Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

NEUROMA AKUSTIKE

CFARE ESHTE NEUROMA AKUSTIKE?

Nje neurome akustike, e quajtur edhe schwannoma vestibulare, eshte nje tumor jo kanceroz qe prek nervat e degjimit qe lidhin veshin e brendshem me trurin.

A eshte nje neurome akustike kancer?
Nje neurome akustike eshte nje tumor beninj (jo kancer). Tumoret beninje nuk perhapen ne pjese te tjera te trupit ashtu siç perhapen tumoret kancerogjene. Ato mund te shkaktojne probleme sepse duke u rritur(zmadhuar) mund te shtypin struktura dhe nerva te rendesishem, por duhet thene se duhet nje kohe shume e madhe qe keto tumore beninje te arrikne keto permasa.

Si ndikon nje neurome akustike ne jeten e nje njeriu te prekur prej saj?
Tumori mund te shkaktoje simptoma me se shpeshti duke ndikuar ne funksionet e degjimit ose ekuilibrit te trupit. Me shume se 90% e neuromave akustike prekin nervin e degjimit ne njerin vesh, i cili quhet humbje e njeanshme e degjimit.
Nje neurome akustike gjithashtu mund te shtype nervat qe kontrollojne levizjen, ndjesine dhe shprehjen e muskujve te fytyres. Tumoret e medhenj qe shtypin strukturat e trurit qe kontrollojne rrjedhjen e lengut cerebrospinal(shtylles kurrizore) jashte trurit mund te jene kercenuese per jeten.

Sa e zakonshme eshte neuroma akustike?
Neuromat akustike konsiderohen te rralla.

Kush ka me shume rrezik per te zhvilluar nje neurome akustike?
Neuromat akustike ndodhin me shpesh me rritjen e moshes, duke arritur kulmin tek ata te moshes 65-74 vjeç. (Neuromat akustike jane shume te rralla tek femijet) .

KUSH JANE SHKAQET E LINDJES SE NJE NEUROME AKUSTIKE?

Kerkuesit mjekesor nuk e dine pse formohen neuromat akustike. Ne shumicen e rasteve, tumoret lindin spontanisht pa ndonje shkak apo arsye te njohur.
Per nje grup te vogel njerezish, neuroma akustike zhvillohet si pjese mutacioni(ndryshimi) gjenetik, te quajtur gjithashtu si neurofibromatoz tip 2.

KUSH JANE SHENJAT QE SHFAQ NJE NEUROME AKUSTIKE TEK NJE PACIENT I PREKUR PREJ SAJ?

Simptoma me e zakonshme eshte humbja e degjimit ne njerin vesh. Kjo simptomë ndodh te rreth 90% e njerezve qe kane nje neurome akustike.

Simptoma te tjera qe mund te shfaqen ne fazat e hershme perfshijne:

  1. Zhurme ne vesh (tinitus).
  2. Humbja e ekuilibrit.
  3. Ndjesia se ju ose mjedisi juaj po leviz, sikur bota po rrotullohet (vertigo).

Ndersa tumori rritet, ju mund te keni simptoma te tjera, duke perfshire:

  • Shikim i paqartë ose i dyfishte.
  • Mpirje e fytyres, dobesi, spazma, dhimbje ose paralize.
  • Shija ndryshon.
  • Dhimbje koke.
  • Nauze dhe te vjella.
  • Veshtiresi ne gelltitje.

Simptomat e neuromave akustike mund te imitojne simptoma te problemeve te tjera te veshit. Kjo ngjashmeri e ben te veshtire diagnostikimin e nje neurome akustike.

SI ZBULOHET NEUROMA AKUSTIKE?

Mjeku do te ineresohet/pyese per simptomat tuaja dhe do te kryeje nje ekzaminim fizik. Ju gjithashtu do te keni nje sere testesh dhe kerkimesh te tjera per te vleresuar degjimin dhe ekuilibrin tuaj, te cilat mund te jene:

  1. Audiogram per te kontrolluar aftesine e degjimit.
  2. Elektronistagmografia, e cila teston ekuilibrin dhe regjistron levizjen e syve per te kontrolluar se si funksionojne nervat e syrit dhe veshit.
  3. Pergjigja degjimore e trungut te trurit per te matur menyren se si nervat e degjimit reagojne ndaj tingullit dhe kontrollojne funksionin e trungut te trurit.
  4. Skaner dhe rezonanc magnetike per te lokalizuar tumorin dhe per te matur madhesine e tij.

SI TRAJTOHET NEUROMA AKUSTIKE?

Mjeku do te diskutoje me ju opsionet tuaja te trajtimit. Plani juaj i trajtimit do te varet nga:

  1. Madhesia dhe vendndodhja e tumorit.
  2. Mosha juaj dhe shendeti i pergjithshem.
  3. Shkalla e demtimit te dëgjimit dhe ekuilibrit te nervave.

Opsionet e trajtimit perfshijne:

  1. Vezhgim te vazhdueshem.
    Nëse tumori eshte i vogel, nuk rritet dhe nuk shkakton simptoma, mjeku mund te rekomandoje monitorimin e tumorit, por jo trajtimin aktiv te tij. Do te duhet te kryeni teste te rregullta te MRI(rezonance magnetike) per te pare nese tumori po rritet. Nese rritet ose shkakton simptoma, mjeku mund te kaloje shpejt ne trajtim e tumorit.
  2. Radiokirurgjia.
    Per tumoret e vogla dhe te mesme, kjo qasje mund te ndaloje rritjen e tumorit. Ju merrni nje doze te vetme te terapise me rrezatim, te dorezuar direkt ne tumor. Kjo qasje kufizon sasine e rrezatimit qe prek indet perreth, te shendetshme. Ju do te keni nevoje per nje egzaminim imazherik MRI gjate trajtimit per te pare ndonje rritje te tumorit.
  3. Mikrokirurgjia.
    Kjo lloj kirurgjie perdor instrumente te krijuara per te operuar ne zona te vogla dhe delikate. Qellimi eshte te hiqni sa me shume neurome akustike duke ruajtur funksionin e nervit tuaj te fytyres. Kirurgjia eshte e vetmja mundesi trajtimi qe heq tumorin pergjithmone. Ne disa raste, kirurgët mund te ruajne degjimin tuaj, por jo gjithmone. Sa me i vogel te jete tumori, aq me shume ka gjasa që ai te hiqet dhe te ruhet degjimi.

REFERENCAT

  1. Balaban, C. D. (2019). Vestibular Neuroengineering. Springer.
  2. Foffani, G., & Moxon, K. A. (2004). Neural Prostheses for Restoration of Sensory and Motor Function. CRC Press.
  3. Hwang, J. H., Wu, C. W., & Lin, Y. S. (Eds.). (2016). Auditory and Vestibular Research: Methods and Protocols (Vol. 1427). Springer.
  4. Lim, H. H., Lenarz, T., & Anderson, D. J. (Eds.). (2017). Cochlear Implants: Auditory Prostheses and Electric Hearing. Springer.
  5. Middlebrooks, J. C., & Simon, J. Z. (2011). Auditory system plasticity and rehabilitation. Ear and hearing, 32(1_suppl), 1S-5S.