Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

NOROVIRUSET

CFARE JANE NOROVIRUSET?

Noroviruset jane nje grup virusesh te lidhura me sistemin tretes qe ndikojne ne kete traktin duke shkaktuar semundje gastro-intestinale (stomakut dhe te zorreve).
Norovirusi, i quajtur ndryshe edhe si “mikrobi i te vjellave te dimrit”, eshte nje mikrob qe vendoset ne stomak dhe shkakton te vjella dhe diarre. Mund te jete shume i pakendshem per organizmin, por zakonisht simptomat qetesohen per rreth 2 dite.
Ky grup virusesh jane referuar edhe si caliciviruse dhe viruse te ngjashme me Norwalk. Keto viruse jane nje shkak i rendesishem i semundjeve gastrointestinale.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQIN NOROVIRUSET NE ORGANIZEM?

Shume nga noroviruset shkaktojne simptoma te ngjashme qe zakonisht ndodhin midis 24-48 oreve pas ekspozimit ndaj virusit.
Simptomat perfshijne :

  • nauze
  • te vjella
  • diarre
  • dhimbje barku
  • dhimbje trupi
  • dhimbje koke
  • lodhje
  • temperature te ulet

Simptomat zakonisht zgjasin 24-60 ore dhe zhduken vete pa trajtime specifike. Nuk ka efekte afatgjata te njohura pas sherimit nga ky infeksion.

Eshte shume e rendesishme qe te promovojme konsumin e shumte te lengjeve per te parandaluar dehidrimin dhe pushimin e gjate ne shtrat.

SI MUND TE NDODHI INFEKTIMI ME NJE NOROVIRUS?

Njerezit jane burimi i vetem i ketyre viruseve. Keto viruse nuk shumohen jashte trupit te njeriut.
Viruset jane te pranishme ne fecet e personave te infektuar dhe mund te transmetohen te te tjeret kur duart nuk lahen mire pas daljes nga tualeti.
Nese nje person i infektuar qe nuk ka lare duart pas tualetit prek ushqimin qe nuk eshte gatuar ,te tjeret qe e konsumojnë ushqimin gjithashtu mund te infektohen.
Gatimi i ushqimeve ne temperatura te larta i vret keto viruse. Njerezit gjithashtu mund te infektohen nga uji i pijshem i kontaminuar nga ujerat e zeza qe permbajne nje nga keto viruse ose nga konsumimi i akullit te bere nga uji i kontaminuar. Nese nuk gatuhen plotesisht,prodhimet e detit te mbledhura nga ujera te zeza mund te transmetojne viruset.
Keto viruse gjithashtu transmetohen lehtesisht nga personi ne person kur duart nuk lahen sic duhet pas tualetit.
Ka disa prova qe viruset mund te transmetohen nga te vjellat ose nga kontakti me objekte te kontaminuara me material fekal.

SI DIAGNOSTIKOHET KJO SEMUNDJE?

Laboratoret standarde te spitaleve dhe laboratoret e rinje zakonisht nuk jane te pajisur per te zbuluar noroviruset. Laboratoret e specializuar qe mund te zbulojne keto viruse kryejne teste ne mostrat e jashteqitjes nga nje person i infektuar per te zbuluar virusin.
Ky sherbim laboratorik eshte i rezervuar per testimin e nje numri te vogel njerezish te lidhur me shperthime te njohura dhe nuk eshte i disponueshem per testimin e rasteve individuale te semundjeve gastrointestinale.

TRAJTIMI I SEMUNDJES SE NOROVIRUSEVE?

Trajtimi medikamentoz i semundjes se noroviruseve eshte i gjithi simptomatik. Trajtimi i semundjes bazohet ne simptomat qe shfaqen nga norovirusi. Temperatura trajtohet me antipiretik, dhimbjet e tjera me analgjezik(tyneloli) apo diarret e renda me likide shtese dhe sigurisht pushime te gjata ne shtrat. Antidiarretiket nuk rekomandohen asnjehere sepse diarrea konsiderohet nje menyre pastrimi per zorret nga viruset.

SI MUND TE PARANDALOHET NJE INFEKSION I TILLE?

– Rekomandohet praktikimi i larjes se kujdesshme te duarve pas tualetit dhe para pergatitjes se ushqimit.
– Personat e perfshire ne pergatitjen e ushqimit qe kane simptoma te gastroenteritit duhet te kufizohen nga puna derisa te mos kene me asnje simptome te diarres.
– Ujesjellsit duhet te mbrohen nga rreziku i ndotjes nga ujerat e zeza.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/noroviruses.html

https://www.nhs.uk/conditions/norovirus/

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC4284304/

https://eportal.mountsinai.ca/Microbiology/faq/norwalkfaq.shtml

https://www.cdc.gov/norovirus/index.html