Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MIELITI AKUT I DOBET ( AFM )

Cfare eshte MIELITI AKUT I DOBET ?

Mieliti Akut i Dobet (AFM ) eshte nje semundje e rralle , por shume kercenuese per jeten , e cila prek sistemin nervor. Me specifikisht ajo prek KORDEN SPINALE ( Palcen e Kurrizit ) dhe ben te mundur prishjen e funksionit normal te muskujve dhe te reflekseve ne trup .
Tashme kjo semundje nuk eshte me nje patologjie e re , ne saj te kerkimeve dhe punimeve mbi te ajo eshte mjaft e njohur .
Nga nje patologji e tille mund te preket cdokush ,por kjo varet edhe nga shkaktare te ndryshem si :

  • viruset ( polivirus apo jopolivirus )
  • toksinat
  • crregullimet gjenetike .

CILAT JANE SHENJAT DHE SIMPTOMAT E SAJ ?

Fillimi i kesaj patologjie eshte i papritur , shume pacient pohojne nje fillim te semundjes me :

  • dobesi te gjymtyreve
  • humbje te tonusit te muskujve
  • humbje te reflekseve
    Pacient te tjere gjithashtu mund te perjetojne :
  • gjendje dobesie , qe shfaqet edhe ne fytyre ( lodhje e pashpjegushme )
  • veshtirsi ne levizjen e syve
  • renie te qepallave te syve
  • veshtirsi ne gelltitje / te folurit te pakuptueshem
  • parezi ( paralize ) ne pjes te ndryshme te trupit . Ndjesia e mpirjes ose ndjesia si e “shpimit me gjilpere ” eshte rrall here e hasur tek pacientet me AFM , megjithate disa paciente ndiejne
    dhimbje ne krahe ose ne kembe . Po ashtu te tjere paciente mund te mos jene ne gjendje ta kryejne vete aktin e tyre te urinimit .
    Duke marre ne konsiderate te gjitha gjendjet e mesiperme , padyshim situata me e rrezikshme do te cilesohet deshtimi i funksionit te
    shkembimit te gazeve ( ne pulmone ) qe ndodh ne ato raste kur kemi dobesim te muskujve qe asistojne ne procesin e frymemarrjes dhe
    frymenxjerrjes. Kjo eshte nje situate qe kerkon mbeshtetje nga mekanizma ndihmese te jashtme , si psh : VENTILIM MEKANIK ( situata
    konsiderohet emergjente dhe kerkon nderhyrje te menjehershme nga stafi mjeksor ). Nese ndonje pacient qofte i rritur apo femije zhvillon nje/disa nga simptomat e mesiperme , ai /ajo duhet te kontaktoje menjehere me
    ofruesit e kujdesit shendetesor .

CFARE E SHKAKTON NJE AFM ?

Mieliti Akut I Dobesuar mund te shkaktohet nga nje sere patogjenesh , duke perfshire disa viruse :

  • enteroviruset
  • West Nile Virus ( WNS) , quajtu ndryshe ” Virusi i Nilit Perendimor ” .
    Viruse te tjere po te kesaj familje mund te shkaktojne nje semundje te tille,ku permendim specifikisht Encefalitin Japonez dhe
    encefalitin Saint Luis .
  • adenoviruset AFM nuk eshte e vetmja patologji e cila manifestohet me dobesi te Sistemit Nervor , egzistojne edhe shume patologji te tjera te tilla .
    Semundje te tjera te tilla mund te rezultojne nga nje mori shkaqesh , si psh : infeksionet virale , toksinat mjedisore , crregullimet
    gjenetike apo sindromi Guillain-Barre .
    Sindromi Guillain-Barre eshte nje patologji ku si rezultat i nje anomalie te sistemit imunitar ,ky i fundit sulmon sistemin nervor te
    vet organizmit .
    Pavaresisht zhvillimit te teknikave te stofistikuara te diagnostikimit te kesaj semundje , ka disa raste ku identifikimi i nje shkaktari te
    mundshem te AFM nuk ka qen i mundur te zbulohej .

SI BEHET DEPISTIMI I SEMUNDJES ?

Testet laboratorike qe bejne te mundur depistimin jane testimi i : lengut cerebrospinal , gjakut , jashteqitjes apo marre nga mostrat e frymemarrjes .

SI TRAJTOHET NJE AFM ?

Nje trajtim specifik per kete patologji nuk ka , por ajo qe pacientet duhet te bejne eshte te kontaktojne me nje mjek neurolog.
Eshte pikerisht ky i fundit e cili do te perzgjedh planin e trajtimit , bazuar ne nevojat e pacientit .
Kryesorja ne kete raste eshte menaxhimi i simptomave .

MBIKEQYRJA E AFM ?

Ne vitin 2019 nje rast i mundshem me AFM u zbulua ne Illinois, por nuk u quajt si nje rast i konfirmuar .
Keshtu Departamenti i Shendetit Publik ne Illinois theksoi rendesin e te qenit vigjilent ne zbulimin e rasteve me AFM ne te gjith
grupmoshat , pavaresisht shkaktarit pergjegjes .
E gjithja kjo do te ndihmoje zyrtaret e Departamentit te Shendetit Publik ne zbulimin e kurbes se rritjes se kesaj semundje , shkaktareve
e saj , faktoret e rezikut dhe masat/terapi parandaluese .

CILAT JANE TE DHENAT QE RAPORTOHEN NE RAST TE IDENTIFIKIMIT TE NJE PERSONI ME AFM ?

Informacione qe duhet te paraqes pacienti me AFM prane Institutit te Shendetit Publik apo ne instuticione te tjera perkatese permendim :

  • historia shendetsore
  • kartela e vaksinimit
  • semundjet infekstive te kaluara me pare
  • raportet diagnostike laboratorike
  • raport nga mjeku neurologu
  • testet imazherike ( MRI )
  • test EMG ( test elektromiografie ).

REFERENCAT :

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/afm.html