Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

NGERCET E MUSKUJVE

Ngercet e muskujve i referohen nje ndjesie shtrengimi te muskujve, qe shpesh shkakton dhimbje dhe e ben te veshtire levizjen. Krampet e muskujve apo krampeve muskulore mund te ndodhin pas perdorimit te tepert te nje muskuli ose mund te tregoje nje semundje te caktuar.

Muskujt ne trup jane tre llojesh:

  • Skeletik
  • Kardiak
  • I lemuar

Ngurtesia e muskujve prek kryesisht muskujt skeletore, jane nje lloj muskuli qe kontrollon levizjet e vullnetshme qe u mundeson njerezve te levizin dhe te kryejne aktivitetet e perditshme.
Ne pergjithesi, keto veprime jane te mundshme pasi nje sinjal nga sistemi nervor stimulon tkurrjen e muskujve skeletik, duke kryer lëvizje. Nese kemi nje problem me komunikimin midis sistemit nervor dhe qelizave muskulore, muskujt mund te mbeten te kontraktuar(tkurrura) dhe te ngurta.

KUSH JANE SHKAQET E NGERCEVE TE MUSKUJVE?

Ngurtesimi i muskujve me se shpeshti ndodh pas perdorimit te tepert te muskujve ne momentin qe keni pasur nje periudhe te gjate levizjeje minimale (pas pushimit te zgjatur ne shtrat) ose pas perfshirjes ne ushtrime te reja fizike.
Ngurtesimi i muskujve nga perdorimi i tepert i tyre ndodh me shpesh tek njerezit qe nuk bejne ushtrime fizike shume shpesh.

Ngurtesia e muskujve mund te ndodhe gjithashtu edhe per shkak te nje semundje te muskujve, e cila mund te rezultoje nga shkaqe metabolike, inflamatore, endokrine, infektive ose të lidhura me mjekimin.
Çrregullimet metabolike, jane ato semundje qe prishin ekuilibrin e lendeve ushqyese dhe energjise ne trup.
Semundjet inflamatore, të tilla si polimialgjia reumatike, ka një rritje te inflamacionit ne trup per shkak te nje reagimi te tepert nga sistemi imunitar i trupit.
Çrregullimet endokrine, si hipotiroidizmi dhe akromegalia, shkaktohen nga çekuilibri i hormoneve ne trup.
Ndërprerjet ne proceset metabolike, sistemin imunitar dhe nivelet e hormoneve mund te shkaktojne ngurtesi te muskujve.
Infeksionet, te tilla si gripi, COVID-19 dhe meningiti, gjithashtu shoqerohen shpesh me ngurtesimin e muskujve.
Se fundi, ngurtesimi i muskujve mund te ndodhe si nje efekt anesor i medikamenteve te caktuara, të tilla si statinat( perdoren per trajtimin e kolesterolit te larte) ose anestetiket, te cilet zakonisht jepen gjate operacionit.

Meqenese levizja e muskujve varet nga komunikimi midis sistemit nervor dhe muskujve, ngurtesimi i muskujve mund te linde gjithashtu nga problemet me nervat dhe muskujt (d.m.th., çrregullimet neuromuskulare) ose problemet që prekin vetem nervat (d.m.th., çrregullimet neurologjike).
Sindroma e personit te ngurte, nje shkak i rralle i ngurtesimit te muskujve, eshte nje lloj çrregullimi neuromuskular ne te cilin neuronet motorike mund te shkaktojne spazma te pavullnetshme te muskujve.
Çrregullime të tjera, te tilla si semundja e Parkinsonit, Myasthenia gravis dhe sindroma Lambert Eaton, karakterizohen nga perkeqesimi progresiv i ngurtesimit ose ngurtesisee se muskujve. Individët me nje histori goditjeje mund te perjetojne gjithashtu ngurtesi te muskujve.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT E NGERCEVE MUSKULORE?

Ngercet e muskujve ne pergjithesi karakterizohen nga dhimbje dhe veshtiresi ne lëvizje, ndonjehere e shoqeruar me dobesi muskulore.
Me shpesh, ngercet e muskujve do te ndodhin ne mengjes dhe do te zgjasin per me pak se 30 minuta pas zgjimit ose per disa dite pas perfshirjes ne ushtrime te renda fizike.
Shenjat dhe simptomat e tjera qe shoqerojne ngercet muskulare varen nga disa shkaqe specifike dhe vendndodhja e dhimbjes.
Ngurtesia e muskujve mund te nderhyje ne ecje, duke shkaktuar nje ecje te ngadalte, te veshtire dhe shpesh te dhimbshme. Nese spazmat(tkurrjet e pavullnetshme) te muskujve shoqerojne ngercet, shpesh ato mund te shkaktohen nga emocione te forta, zhurma te forta ose levizje te papritura.
Ne rastet e çrregullimit neuromuskular, ngurtesimi i muskujve mund te shoqerohet gjithashtu me lakim te pjeses se poshtme te shtylles kurrizore dhe probleme te sistemit nervor, te tilla si veshtiresi ne balancim, mpirje ose ndjesi shpimi gjilperash, renia e qepallave, veshtiresi ne gelltitje ose veshtiresi ne frymemarrje.

