A jane shenja periodash apo shenja shtatezanie?

Question

Prsh,

Une kam disa shenja qe nuk I kuptoj. Ne daten 11 janar 2024 bera mardhenjie intime me burrin tim dhe mbas disa ditesh gati 1 jav me fillovi shenjat e para si psh,urinim I shpesht ,dhimbje vaginale ,dhimbje koke,lodhje qe me zgjati 1 jave me shume.

Pastaj me filluan shenjat e tjera bashke me urinimin e shpeshte qe eshte gjak derdhje nga hundet, dhimbje koke e shpeshte, dhimbje trupi, dhimbje te renda dhe te lehta ne fund te barkut por ne fillim disa dite kisha te vjella, dhe me bien me shum sec duhet floket, dhe fryrje barku nuk kam sic kisha para se te me vinin periodat, dhe ne daten 1 shkurt 2024 me vijne periodat.

Ju lutem me ndihmoni!

 

Answer ( 1 )

    0
    2024-01-31T19:34:20+00:00

    Pershendetje,

    Mua me duken me shume si shenja te gripit apo te ndonje viroze sesa te lidhura me shtatzanine.

    Gjithesesi, eshte normale te keni shqetesime vaginale pas marredhenieve intime por jo kaq larg (1 jave pas marredhenieve).  Kjo eshte sidomos e vertete nese keni probleme me infeksion uro-genital.

    Tani, renia e flokeve nuk me duket e verejtur rishtaz. Ndoshta do keni me shume kohe me renie te flokeve. Shtatzania nuk eshte i vetmi faktor. Problemet hormonale si ato te lidhura me gjendren tiroide, anemia apo apo ndonje problem lokal i skalpit mund te ndikoje ne renien e flokeve.

    Perdorimi i shampove jo te pershtatshme per skalpin mund te ndikoje gjithashtu ne renien e flokeve.

    Meqenese i prisni periodat me dt 1 Shkurt, shenjat qe po hasni mund te jene te lidhura me sindromen premenstruale.

    Nese nuk keni temperature, per mua vezhgoni se si do ju vijne periodat ne kete muaj.

    Perdorni Ibuprofen 400 mg per te lehtesuar shenjat. Antacidet te tilla si Fluxoril mund t’ju ndihmoje ne lehtesimin e shenjave te fryerjes se barkut dhe shenjave gastrointestinale.

    Nese do vazhdoje renia e flokeve, per mua, duhet te vleresoni funksionin e tiroides dhe anemine nepermjet analizave te TSH/T3/T4 dhe gjakut komplet me formule/sideremi respektivisht.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj.

    Gjithe te mirat.

Leave an answer