POLIOMIELITI
CFARE ESHTE POLIOMIELITI?
Poliomeliti eshte nje semundje infektive e shkaktuar nga nje virus qe jeton ne fyt dhe ne sistemin intestinal(tek zorret).
Perhapja e semundjes ndodh me se shpeshti permes kontaktit te nje personi te shendetshem me jashteqitjen e nje personi te infektuar .Ai gjithashtu mund te perhapet edhe permes sekrecioneve orale(gojes) ose nazale(hundes).
Poliomeliti dikur ishte nje semundje shume e zakonshme ne bote dhe shkaktonte semundje te renda ne mijera njerez cdo vit,kjo perpara se te arrihej te zbulohet vaksina kunder poliomielitit ne vitin 1955.
Shumica e njerezve te infektuar me virusin e poliomielitit nuk kane simptoma, megjithate per me pak se 1 % qe zhvillon paralize mund te rezultoje ne paaftesi te perhershme dhe madje vdekjen.
CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES SE POLIOMELITIT?
Edhe pse poliomieliti mund te shkaktoje paralize dhe vdekje, shumica e njerezve qe jane te infektuar me virusin nuk shfaqin simptoma te semundjes dhe nuk jane te vetedijshem se jane te infektuar.
Poliomeliti joparalitik.
Disa njerez qe zhvillojne simptoma te semundjes se poliomelitit, zakonishte bien ne kontakt me nje lloj mikrobi qe nuk shkakton paralize ne trup (poliomeliti abortive).
Ky lloj poliomeliti zakonisht shkakton te njejtat shenja dhe simptoma qe jane tipike,te ngjashme me semundje te tjera virale.
Shenjat dhe simptomat e ketij lloj poliomeliti, te cilat mund te zgjasin deri ne 10 dite, perfshijne:
- Ethe
- Dhimbje te fytit
- Dhimbje koke
- Te vjella
- Lodhje
- Dhimbje ose ngurtesi ne shpine
- Dhimbje ose ngurtesi në qafe
- Dhimbje ose ngurtesi ne krahe ose kembe
- Dobesi ose butesi muskulore
Sindromi paralitik.
Kjo eshte forma me serioze dhe me e rralle e semundjes se poliomelitit. Shenjat dhe simptomat fillestare te poliomielitit paralitik,shpesh here imitojne simptomat e poliomelitit joparalitik si: ethet dhe dhimbja e kokës.
Megjithate, brenda nje jave shfaqen shenja dhe simptoma te tjera, duke perfshire:
- Humbje te reflekseve
- Dhimbje te forta te muskujve ose dobesi te tyre
- Pareze dhe paralize te gjymtyreve
Sindromi post-poliomelitit.
Sindromi post-poliomelitit eshte nje grup shenjash dhe simptomash paaftesuese qe prekin njerezit disa vite pas poliomielitit.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme post-poliomelitit perfshijne:
- Dobesi dhe dhimbje progresive te muskujve ose kyceve
- Lodhje
- Humbje te mases muskulore (atrofi)
- Probleme me frymemarrjen ose gelltitjen
- Crregullime te frymemarrjes te lidhura me gjumin, te tilla si apnea(mungesa e frymemarrjes per disa sekonda) e gjumit
- Ulja e tolerances ndaj temperaturave te ftohta
KUSH JANE ME TE RRISKUAR PER TU PREKUR NGA POLIOMELITI?
Poliomeliti ne me te shumten e rasteve prek femijet me te vegjel se 5 vjec. Pavaresisht kesaj cdo njeri i pavaksinuar eshte i rriskuar per tu prekur nga semundja.
CILAT JANE KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES?
Poliomeliti paralitike mund te coje ne:
- paralize te perkohshme ose te perhershme te muskujve,
- paaftesi te pergjithshme
- deformime te kockave
- vdekje
SI REALIZOHET DIAGNOZA E POLIOMELITIT?
Mjeket dhe personeli tjeter mjekesor ne momentin qe dyshojne se nje pacient ka poliomielit duhet ta shtrojnë pacientin menjehere ne spital dhe te bejne:
-nje ekzaminim fizik.
-te marrin nje histori te detajuar mjekesore, duke përfshire historine e vaksinimit dhe historine e cdo udhetimi te fundit.
-te mbledhin mostra nga :jashteqitje, tampon nga fyti, gjak, urine dhe likid nga palca e kurrizit.
-vleresim te imazheve te marra nga rezonanca magnetike (MRI)
Mundesia me e madhe eshte qe poliomeliti te zbulohet nga egzaminimi i jashteqitjeve.
TRAJTIMI I SEMUNDJES SE POLIOMELITIT?
Nuk ka sherim per poliomielitin paralitik dhe asnje trajtim specifik per llojet e tjera.
Fizioterapia ose edhe terapia me medikamente mund te ndihmojne ne dobesine e kraheve ose kembeve te shkaktuara nga poliomieliti dhe mund te permiresojne funksionimin e tyre, vecanerisht nese zbatohet ne stadet e hershme te semundjes .
Mjeket duhet te konsiderojne konsultimin me ekspertet e neurologjise dhe semundjeve infektive per te diskutuar trajtimet e mundshme dhe per te rekomanduar nderhyrje te caktuara rast pas rasti.
Nese mendoni se ju ose dikush ne familjen tuaj ka simptoma te poliomielitit, duhet patjeter te kryeni nje kontrroll tek mjeku.
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/polio.html
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/polio/symptoms-causes/syc-20376512
https://www.cdc.gov/polio/what-is-polio/index.htm#