Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MIELOMA MULTIPLE

MIELOMA MULTIPLE

Cfare eshte mieloma multiple?

Mieloma multiple ( shumefishte ) eshte nje lloj kanceri, i cili prek nje linje te qelizave te bardha te gjakut ose saktesishte prek qelizat plazmatike . Qelizat plazmatike jane qeliza shume te rendesishme per sistemin imunitar te trupit .Ne kushte fiziologjike pervec ketyre lloj qelizash kemi edhe lloje te tjera qelizash te linjes se bardhe te gjakut , te cilat nderthuren se bashku per mirefunksionimin e sistemit imunitar .

Limfocietet ose te quajtura ndryshe si qeliza limfatike, jane lloji kryesor i i qelizave te sistemit imunitar . Saktesisht kemi dy lloje qelizash limfatike : – limfocitet T dhe –limfocitet B.

Ne momentin qe limfocitet B , qelizat B , i pergjigjen ne menyre aktive nje infeksioni ne organizem , atehere ato shenderrohen ne qeliza plazmatike . Qelizat plazmatike ne kushte fiziologjike gjenden ne palcen e kockave ,ne pjesen e bute dhe te brendshme te tyre . Qelizat plazmatike kane aftesine qe te prodhojne anti-trupa ne rast prezence te nje infeksioni ne organizem duke mundesuar pse jo edhe eleminimin e tij .

Ne momentin qe qelizat plazmatike rriten jashte kontrrollit , ato mund te formojne nje tumor ne palcen e kockave . Nese ka vetem nje mase tumorale quhet mielom , nese ka me shume se nje te tille kemi te bejme me nje mielome multiple. Nga ana tjeter te pasurit prezent dhe aktiv disa masa tumorale ne palcen e kockave ,mund te shkaktoje probleme ne prodhimin e elementeve te figuruar te gjakut . Ne keto rrethana palca e kockave mund te mos jete e afte te prodhoje : -eritrocitet ( rruazat e kuqe te gjakut ), – leukocitet ( rruazat e bardha te gjakut ), –trombocitet , etj .

Qelizat e sistemit imunitar ne prezencen e nje mielome , nuk jane ne gjendje ta kryejne funksionin mbrojtes ne organizem . Qelizat e palces se kockave megjithese prodhojne anti-trupa , nuk jane ne gjendje te kryejn aktivitete mbrojtes , pra nuk arrijne te vrasin mikroorganizma patogjen .

Sipas Regjistrit te Kancerit te Shtetit te Illinois ,per vitin 2008 , rreth 740 raste te reja do te diagnostikoheshin me mielon malinje . Nga keto te dhena rreth 390 do te ishin meshkuj dhe 350 do te ishin femra . Ndersa numri i vdekjeve prej mielomes multiple do te arrinte vlerat 470 persona .

Cilet jane shkaktaret dhe faktoret e rriskut per zhvillimin e mielomes malinje?

Arsyeja se perse apo se si mund te zhvillohet mieloma multiple tek nje person nuk dihet shume qarte , po ashtu jane duke u bere te tjera kerkime per menyren se si transformohet materiali gjenetik nga nje qelize e shendetshme plazmatike , ne nje ADN kancerogjene . ADN eshte materiali gjenetik qe ne nje fare menyre kodon gjithcka qe duhet per formimin e qelizave te reja dhe menyrene tyre te funksionimit .

Kanceri mund te shkaktohet nga ndryshime qe peson ADN per prodhimin e qelizave te reja/kontrrollin e rritjes qelizore .

Shkencetaret ne saj te studimeve te bera kane arritur ne konkluzionin se ka disa faktore rreziku qe i paraprijne disa persona te jene me te rriskuar per zhvillimin e mielomes malinje ne krahasim me te tjeret qe mund te mos i kene . Ashtu sic ka edhe raste qe personat mund te jene te rriskuar per ta zhvilluar semundjen dhe nuk jane prekur kurre prej saj . Shume persona me mielome multiple nuk kane asnje fakore rreziku te njohur pervec moshes .

  1. Mosha .
    Mosha eshte faktori me i madhe i rriskut per te zhvilluar mielome multiple .Gjysma e personave te zbuluar me mielome multiple ishin te moshes me te vjeter se 71 vjec . Vetem 1 % e rasteve ishin me te rinje se 40 vjec .
  2. Gjinia .
    Meshkujt ishin me te rriskuar te prekeshin nga kjo semundje ne krahasim me femrat .
  3. Rraca .
    Kjo patologji per arsye ende te paidentifikuara , ishte me e zakonshme te popullata afro-amerikanet .
  4. Ekspozimi ndaj rrezatimit .
    Ne nje numer te vogel rastesh, nga personat e diagnostikuar me mielome multiple , ekspozimi ndaj radioaktivitetit ishte nje burim i konsiderueshem rreziku .
  5. Ekspozimi ne pune .
    Disa studime tregojne se ekspozimi ne pune, psh ndaj naftes dhe nenprodukteve te saj , mund te perbeje nje rrezik akoma me te larte per semundjen .
  6. Pesha .
    Mbipesha rrit rrezikun per tu prekur nga mieloma multiple .
  7. Semundje te tjera plazmatike .
    Personat me crregullime te qelizave plazmatike jane me te predispozuar per te zhvilluar mielom multiple .

Cilat jane simptomat e mielomes multiple?

Simptomat me te zakonshme te mielomes multiple jane :

  1. Simptoma me e hershme e semundjes eshte dhimbja e kockave , vecanerisht dhimbjet e shpines .
  2. Fraktura kockore , zakonisht te shtylles kurrizore .
  3. Dobesi , lodhe ,etj . E ardhur me shume nga kontributi i anemise .
  4. Pamja e zbehte e fytyres , problem mjeksor shume i rendesishme ne rastet me mielome .
  5. Etje shume e madhe .
  6. Infeksionet e shpeshta dhe ethet .
  7. humbje e pashpjegueshme e peshes .
  8. Nauze ose kapsllek
  9. Urinim te stuar .

Keto simptoma nuk jane specifike per mielomen multiple . Ato mund te vijne edhe nga kushte te tjera shendetesore . Prandj kontakti me mjekun eshte thelbesor per vendosjen e diagnozes .

SI mund ta parandalojme zhvillimin e mielomes multiple?

Ne perputhje me statistikat e mbledhura , nuk ka faktor rrisku qe mund te shmangi mundesine e zhvillimit te patologjis. Nuk ka ndonje menyre te njohur per te parandaluar semundjen, tek ata qe kane semundje te tjera te qelizave plazmatike.

REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/multiple-myeloma.html

https://www.cancer.org/

https://www.lls.org/

https://themmrf.org/

https://www.cancer.gov/types/myeloma