Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MUNGESA E VITAMINES K

Vitamina K eshte nje lende/substance qe trupi yne ka nevoje per te realizuar mpiksjen(formimin e koagulave te gjakut) dhe per te ndaluar gjakderdhjen. Kjo ndodh ne saj te prodhimit te disa proteinave qe marrin pjese ne procesin e koagulimit(mpiksjes se gjakut)me ane te vitamines K.


Ne e marrim vitamine K nga ushqimi qe hame si spinaqi apo kale(perimet jeshile ne pergjithesi),por nje pjese e madhe e vitamines K prodhohet gjithashtu edhe nga bakteret e mira qe jetojne ne zorret tona. Studiuesit po ashtu po mundohen te shpjegojne lidhjen qe ka ndermejt vitamines K ne organizem dhe rritjes dhe zhvillimit te kockave.

Mungesa e vitamines K lidhet me disa gjendje shendetesore si kequshqyerje,perdorimin e disa lloj medikamentesh apo disa semundje te caktuara.Po ashtu kemi edhe ate qe njihet si Sindromi Hemorragjik i te Porsalindurit qe shkaktohet nga mungesa vitamines K.
Foshnjat lindin me sasi shume te vogel te vitamines K te ruajtur ne trupin e tyre, e cila mund te coje ne probleme serioze te hemoragjis nese nuk plotesohet menjehere.

SIMPTOMAT

Simptoma kryesore e mungeses se vitamines K eshte hemoragjia e madhe.
Mbani mend qe nje situate e tille mund te ndodhe edhe ne zona te tjera pervec se ne vendin e prerjes ose te plages.

Gjakderdhja mund te jete gjithashtu e dukshme nese dikush:

  • mavijoset(nxihet) lehtesisht, ne rast demtimesh fizike
  • formohen mpiksje te vogla gjaku ne shtratin e thonjve
  • gjakderdhje ne membranat mukoze qe gjenden ne zonat brenda trupit
  • japin jashteqitje qe duket e zeze ose ne nuancat e ngjyrave te erreta (pothuajse si katrani) dhe permban pak gjak

Tek foshnjat, mjeket duhet te vezhgojne mungesen e vitamines K nese ka:

  • gjakderdhje nga kordoni i kerthizes
  • gjakderdhje ne lekure, hunde, traktin gastrointestinal ose zona te tjera
  • gjakderdhje ne penis nese foshnja eshte bere synet
  • gjakderdhje e papritur ne tru, e cila eshte jashtezakonisht e rrezikshme dhe kercenuese per jeten.

SHKAKTARET E DEFICITEVE TE VITAMINES K

Edhe pse mungesa e vitamines K eshte pothuajse e pazakonte tek te rriturit, disa njerez jane ne rrezik te madh nese:

  • merrni antikoagulante si warfarin, i cili hollon gjakun
  • marrni antibiotike
  • keni nje gjendje qe ben qe trupi te mos perthithe yndyren sic duhet,psh semundja e Celiakis,probleme biliare(te vezikes se temthit),etj.
  • keni nje diete(menyre ushqyerje/te ngreni) qe i mungon jashtezakonisht vitamina K

Foshnjat e porsalindura jane ne rrezik per te pasur mungese te vitamines K per nje sere arsyesh:

  • qumeshti i gjirit eshte shume i varfer në vitamine K
  • vitamina K nuk transferohet mire nga placenta e nenes te foshnja e saj
  • melcia e nje te porsalinduri nuk e perdor vitaminen ne menyre efikase
  • te porsalindurit nuk e prodhojne vete vitaminën K2(lloji i vitamines K qe prodhohet ne zorre) ne ditet e para te jetes

DIAGNOZA E DEFICIENCES SE VITAMINES K

Para vendosjes se diagnozes se mungeses se vitamines K,mjeku duhet te interesohet per problemet qe keni pasur ne te kaluaren ne lidhje me:

  • perdorimin e antikoagulanteve(holluesit e gjakut)
  • perdorimi e antibiotikeve
  • probleme me tretjen e yndyrnave

Kur mjeku dyshon qe shkak eshte perdorimi i antikoagulanteve ju njofton te beni nje analize te quajtur PT dhe INR. Ne baze te ketyre analizave mund tju rregulloje dozen e medikamenteve qe do perdorni.

TRAJTIMI

Trajtimi per deficiencen e vitaminen K ne organizem eshte ilaci fitonadione, qe eshte vitamina K1(lloji i vitamines K qe merret me ante te ushqimeve).
Shumicen e kohes mjeket e japin ate si nje medikament oral/qe merret nga goja. Nje mjek ose infermier gjithashtu mund ta injektoje ate subkutane. Doza per te rriturit varion nga 1-25 miligrame (mg).

Mjeket do te pershkruajne nje doze me te vogel fitonadione per dike qe po merr nje antikoagulant. Zakonisht kjo doze eshte rreth 1-10 mg. Kjo behet per te shmangur nje nderlikim per shkak te antikoagulanteve qe nderhyjne ne prodhimin e vitamines K te trupit.

Tek foshnjat, rekomandohet qe te porsalindurit te marrin nje doze te vetme prej 0,5-1 mg vitamine K1 pas lindje intramuskul. Nje doze me e larte mund te jete e nevojshme nese nena ka marrë antikoagulante ose ilace kunder konvulsioneve gjate shtatzanise.

REFERENCAT

https://www.healthline.com/health/vitamin-k-deficiency#prevention

https://www.cdc.gov/ncbddd/vitamink/facts.html

https://medlineplus.gov/blooddisorders.html

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK536983/#:~:text=Vitamin%20K%20refers%20to%20a,increased%20risk%20of%20cardiovascular%20disease.

https://www.healthdirect.gov.au/vitamin-k-deficiency