Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MENINGITI

CFARE ESHTE MENINGITI DHE SA LLOJESH ESHTE AI?

Meningiti eshte nje inflamacion i membranave te trurit dhe shtylles kurrizore(kordes spinale). Ky inflamacion mund te shkaktohet nga nje numer i madh mikrobesh, qe mund te jene viruse ose baktere. Meningiti ,llojet e tij, dhe shkaktaret e tij mund te diagnostikohen vetem me ane te testeve laboratorike.

Meningiti eshte 2 llojesh:

  1. Meningiti Viral
  2. Meningiti Bakterial

1.MENINGITI VIRAL

Meningiti viral (i quajtur edhe meningiti aseptik) eshte lloji me i zakonshem i meningitit dhe eshte me pak i rende se meningiti bakterial.
Ne Illinois(Amerike) ne saj te sudimeve te shumta eshte vene re se ka mesatarisht 600 raste te reja me meningitit aseptik cdo vit, ku shumica ndodhin ne fund te veres dhe ne fillim te vjeshtes.
Shumica e rasteve me meningit aseptik ndodhin per shkak te viruseve te quajtura enteroviruse, qe po ashtu mund te prekin edhe stomakun edhe zorren e holle.
Nje numer i vogel rastesh mund te shkaktohen edhe nga viruse te tjera, te cilat mund te transmetohen nga mushkonjat e infektuara, dhe ato jane arboviruse.
Rastet fatale te meningitit viral jane te rralla dhe sherimi i plote eshte pothuajse i mundur ne te gjitha rastet.

2.MENINGITI BAKTERIAL

Meningiti bakterial eshte shpesh here me i rende se meningiti aseptik ose viral, vecanerisht tek foshnjat dhe tek te moshuarit. Para zbulimit te antibiotikeve dhe para perdorimit te tyre per kete lloj inflamacioni ,qe prek cipat e trurit dhe te palces kurrizore, rreth 70 % ose edhe me shume rasteve me meningit bakterial ishin fatale per pacientet e prekur.
Ne saj te perdorimit te antibiotikeve per te luftuar semundjen e meningitit bakterial shkalla e vdekshmerise ka rene ne me pak se 15 %.
Meningiti bakterial eshte me i zakonshem ne dimer dhe pranvere.
Tre baktere qe jane shkaktare te meningitit bakterial ne shumicen e rasteve:

  • Haemophilus influenzae
  • Neisseria meningitidis
  • Streptococcus pneumoniae
  • Meningjiti Haemophilus, shkaktohet me shpesh nga Haemophilus influenza tipi b, i njohur edhe si Hib.
    Para se te krijoheshin vaksina efektive per te luftuar Haemophilus influenza tipi b dhe qe perdorimi i tyre te behej masiv, ky shkaktar ishte nder me te shpeshtit per shfaqjen e meningjitit bakterial te femijet 5 vjec e lart.
    Ne Illinois(Amerike), raportoheshin mesatarisht 230 raste te reja me kete shkaktar te meningitit bakterial ne vit.
    Megjithate, nga viti 1985 deri ne vitin 1996, pati nje reduktim prej 82 % te meningitit nga Haemophilus influenzae tip b.
    Aktualisht, ka mesatarisht 50 raste te reja ne vite me kete semundje. Po ashtu shkalla e vdekshmerise eshte rreth 5% dhe kjo renie e madhe besohet te jete per shkak te perdorimit ne nje shkalle te madhe te vaksinave ndaj Haemophilus influenza tipi b.( Shifrat e dhena jane ne baze te disa studimeve te bera ne Illinois ,Amerike)
  • Meningiti meningokokseal, i shkaktuar nga Neisseria meningitidis, eshte kryesisht nje semundje qe shfaqet tek femijet e vegjel, me nje incidence/shkalle ne renie te rasteve tek femijet me te rritur se 1 vjec.
    Semundja eshte me e zakonshme gjate dimrit dhe pranveres.
    Në disa persona, bakteret mund te shkaktojne nje infeksion te rende ne gjak te quajtur meningokokemia.
    Nje pjese e madhe e rasteve jane fatale.
  • Meningiti pneumokokal, i shkaktuar nga Streptococcus pneumoniae (pneumokoket), ne pergjithesi prek foshnjat, te moshuarit dhe individet me gjendje shendetesore jo te mire ose ato me semundje kronike.
    Ne pergjithesi, 5 % deri ne 10 % te rasteve jane fatale.
    Megjithate, tek personat me semundje te renda/komplikauara shkalla e vdekshmerise mund te jete 20 % deri në 40%.

CILAT JANE RRUGET E PERHAPJES SE SEMUNDJES?

