A eshte gjatesia e vajzes ne vlerat normale ?
Question
Pershendetje
vajza ime eshte 2 vjec e gjys
peshon 10.5 kg , ndersa gjatesia e saj eshte 81-82 cm
ju lutem doja te dija nese gjatesia e saj eshte ne vlerat normale dhe a mund te ket ndonje problem
Faleminderit
jam ne pritje te nje pergjigje
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Gjatësia dhe pesha e një fëmije janë dy faktorë të rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e tyre të mirë.
Në rastin e vajzës suaj 2-vjeçare, gjatesia e saj prej 81-82 cm dhe pesha prej 10.5 kg duhet të shqyrtohen në kontekstin e grafikut të rritjes së fëmijës së zakonshëm apo sic i quajme kurbat e rritjes.
Duke u konsultuar me keto kurba, mund te them qe ka pak devijim nga norma vajza, pra pak nenpeshe e pak ne gjatesi, por jo te behen problematike. Ketu mund te kene ndikuar disa faktore ku me te rendesishem jane semundjet akute qe mund te kete kaluar vajza.
Trupi ka konsumuar energjine per te perballur semundjet. Kjo eshte gje e mire.
Tani meqe i ka kaluar fazat akute, vajza do pak ndihme me shtesa ne vitamina (te tilla si Bebivit me pika- 10 pika ne dite meqe eshte 10 kg) ne menyre qe vajza te zevendesoje ato vitaminat qe ka perdorur deri tani.
Kujdes, ti beni dhe nje gjak komplet per te perjashtuar anemine e per ta mjekuar sic duhet. Nese ka anemi te lindur, kjo mund te ndikoje ne vonesat ne zhvillim trupor te femijes.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.