Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

OSTEOARTRITI

Osteoartriti eshte forma me e zakonshme e artritit, qe prek miliona njerez ne mbare boten. Ndodh kur kerci mbrojtes ne skajet e kockave konsumohet me kalimin e kohes.

Megjithese osteoartriti mund te demtoje cdo artikulacion, crregullimi me se shpeshti ndodh tek nyjet e duarve, gjunjeve, ijeve dhe shtylles kurrizore.

Simptomat e osteoartritit zakonisht mund te menaxhohen, megjithese demtimi i kyceve nuk mund te rikthehet. Qendrimi aktiv, mbajtja e nje peshe te shendetshme dhe marrja e trajtimeve te caktuara mund te ngadalesoje perparimin e semundjes dhe te ndihmoje ne permiresimin e dhimbjes dhe funksionit te kyceve.

SIMPTOMAT E OSTEOARTRITIT

Simptomat e osteoartritit shpesh zhvillohen ngadale dhe perkeqesohen me kalimin e kohes.
Shenjat dhe simptomat e osteoartritit jane:

  • Dhimbje
    Kycet e prekura mund te lendohen gjate ose pas levizjes.
  • Ngurtesia e kyceve
    Ngurtesia e kyceve mund te jete me e dukshme pas zgjimit ose pas nje pushimi te gjate.
  • Ndjeshmeria
    Kyci juaj mund te jet shume i dhimbshem kur ushtroni presion te lehte ne ose afer tij.
  • Humbja e fleksibilitetit
    Ju mund te mos jeni ne gjendje te lëvizni kycin e prekur si rrjedhoje e semundjes.
  • Ndjesia e ferkimit te kockave
    Ju mund te degjoni nje kercitje gjate ferkimi mes kockave kur perdorni kycin .
  • Enjtje te kycit
    Kjo mund te shkaktohet nga inflamacioni i indeve te buta rreth kycit.

FAKTORET E RRISKUT PER ZHVILLIMIN E OSTEOARTRITIT

Faktoret qe mund te rrisin rrezikun e osteoartritit jane:

  • Mosha
    Rreziku i osteoartritit rritet me moshen.
  • Gjinia
    Grate kane me shume gjasa te zhvillojne osteoartrit pas menopauzes dhe kjo lidhet me renien e nivelin e estrogjenit ne trup.
  • Obeziteti
    Rritja e peshes trupore kontribuon ne osteoartrit ne disa menyra dhe sa me shume te peshoni, aq me i madh eshte rreziku per osteoartrit. Rritja e peshes shton stresin ne kycet qe mbajne peshe, sic jane ijet dhe gjunjet. Gjithashtu, indi dhjamor prodhon proteina qe mund te shkaktojnë inflamacion te demshem ne dhe rreth kycit .
  • Lendimet e kyceve
    Lendimet, te tilla si ato qe ndodhin kur luani sport ose nga nje aksident, mund te rrisin rrezikun e osteoartritit. Edhe lendimet qe kane ndodhur shume vite me pare dhe ne dukje te sheruara mund te rrisin rrezikun e osteoartritit.
  • Stresi i perseritur ne kyce
    Nese puna juaj ose nje sport qe luani vendos stres te perseritur ne nje kyc, ai mund te zhvilloje perfundimisht osteoartrit.
  • Gjenetika
    Disa njerez trashegojne nje tendence per te zhvilluar osteoartriti.
  • Deformimet e kockave
    Disa njerez lindin me kyce te keqformuara ose kerc te demtuar.
  • Disa semundje metabolike
    Keto perfshijne diabetin dhe nje gjendje ne te cilen trupi juaj ka shume hekur (hemokromatoze).

SI ZBULOHET OSTEOARTRITI?

Gjate ekzaminimit fizik, mjeku juaj do te kontrolloje kycet e prekura per ndjeshmeri, enjtje, skuqje dhe fleksibilitet.

1.Testet imazherike
Per te marre nje imazh te kycit te prekur, mjeku mund te rekomandoje:

  • Radiografi te kycit
    Kerci nuk shfaqet ne imazhet me rreze X, por humbja e kercit zbulohet nga nje ngushtim i hapesires midis kockave ne kycin tuaj.
  • Imazhe me rezonance magnetike (MRI)
    Nje MRI prodhon nje imazhe te detajuara te kockave dhe indeve te buta, duke perfshire edhe kercin. Nje MRI nuk nevojitet zakonisht per te diagnostikuar osteoartritin, por mund te ndihmoje ne sigurimin e me shume informacioneve ne raste komplekse.

2.Testet laboratorike
Analizimi i gjakut ose lengjeve te kyceve mund te ndihmoje ne konfirmimin e diagnozes.

  • Analizat e gjakut
    Megjithese nuk ka asnje test gjaku per osteoartritin, disa teste mund te ndihmojne ne perjashtimin e shkaqeve te tjera te dhimbjes te kyceve, sic eshte artriti reumatoid.
  • Analiza e lengut sinovial(lengu lubrifikues i cdo artikulacioni)

TRAJTIMI I OSTEOARTRITIT

Medikamentet

  • Acetaminophen
    Acetaminophen (Tylenol) eshte treguar se ndihmon disa njerez me osteoartrit qe kane dhimbje te lehta deri ne mesatare. Marrja e me shume se doza e rekomanduar e acetaminofenit mund te shkaktoje demtim te melcise.
  • Barnat anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs)
    NSAID-te pa recetë, si ibuprofeni (Advil, Motrin IB, ) dhe naproksen sodium (Aleve), te marra ne dozat e rekomanduara, zakonisht lehtesojne dhimbjen e osteoartritit. NSAID me te forta jane ne dispozicion me recete.
    Kujdes NSAID-te mund te shkaktojne shqetesime ne stomak, probleme me gjakderdhjen dhe demtim te melcise dhe veshkave.
  • Duloxetine (Cymbalta)
    I perdorur normalisht si nje antidepresant, ky medikament eshte miratuar gjithashtu per te trajtuar dhimbjet kronike, duke perfshire dhimbjen e osteoartritit.

Terapi fizike.
Nje fizioterapist mund t’ju tregoje ushtrime per te forcuar muskujt rreth kycit tuaj, per te rritur fleksibilitetin dhe per te zvogeluar dhimbjen. Ushtrimet e rregullta te buta qe beni vete, te tilla si noti ose ecja, mund te jene po aq efektive.

Kirurgjike dhe procedura të tjera

  • Rivendosja totale e kycit
  • Injeksione kortizonike
    Injeksionet e nje kortikosteroidi
    ne kycin tuaj mund te lehtesojne dhimbjen per disa jave.
  • Injeksione lubrifikuese
    Injeksionet e acidit hialuronik mund te lehtesojne dhimbjen duke siguruar pak qetesim ne gjurin tuaj, megjithese disa studime sugjerojne se keto injeksione nuk ofrojnë me shume lehtesim sesa nje placebo. Acidi hialuronik eshte i ngjashem me nje komponent qe gjendet normalisht ne lengun tuaj te kyceve(lengu sinovial).

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/osteoarthritis/diagnosis-treatment/drc-20351930

https://www.cdc.gov/arthritis/basics/rheumatoid-arthritis.html#:~:text=Rheumatoid%20arthritis%2C%20or%20RA%2C%20is,usually%20many%20joints%20at%20once.

https://www.nhs.uk/conditions/rheumatoid-arthritis/

https://www.arthritis.org/diseases/rheumatoid-arthritis

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/4924-rheumatoid-arthritis