SI DIAGNOSTIKOHEN NGERCET MUSKULORE?

Meqenese jane disa faktore qe mund te nxisin dhe perkeqesojne ngercet muskulore, diagnoza fokusohet ne percaktimin e shkakut themelor.
Nje vleresim klinik fillon me nje vleresim te situatave te ngjashme te krampeve muskulore, te meparshme qe mund te kete kaluar ai/ajo pacient.
Me pas behet nje egzaminim fizik, gjate ekzaminimit fizik mjeku mund t’i kerkoje pacientit te kryeje levizje te caktuara ne menyre qe te percaktoje nese ngurtesia e muskujve ka demtuar levizjen e gjymtyrve.
Ne varesi te shkakut te dyshuar per ngercet muskulore, mund te kryhen teste shtese diagnostikuese.

Nese shkaku i dyshuar i ngerceve te muskujve lidhet me semundje inflamatore, metabolike ose endokrine, mund te kryhen teste te ndryshme gjaku per te saktesuar çrregullimin paresor.

Kur shikohen çrregullime neuromuskulare ose neurologjike, vleresimi i metejshem shpesh perfshin studime te kalueshmeris se impulseve nervore per te testuar funksionin nervor dhe elektromiografine me gjilpera per te testuar reagimin e muskujve. Testet e gjakut mund te perdoren gjithashtu per te kontrolluar shenuesit e kushteve te caktuara, te tilla si antitrupat e acidit dekarboksilaze (GAD) per sindromen e personit te ngurte.
Diagnoza e semundjeve te tjera mund te kerkoje studime imazherike, te tilla si imazhet e rezonances magnetike (MRI).

Here pas here, nje biopsi muskulore ose nje vleresim i lengut cerebrospinal, mund te kryhet per te vendosur nje diagnozë te disa infeksioneve ose çrregullimeve neurologjike.

SI TRAJTOHEN NGERCET MUSKULORE?

Trajtimet e ngerceve muskulare varen nga shkaku. Ngercet apo ngurtesia e muskujve per shkak te perdorimit te tepert te tyre jane nje nder shkaqet me te shpeshta, por qe do te zhduket me kalimin e kohes dhe trajtimet ne kushte shtepie mund te ndihmojne ne qetesimin e ketyre spazmave.
Njerzit mund te perjetojne lehtesim nga ngercet pas pushimit, duke alternuar aplikimin e pakove te akullit dhe jastekeve te ngrohta, shtrirjes ose masazhimit te muskujve.

Megjithate, trajtimi per ngercet e muskujve per shkak te nje semundje themelore mund te perfshije terapi fizike ose ilace. Nje fizioterapist mund te punoje me individin per te permiresuar forcen dhe levizshmerine permes nje sere ushtrimesh.
Medikamentet kunder dhimbjes, si ilaçet antiinflamatore jo-steroide (AIJS), mund te sugjerohen per te menaxhuar dhimbjen e lidhur me ngercet e muskujve.
Disa individe që kane semundje neuromuskulare, te tilla si sindromi i personit te ngurte dhe qe mund te jepen antikonvulsante ose imunoglobulina intravenoze.
Trajtimi per semundjen e Parkinsonit dhe semundje te tjera neurologjike mund te perfshije ilace qe stimulojne lirimin e dopamines, nje neurotransmetues. Pra ne varesi te shkakut themelor te ngerceve te muskujve, mund te nevojiten trajtime shtese.

Disa ngerce muskulore mund te parandalohen duke kryer aktivitet fizik rregullisht dhe duke ngrene vakte te ekuilibruara dhe ushqyese. Levizja me shpesh dhe shtrirja e muskujve mund te permiresojne forcen dhe fleksibilitetin e muskujve, gje qe mund te mbroje kunder spazmave muskulore.

Cfare duhet te dini rreth ngerceve muskulore?

Ngercet e muskujve i referohen nje ndjesie shtrengimi ne muskuj, e cila mund te shoqerohet me dhimbje dhe veshtiresi ne levizje. Ngurtesimi i muskujve shpesh lind pas ndryshimit te rutinave te aktiviteteve fizike jo si normalisht, perdorimit te tepert te muskujve ose te qenit fizikisht joaktiv per periudha te gjata kohore.
Shenjat dhe simptomat do te ndryshojne ne varesi te shkakut themelor te ngerceve te muskujve, por ato mund te shfaqin dhimbje, veshtiresi ne levizje, harkim te shtylles kurrizore ose veshtiresi ne balancim. Shkaku i ngurtesimit te muskujve do te diagnostikohet ne baze te historise se meparshme mjekesore dhe nje ekzaminimi fizik nga nje mjek i fushes.
Me se shpeshti, ngercet e muskujve mund te trajtohet ne shtepi duke pushuar muskulin e dhimbshem, duke aplikuar te nxehta dhe te ftohta, duke e shtrire dhe masazhuar muskulin e dhimbshem. Trajtimet me te gjera mund te perfshijne terapi fizike dhe medikamente, ne varesi te gjendjes themelore.

REFERNCAT