Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

PERTUSI “KOLLA E MIRE”

CFARE ESHTE SEMUNDJA E PERTUSIT “KOLLA E MIRE “?

Pertus njihet ndryshe edhe si “Kolla e Mire“,ajo shkaktohet nga nje mikrob i quajtur Bordetella pertussis.
Bordetella pertussis eshte nje mikrob,saktesish eshte nje bakter, qe rritet ne goje,hunde dhe fyt.
Ky mikrob eshte shume ngjites dhe ka aftesine te perhapet shume lehte nga nje person tek nje tjeter.
Ky infeksion eshte nje nga semundjet me te shpeshta te rrugeve te siperme te frymemarrjes dhe ka karakteristike nje kolle te rende e ndjekur nga nje frymemarrje me ze te larte.
Dikur kjo konsiderohej si semundje e femijerise per arsye sepse nuk ishte arritur te zbulohej nje vaksine efektive per popullaten.
Vdekjet nga kjo semundje jane te rralla, por edhe ato raste kur ka ndodhur me se shpeshti jane hasur tek foshnjat.

SI PERHAPET KJO SEMUNDJE TEK NJEREZIT?

Pra sic thame edhe me siper mikrobi(bakteri) pergjegjes per semundjen e pertusit eshte Bordatella pertussis.
Bakteret sic thame qendrojne ne rruget e siperme te frymemarrjes ne hunde dhe ne fyt dhe mund te perhapen tek personat e tjere nepermjet :

  • kollitjes
  • teshtitjes.
    Nje person i infektuar eshte ngjites qe nga fillimi i simptomave deri ne tre jave pas fillimit te simptomave.
    Trajtimi me antibiotike te pershtatshem shkurton periudhen ngjitese ne rreth pese dite.

CILAT JANE ME TE RRISKUARIT PER TU PREKUR NGA KJO SEMUNDJE?

Vaksina e kolles se mire qe merrni ne femijeri apo edhe imuniteti qe mbetet pas kalimit te semundjes nuk ju jep nje imunitet te perhershem,qe zgjat gjithe jeten. Femijet, adoleshentet dhe te rriturit mund te behen te ndjeshem ndaj mikrobit qe shkakton kollen e mire 5 deri ne 10 vjete nga kalimi i semundjes apo nga vaksinimi. Kjo i bene shumicen e adoleshenteve dhe te rriturve te ndjeshem ndaj nje shperthimi te semundjes edhe ne ato raste kur kjo grupmoshe mund te mos kete simptoma te semundjes perseri jane nje burim per perhapjen e semundjes.

Foshnjat qe jane me te vogla se 12 muajsh te cilet jane te pavaksinuar ose nuk kane marre grupin e plote te vaksinave te rekomanduara kane rrezikun me te larte per komplikime te renda dhe vdekje.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES SE PERTUSIT?

Pasi te infektoheni me mikrobin e kolles se mire, duhen rreth 7-10 dite qe te shfaqen shenjat dhe simptomat e semundjes, megjithese ndonjehere mund te zgjase me shume koha e inkubimit.
Zakonisht shenjat e semundjes jane te buta ne fillim dhe ngjajne me ato te nje ftohje te zakonshme:

  • Rrjedhje te hundeve
  • Sekrecione nga hundet
  • Syte te kuq, qe lotojne
  • Ethe
  • Kolle

Pas nje ose dy javesh, shenjat dhe simptomat perkeqesohen.
Mukoza trashet dhe grumbullohet brenda rrugeve te frymemarrjes, duke shkaktuar kolle te pakontrollueshme.
Sulmet e renda dhe te zgjatura te kollitjes mund te:

  • Provokojne te vjella
  • Rezultoje ne nje fytyre te kuqe ose blu
  • Shkaktoje lodhje ekstreme
  • Përfundojne me zhurma ne frymemarrjet qe do te pasojne,pas aktit te kolles.
    Megjithate, shume njerez nuk e zhvillojne zhurmen karakteristike. Ndonjehere, nje kolle e vazhdueshme eshte e vetmja shenje qe nje adoleshent ose i rritur vuan nga kolla e mire.

Foshnjat mund te mos kolliten fare. Ne vend te kesaj, ata mund te luftojne per te marre fryme, ose madje mund te ndalojne perkohesisht frymemarrjen.

CILAT JANE KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES?

