rekomandon dhe per cfar benefitesh jep kjo caj xhinxheri pluhur ?te lutem me kthe pergjigje

Answer ( 1 )

    0
    2024-02-26T12:27:17+00:00

    Pershendetje,

    Se pari, ju uroj per shtatzani.

    E dyta ne duhet te gjejme shkakun e te vjellave: 1. shtatzania? apo 2. ndonje ftohje (bronkit) pas gripit?

    Keshtu qe meqenese keni kolle, duhet te vizitoheni te perjashtojme ndonje ftohje te mundshme.

    Per sa i perket te vjellave qe mund te shkaktohen nga shtatzania, ajo qe u rekomandojme grave shtatzane ne muajt e pare jane:

    • te pushojne me shume pasi lodhja mund te shtoje te vjellat
    • te hajne pak e shpesh, te mos e lene stomakun bosh as te mos e ngarkojne shume
    • te evitohen aromat apo ushqimet qe mund te provokojne te vjellat
    • sapo te zgjoheni ne mengjes, hani nje fete buke te thekur
    • evitoni ushqimet me yndyre
    • hani me shume ushqime te ftohta pasi ato te nxehtat kane me shume arome e mund te provokojne te vjellat
    • pini uje here pas here, pasi kjo do te shmange vjelljet e shpeshta dhe ju ndihmon te mos kaloni ne dehidrim sepse edhe veshkat do vuajne me vone.

    Ne u rekomandojme keto grave perpara se te vendosim per terapi (ne raste te renda u japim dhe medikamente).

    Per sa i perket ushqimeve apo cajit me xhinxher, faktikisht eshte nje zgjidhje shume e mire per te vjellat.

    Ama, te grate shtatzane e rekomandojme pak me rezerve. Kjo sepse xhinxher ka vete te zgjeroje enet e gjakut, dhe rriten shanset per  abort sidomos ne keto moshat e vogla si ne rastin tuaj.

    Keshtu, qe se pari, shkoni kontrollohuni fizikisht te mjeku juaj i familjes per te perjashtuar ftohje te mundshme.

    Se dyti, vazhdoni me keshillat me lart per te lehtesuar dhe shmangur te vjellat.

    Se treti, ne raste shume te renda, kur keto nuk kane bere efekt, do te kalohet te mjekim me ilace.

    Duke ju uruar gjithe te mirat.

     

Leave an answer