MURTAJA
CFARE ESHTE MURTAJA DHE CILAT JANE FORMAT E SAJ?
Murtaja eshte nje semundje qe prek kafshet dhe njerezit. Ajo eshte nje semundje infektive akute,shume ngjitese dhe me simptoma shume serioze.
Kjo semundje shkaktohet nga mikrobi (bakteri )Yersinia pestis i cili gjendet tek brejtesit dhe pleshtat e tyre.
Pandemite nga murtaja kane qene teper te shpeshta ne shekujt e kaluar dhe humbjet e jeteve po ashtu kane qene te medha. Ndryshe murtaja njihej si “Vdekja e Zeze”.
Murtaja gjendet ne shume zona te botes,por ne amerike ajo nuk eshte shume e shpeshte. Ne ditet e sotme ne saj te perdorimit te antibiotikeve trajtimit i murtajes eshte bere me i lehte, pa keto medikamente komplikacionet dhe me pas edhe vdekja prej tyre do te ishte me e shpeshte.
Ekzistojne kater forma te murtajes:
- Bubonike (nyjet limfatike te medha te fryra)
- Pneumonike (mushkeri)
- Septikemik (gjak)
- Abortative
Ne rast te nje pandemie, te kater format jane te pranishme, por forma bubonike dhe ajo pulmonare jane me te shprehura.
- Murtaja bubonike.
Infektimi ndodh kryesisht nga kafshimi i nje pleshti.
Ne rastin e murtajes bubonike, shenjat tipike jane inflamacionet (ne formen e gungave, kokrrave) rreth 4 cm ne qafe, sqetull dhe ije.
Ato formohen per shkak te infektimit te nyjeve limfatike dhe te eneve limfatike. Nese semundja nuk trajtohet, mikrobet ( bakteret ) perhapen ne te gjithe trupin me ane te gjakut, duke shkaktuar nje murtaje septike dhe demtime ne organet e tjera (mushkeri, lekure).
Ne shumicen e rasteve, nje murtaje bubonike qe nuk trajtohet eshte fatale per pacientin. - Murtaja septike
Shfaqet kur bakteret kalojne ne gjak.
Kjo eshte e mundur ne dy menyra: -ne rastin e nje plage siperfaqesore apo kur -nderlikohet nje murtaje bubonike (inflamacionet e nyjeve apo eneve limfatike kalojne ne gjak). Nese nuk trajtohet, pacienti vdes brenda pak oresh. - Murtaja pulmonare (e mushkerise).
Ekzistojnë dy forma te saj: murtaja pulmonale paresore dhe dytesore.
Forma paresore transmetohet nga njeriu tek njeriu nepermjet ajrit (nga sperklat e peshtymes, nepermjet teshtitjes). Bakteret me pas kalojne direkt ne mushkeri. Evolucioni i semundjes eshte shume me i shpejte dhe me i rende se gjate nje murtaje bubonike.
Nese nuk trajtohet, pacienti vdes brenda disa ditesh per shkak te edemes pulmonare ose deshtimit te punes se sistemit kardiovaskular (insufiçience kardio-vaskulare).
Forma dytesore eshte nje nderlikim i murtajes bubonike ose septike.
- Murtaja abortive.
Kjo eshte forma e lehte, me e pademshme e semundjes.
Shfaqet si nje ethe e bute, me disa inflamacione te vogla te nyjeve limfatike.
Pacienti formon antitrupa brenda pak ditesh dhe keshtu imunizohet kunder kesaj forme te murtajes.
MURTAJA MUND TE PERDORET EDHE SI ARME PER NJEREZIMIN!
Kjo sepse mikrobet qe shkaktojne murtajen mund te aerosolizohen dhe me pas te leshohen ne ajer. Leshimi i tyre ne ajer mund te behet shkak per perhapje e metejshme te infeksionit. Kjo ju kujton faktin se sa e rendesishme ishte izolimi i pacienteve me murtaje.
CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQEN NE ORGANIZEM NESE NJE NJERI PREKET NGA MURTAJA?
Murtaja bubonike.
Pacientet kane gjendra limfatike edematoze(te fryra) dhe te buta (të quajtura buboes).
Simptomat perfshijne gjithashtu: ethe, dhimbje koke, te dridhura dhe dobesi.
Murtaja pneumonike.
Shenjat e para te semundjes jane ethe, dhimbje koke dhe dobesi.
Pneumonia zhvillohet shpejt me gulcima, dhimbje gjoksi, kolle dhe ndonjehere mukoze hemorragjike(pergjakshme) ose te ujshme. Mukozat marrin nje pamje blu ne te zeze.
Pneumonia perparon per dy deri ne kater dite. Mund te shkaktoje deshtim te frymemarrjes (te mushkerive). Pa trajtim te hershem, pacientet mund te vdesin.
Murtaja septikemike
Simptoma te ngjashme me murtajen bubonike ndodhin, por bubonat(gjendra limfatike te fryra dhe te buta) nuk formohen.
Pacientet kane ethe, te dridhura, dobesi, dhimbje stomaku, tronditje dhe gjakderdhje ne lekure dhe ne organe te tjera.
Pa trajtim te menjehershem ,pacientet mund te vdesin.
SI DIAGNOSTIKOHET MURTAJA?
Vendosja e diagnozes se murtajes nga mjeku bazohet tek:
- Historia mjekesore e pacientit, duke marre parasysh ankesat aktuale dhe simptomat qe paraqet i semuri (inflamacionin, gelbazen)
- Identifikimi i bakterit ne gjak ose ne pështyme
- Evidentimi i antitrupave ne gjak, qe shfaqen rreth dites se 10-te te semundjes.
SI TRAJTOHET SEMUNDJA E MURTAJES?
Trajtimi i murtajes konsiston ne perdorimin e antibiotikeve.
Nese pacienti trajtohet heret me antibiotike, sherimi eshte pothuajse i sigurt.
Nese nuk trajtohet, ka nje rrezik te larte per te humbur jeten.
Trajtimi eshte i ndryshem per nje person qe bie ne kontakt me murtajen, por nuk shfaq ende simptoma.
Trajtimi i hershem i murtajes eshte i rendesishem.
Parandalimi i semundjes pas kontaktit.
Trajtimi me antibiotike per 7 dite do te mbroje njerezit qe kane patur kontakt te drejtperdrejte dhe te ngushte me pacientet e infektuar. Antibiotiket per te parandaluar infeksionin zakonisht merren per shtate dite ose derisa pacienti te permiresohet.
Trajtimi i semundjes
Nese nje person tregon shenja te infeksionit te murtajes, personi duhet te shkoje ne spital. Per te zvogeluar mundesine e vdekjes, antibiotiket duhet te jepen brenda 24 oreve nga simptomat e para. Trajtimi eshte zakonisht nje kurs 10-ditor i antibiotikeve.
Njerezit qe jane te semurë nga murtaja duhet te izolohen. Mbajtja e nje maske kirurgjikale te pershtatshme mbi hunde dhe goje gjithashtu mbron nga perhapja e infeksionit.
VAKSINIMI!
Ekziston nje vaksine kunder murtajes bubonike, qe garanton mbrojtje vetem per afro 6 muaj, dhe eshte provuar te jete joefektive ne rastet e nje epidemie.
Meqenese vaksinimi kunder murtajes ka shume efekte te padeshiruara, OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) e këshillon ate vetem per njerezit ne rrezik.
REFERENCAT
https://www.cdc.gov/plague/transmission/index.html
https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/plague
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/plague/symptoms-causes/syc-20351291