Meningiti eshte nje semundje ngjitese, megjithese ne krahasim me semundje te tjera infektive shkalla e infektivitetit(semundjes) nuk eshte shume e madhe.
Si meningiti viral ashtu edhe meningiti bakterial mund te perhapen permes kontaktit te drejtperdrejte me sekrecionet e hundes dhe fytit.
Personat e shendetshem, te cilet nuk kane shenja te semundjes, mund ti kene keto mikrobe (qofshin baktere apo viruse ) ne hunde ose ne fyt dhe ti perhapin te te tjeret.
Ndarja me nje person tjeter e:
-nje gote, filxhani ose enes se ngrenies
-kollitja ose teshtitja ne fytyren e nje personi tjeter
-ndarja e cigares me dike tjeter,etj.
jane shembuj se si mund te ndodhe perhapja e semundjes nga kontaktet me sekrecionet respiratore te nje personi te infektuar.

Meningiti viral mund te transmetohet nga kontaminimi fekal (pervec sekrecioneve respiratore sigurisht) kur nje person i infektuar ekskreton(nxjerr jasht) me ane te jashteqitjes edhe mikrobet e virusit qe shkakton semundjen.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE MANIFESTON MENINGITI?

Meningiti mund te prodhoje simptoma te lehta tek disa persona, te tilla si :

  • dhimbje koke
  • temperature te ulet
  • lodhje qe zgjasin dy deri ne tre dite
    Ne paciente te tjere, simptomat mund te jene te renda dhe te fillojne papritur si :
  • ethe
  • dhimbje koke
  • ngurtesim te muskujve te qafes
    tek keto paciente mund te kemi edhe shfaqjen e simptomave te tjera shoqeruese si:
    -ulje te oreksit
    -te perzier
    -te vjella
    -ndjeshmeri ndaj drites ose fotofobi
    -konfuzion
    -pergjumje.

Tek te sapolindurit dhe foshnjat gjeta e simptomave karakteristike si :

  • ethe
  • dhimbje koke
  • ngurtesim te muskujve te qafes, mund te jene ose jo te pranishme.

Simptomat qe paralajmerojne(megjithese jane simptoma te pergjithshme) meningitin tek te porsalindurit dhe femijet jane:
-nje femije i acaruar
-nje femije nervoz
-nje femije i pergjumur gjate gjithe kohes
-nje femije qe nuk ka oreks per tu ushqyer
-nje femije me te vjella
-nje skuqje mund te shfaqet gjithashtu tek meningiti meningokokal.

SI DIAGNOSTIKOHET MENINGITI?

Diagnostikimi i meningitit ndryshon ne varesi te moshes se pacientit. Per te rriturit mund te merret ne konsiderate edhe anamneza e pacientit (pyetet pacienti per ankesat e saj/te tij), Ndersa tek foshnjat dhe femijet e vegjel kjo metode nuk mund te ndiqet. Pavarsisht kesaj kyce per diagnostikimin e meningitit qofte viral apo bakterial mbetet egzaminimi i lengut cerebrospinal. Pervec se ne kete menyre do te benim nje diagnoze te qarte te meningitit, do te realizonim gjithashtu edhe nje plane te sakte per trajtimin(ilaceve qe do te jepen) e semundjes. Pavaresisht te gjithave thelbesore si per pjese e diagnostikimit te semundjes ashtu edhe te trajtimit mbetet fjala dhe keshilla e mjekut.

SI TRAJTOHET MENINGITI?

Trajtimi per personat qe kane meningitin e tipit viral (ose aseptik) zakonisht konsiston ne trajtim medikal bazuar ne simptomat qe shfaq semundja. Ketu permendim medikamente per uljen e temperatures qe eshte shume e rendesishme apo perdorimin e antiviraleve(ilace qe luftojne viruset) te caktuar,po ashtu eshte e rendesishme ruajtia e balances hidrike tek keto pacient.
Ndersa kujdesi per meningitin bakterial duhet te jete me i vecante sepse edhe komplikacionet jane me te renda prej tij.
Te tre format e meningitit bakterial kerkojne vemendje te menjehershme mjekesore nga nje mjek specialist dhe mund te trajtohen me nje sere antibiotikesh.
Trajtimi i duhur me antibiotike i llojeve me te zakonshme te meningitit bakterial mund te zvogeloje shkallen e vdekshmerise me afërsisht 10 % edhe pse shkalla e vdekshmerise eshte me e larte tek foshnjat, te moshuarit dhe personat me nje gjendje shendetesore jo shume te mire.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/meningitis.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/meningitis/symptoms-causes/syc-20350508

https://www.nhs.uk/conditions/meningitis/symptoms/

https://my.clevelandclinic.org/health/articles/14600-meningitis

https://www.meningitisnow.org/meningitis-explained/signs-and-symptoms/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?