Edhe pse shumica e njerezve sherohen, komplikimet e pertusit mund te jene te renda. Mund te jete nje semundje kritike tek femijet me te vegjel se 1 vjeç, veçanerisht tek foshnjat e lindura para kohe ose ato me semundje te mushkerive.
Komplikimet me pak serioze perfshijne :
– infeksione te veshit
– humbje te oreksit
– dehidratimin.
Edhe pse te rralla, komplikimet qe prekin trurin si: konvulsionet dhe inflamacionet, mund te ndodhin ( veçanerisht te foshnjat) dhe mund te kene efekte afatgjata ose te shkaktojne vdekje.

Adoleshentet dhe te rriturit shpesh sherohen nga kolla e mire pa probleme.
Kur ndodhin komplikime te renda ato priren te kene efekte anesore te kollitjes se forte, te tilla si:

  • Brinje te mavijosura ose te plasaritura
  • Herniet te barkut
  • Demtim te eneve te gjakut ne lekure dhe ne sklere(e bardha e syrit)

Komplikacionet tek femijet, sidomos tek ato me te vegjelse 6 muajsh, jane :

  • Pneumonia
  • Frymemarrje te shkurter ose mungese e frymemarrjes per pak kohe
  • Dehidrim dhe ulje te peshes si rrjedhoje e dobesise
  • Konvulzione
  • Demtime te trurit

SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?

Per shkak se simptomat jane te ngjashme me ato te semundjeve te tjera te frymemarrjes, eshte e rralle qe nje diagnoze te behet ne fazat e hershme te semundjes.
Megjithate pasi semundja te kete perparuar, mjeku mund te bej diagnozen bazuar ne :
-historine mjekesore
-ekzaminim fizik
-duke degjuar zhurmen e kolles suaj.

Per te konfirmuar nje diagnoze, mjeku juaj mund te deshiroje te kryeje disa teste.

  • Me ane te nje tamponi merren sekrecione nga hunda ose fyti per te kerkuar mikrobin e Bordella pertussis.
  • Nje analize gjaku per te kerkuar per qelizat e bardha te gjakut,ne rast te uljes se numrit te tyre sepse paralajmerojne nje zhvillim te nje infeksioni.
  • Nje analize imazherike si nje radiografi gjoksi/kraharori.

SI BEHET TRAJTIMI I SEMUNDJES?

Trajtimi i pertusit konsiston ne nje terapi prej shume ditesh te perdorimit te antibiotikeve qe percaktohen nga mjeku si : azitromicina, eritromicina ose klaritromicina, ose nje alternative qe mjeku e shikon te pershtatshme per ju.
Disa femije mund te kene nevoje te shtrohen ne spital per te ndjekur planin e trajtimit.
Njerezit ne kontakt te ngushte me femijet ose te rriturit me pertus zakonisht duhet te trajtohen me antibiotike dhe duhet minimizuar ekspozimi i nje foshnjeje ndaj femijeve dhe te rriturve me semundje te cilat kane kolle.

SI MUND TE PARANDALOHET KJO SEMUNDJE?

Çdo femije duhet te marre vaksinen e pertusit ne moshen 2, 4, 6 dhe 15 muajshe dhe nje doze tjeter ne moshen 4 deri ne 6 vjeç.
Kjo vaksine jepet ne te njejten vaksine se bashku me vaksinat e difterise dhe tetanozit.

Vaksinat e reja perforcuese u bene te disponueshme ne vitin 2005 qe ofrojne mbrojtje te vazhdueshme kunder pertusit, difterise dhe tetanozit per adoleshentet dhe te rriturit.

Reagimet lokale ndaj vaksines, te tilla si:

  • skuqje te lekures
  • dhimbje ne ate zone ku eshte bere vaksina
  • enjtje, janë të zakonshme.
    Here pas here, nje gunge mund te ndihet ne vendin e injektimit per disa jave.
    Reagime te tilla si: ethe, pergjumje, shqetesime dhe humbje te oreksit ndodhin shpesh.
    Shumica e ketyre problemeve zgjidhen vete,pa kerkuar perdorimin e ilaceve.
    Me rralle, mund te ndodhi :
  • temperature e larte
  • te qara te vazhdueshme, qe nuk pushojne e qe zgjasin me shume se tre ore
  • te fiket ose nje gjendje e ngjashme me kolapsin qe nuk reagon
  • konvulsione
  • probleme te renda te sistemit nervor, nuk ndodhin zakonisht.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/pertussis.html

https://www.lung.org/lung-health-diseases/lung-disease-lookup/pertussis/symptoms-diagnosis#:~:text=By%20taking%20a%20nose%20and,the%20presence%20of%20an%20infection.

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/whooping-cough/symptoms-causes/syc-20378973

https://www.cdc.gov/pertussis/index.html

https://www.who.int/health-topics/pertussis#tab=tab_1

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?