Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

PERDJA E SYRIT

CFARE ESHTE KATARAKTA APO PERDJA E SYRIT?

Katarakta e njohur si “Perdja e syrit” eshte nje mjergullim i thjerrezes (strukture e syrit neper te cilen kalon drita), qe çon ne uljen e tejdukshmerise se saj, duke e pakesuar ne menyre te vazhdueshme aftesine per te pare qarte.
Mjegullimi i te parit qe perparon ne katarakt, kryesisht fillon pa u vene re dhe gradualisht behet shkak per shfaqjen e kataraktes.

Thjerreza eshte nje pjese shume e rendesishme e ndertimit te syrit qe sherben per kalimin e drites. Kjo do te thote se mjegullimi i shtuar i thjerrezes do te rezultoj ne dobesim te shikimit. Prandaj, katarakta eshte nje semundje qe e dobeson jashtezakonisht shikimin, por nuk eshte nje semundje e rrezikshme.
Katarakta eshte nje semundje shume lehte e zgjidhshme nepermjet nje nderhyrje te vogel kirurgjikale tek mjeku oftalmolog.

CFARE E SHKAKTON FORMIMIN E PERDES SE SYRIT?

Ne katarakte, ndertimi i thjerrezes peson ndryshime dhe kristalizohet(fillon dhe trashet) duke shkaktuar mjegullim te saj.
Drita qe hyn ne sy nuk mund te perthyhet me ne vije te drejte, ajo shperndahet ne te gjithe syrin duke shkaktuar nje pamje te paqarte ne retine(eshte ajo pjese e syrit qe merr ngacmimet e drites dhe nepermjet nervit optik i kthen ne imazhe).

Shkaqet e formimit te kataraktes jane te ndryshme. Ato mund te jene ose te lindura ose te shkaktohen nga semundje te tilla si diabeti ose neurodermatiti. Perveç kesaj, ndikimet e jashtme si drita ultraviolet, konsumimi i rende i alkoolit, medikamente si p.sh. kortisoni dhe lendimet e syrit mund te shkaktojne katarakt.

KUSH JANE LLOJET E NDRYSHME TE KATARAKTES?

Ekzistojne tre lloje te kataraktave:

  1. Katarakta kortikale
  2. Katarakta subkapsulare e pasme
  3. Katarakta nukleare

Secili lloj prek pjese te ndryshme te thjerrezes e cila perbehet nga korteksi dhe berthama.

  • Kataraktet kortikale formohet ne skajin e jashtem te thjerrezes suaj. Tek ky lloj, shikimi mund te permiresohet per nje kohe te caktuar nese mbesin disa zona te qarta ne sy, pra qe nuk preken nga katarakta. Megjithate, katarakta kortikale mund te shkaktoje probleme si ne shikimin nga afert ashtu edhe ne largesi.
  • Kataraktet subkapsulare e pasme shfaqen me shpejt se kataraktet e tjera. Nje shtrese e holle subkapsulare lengu mblidhet nen pjesen e pasme te thjerrezes. Kjo ndikon ne shikimin nga afer, duke e bere me te veshtire per pacientet qe ti shohin objektet ne afersi sesa ato ne distance.
  • Ne rastin e llojit te trete, qe quhet katarakt nukleare, berthama e thjerrezes behet gradualisht me e forte. Nder te tjera, ky lloj katarakte shkaktohet thjeshte nga pleqeria, ku si rrjedhoje e ngurtesimi te thjerrezese kemi uljen e pergjithshme te pamjes.

SI NDIKON KATARAKTA NE SHIKIMIN TUAJ?

Shenjat e shfaqjes se kataraktes jane:

  1. Shikim i turbullt ose i mjegullt.
  2. Ndryshime ne menyren se si i shihni ngjyrat (ngjyrat mund te duken te zbehura).
  3. Ndjeshmeria ndaj drites se diellit, fenereve te makinave ose llambave ne ambiente te ndryshme.
  4. Shkelqim verbues, duke perfshire si vija qe formohen rreth dritave.
  5. Veshtiresi per te pare naten.
  6. Perkeqesim te pamjes se pergjithshme.
  7. Nevoje per nje drite me te forte per te lexuar.
  8. Shikim i dyfishte.

Mjegullimi gjithnje e me i madh i thjerrezes se syrit ndikon ne perkeqesim e shikimit.
Kataraktet mund te krahasohen me nje perde qe vazhdon dhe trashet deri kur mbulon gjithçka.

Shenjat qe shfaqen ne katarakte varen nga stadi i semundjes dhe cila zone e thjerrezes eshte prekur. Ne fazat e vona, katarakta mund te coje ne verberi, sepse thjerreza e syrit eshte bere plotesisht e erret dhe e papershkueshme nga drita.

Ju mund te pyesni sa shpejt zhvillohet nje katarakt dhe cilat demtime mund te ndodhin, pergjigja eshte se ato ndryshojne nga rasti ne rast.

SI DIAGNOSTIKOHET NJE KATARAKTE?

Per te zbuluar katarakten sa me heret qe te jete e mundur, ne rekomandojme kontrolle te rregullta te syve qe nga mosha 40 vjeçare. Duke qene se thjerreza ndodhet ne pjesen e perparme te syrit, oftalmologu(mjeku specialist per problemet e syrit) eshte ne gjendje te kontrolloje syte tuaj per katarakt me ane te nje procedure pa dhimbje duke perdorur metodat e njohura si:

  • testi i shikimit
  • slit lampa
  • biomikroskopi

Nje tjeter metode ekzaminimi eshte testi Brückner. Ne kete rast, syri ndriçohet me oftalmoskop direkt. Nje pjese e drites reflektohet nga retina, ndersa pjeset e mjegulluara te lensit duken si njolla te erreta.

SI MUND TE TRAJTOHET KATARAKTA?

Duke qene se aktualisht nuk ka ilaçe per sherimin e kataraktave, ato duhet te trajtohen me metode kirurgjike.
Ne kete rast, thjerreza e turbullt zevendesohet me nje lente artificiale transparente (thjerreza intraokulare).
Ky operacion kryhet kryesisht pa dhimbje dhe praktikisht shikimi do te rikthehet duke i lejuar pacientet te jene perseri aktiv.
Rikuperimi i plote pas kesaj mikrokirurgjie kerkon deri ne 8 jave, por ju do te jeni ne gjendje te vereni permiresimin e pamjes edhe me pare se kjo ke e percaktuar si koha e sherimit te plote.

REFERENCAT

  1. Bartlett, J.D., & Jaanus, S.D. (2016). Katarakta. U: Bartlett, J.D., & Jaanus, S.D. Farmakologjia e terapive për sytë. Edicioni i 3. Wolters Kluwer.
  2. Ram, J., & Brar, G.S. (2017). Katarakta: përmirësimi i kujdesit të syve. Indian Journal of Community Medicine, 42(2), 66-69.
  3. World Health Organization. (2017). Blindness and vision impairment: Priority eye diseases: Cataract. Marrë nga: https://www.who.int/blindness/causes/priority/en/index5.html
  4. Mayo Clinic. (2019). Cataracts. Marrë nga: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/cataracts/symptoms-causes/syc-20353790
  5. American Academy of Ophthalmology. (2021). Cataracts. Marrë nga: https://www.aao.org/eye-health/diseases/what-are-cataracts

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?