Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

MENAXHIMI I EFEKTEVE ANESORE TE BARNAVE TE PERDORURA NE SEMUNDJET REUMATIZMALE

Medikamentet per artritin reumatoid mund te kene efekte anesore, por ka disa hapa qe mund te ndermerrni per t’i menaxhuar ato.
Pavaresisht nese keni te perziera, skuqje ose shtoni disa kilograme, ndryshimet ne dieten tuaj dhe stilin e jeteses mund t’ju ndihmojne. Mjeku gjithashtu mund te ndryshoje trajtimin tuaj per t’ju dhene nje lehtesim.

1.Barnat Antiinflamatoret josteroid

Perse perdoren keto barna: Barnat/Ilacet anti-inflamatore josteroide (AIJS) lehtesojne dhimbjen dhe inflamacionin e kyceve.
Disa lloje barnash jane:

  • Ibuprofeni
  • Naprokseni
  • Aspirina
  • Diklofenak
  • Ketoprofeni
  • Celekoksib

Efektet anesore te zakonshme: Ndersa shumica e njerezve ndjejne vetem efekte anesore te lehta gjate perdorimit te ketyre barnave, AIJS perveç celekoksibit mund te shkaktojne shqetesime ne stomak, urth ose edhe ulçere.
AIJS pervec aspirines mund te rrisin mundesine per te pasur semundje te zemres, sulme ne zemer ose goditje ne tru.

Si mund te parandalohen komplikacionet qe vijne nga AIJS: Per problemet e stomakut, merrni ilacin pas nje vakti ose me nje antiacid. Kufizoni sasine e alkoolit qe pini. Nese kjo nuk ju ndihmon, mjeku mund te pershkruaje nje ilac tjeter per te ulur acidin e stomakut ose per t’ju kaluar ne celecoxib.

2.Kortikosteroidet

Perse perdoren keto barna: Ata lehtesojne inflamacionin, enjtjen dhe dhimbjen. Ju mund ti merrni keto barna nese keni nje shperthim te semundjes se artriti reumatoid .
Medikamentet steroidet perfshijne:

  • Prednisone
  • Hidrokortizon
  • Metilprednizoloni
  • Dexamethasone

Efektet anesore te zakonshme:

  • Kocka te dobeta ose osteoporoze
  • Mavijosje
  • Sheqeri i larte ne gjak
  • Rrezik me i larte i infeksioneve
  • Presioni i larte i gjakut

Ju keni me shume gjasa te keni efekte anesore ne doza te larta ose nese merrni steroide per nje kohe me te gjate.

Si mund te parandalohen komplikacionet qe vijne nga steroidet:

Nese jeni kosumues te duhanit, lereni. Hani nje diete te shendetshme qe ka me pak kripe dhe beni ushtrime te rregullta. Do t’ju ndihmoje te mbani nen kontroll peshen, ndihmoje me kockat dhe muskujt . Suplementet e kalciumit ose ushqimet si kosi ndihmojne ne mbrojtjen e kockave tuaja.

Nese steroidet ju shqetesojne stomakun, merrni ato me nje vakt te plote ose nje antiacid.
Beni ekzaminime te syve per te kontrolluar per glaukomen ose katarakt, nje vaksine vjetore kunder gripit dhe kontrolle per te pare presionin e gjakut dhe sheqerin ne gjak. Nese e keni te veshtire te flini, pyesni mjekun nese mund ta merrni te gjithe dozen ne mengjes.

3.Ilaçet antireumatike modifikuese te semundjes ose DMARDs

Perse perdoren keto barna: Ilaçet antireumatike modifikuese te semundjes (DMARDs) trajtojne inflamacionin, dhimbjen dhe enjtjen. Ata gjithashtu bejne ndryshime ne sistemin tuaj imunitar, mbrojtjen e trupit kunder mikrobeve, per te ndihmuar ne ngadalesimin e efekteve te artritit reumatoid.

Metotreksati eshte trajtimi i pare qe marrin shumica e njerezve. DMARD te tjera perfshijne:

  • Azathioprine
  • Hidroksiklorokina
  • Leflunomide
  • Sulfasalazinë
  • Ciklosporina

Efektet anesore te zakonshme: Disa shenja qe mund te vini re jane te perzierat dhe te vjellat. Ju gjithashtu mund te jeni ne rrezik per gjakderdhje brenda trupit(hemoragji te brendshme), infeksion, plage dhe defekte te lindjes nese jeni shtatzene.
Metotreksati mund te demtoje menyren se si funksionon melcia . Hidroksiklorokina mund te demtoje retinen e syrit. Sulfasalazina mund ta beje djersen, lotet ose urinen te duken portokalli dhe lekuren me te ndjeshme ndaj drites se diellit.

Si mund te parandalohen komplikacionet qe vijne nga DMARD : Merrni metotreksat dhe DMARD te tjere pas ngrenies, ne menyre qe te mos ndiheni te perzier.
Nese merrni metotreksat, mos pini alkool. Merrni suplemente te acidit folik per te lehtesuar te perzierat, plaget ne goje dhe problemet e melçise. Mjeku do te testoje melçine gjate kontrolleve.
Ju mund te kaloni ne metotreksat injektues nese pilulat ju shqetesojne stomakun. Perdorni kontrollin e lindjes dhe planifikoni perpara nje shtatzeni.
Beni kontrolle te rregullta te syve nese jeni duke marre hidroksilklorine. Pini shume uje dhe perdorni krem kunder diellit ose mbulohuni nëse merrni sulfasalazine.

4.Biologjike


Perse perdoren keto barna: Ilaçet biologjike ndalojne inflamacionin e artritit reumatoid. Ata synojne sistemin imunitar, ngadalesojne ate dhe bllokojne sulmin e tij ne kyce dhe organet .

Barnat biologjike per artritet jane:

  • Abatacept
  • Adalimumab
  • Anakinra
  • Certolizumab pegol
  • Etanercept
  • Golimumab
  • Infliximab
  • Rituximab
  • Tofacitinib
  • Tocilizumab

Efektet anesore te zakonshme: Mund te keni infeksione, dhimbje koke, te perziera, skuqje rreth vendit te injektimit ose reaksione alergjike.
Nese i merrni keto barna si infuzion intravenoze, mund te keni te perziera ose te vjella, presion te ulet te gjakut, reaksione te lekures ose probleme me frymemarrjen.
Efektet anesore me pak te zakonshme perfshijne:

  • Probleme me shikimin
  • Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash
  • Skuqje në fytyrë ose ndjeshmëri ndaj diellit
  • Duart apo kyçet e ënjtura
  • Frymëmarrje e shkurtër
  • Infrakt
  • Infeksione të rënda

Si mund te parandalohen komplikacionet qe vijne nga barnat biologjike:

Shtypni nje lecke te ftohte ne vendin e injektimit ose vendosni krem steroide ne lekure per te lehtesuar nje reagim atje.
Lani duart shpesh dhe shmangni vendet e mbushura me njerez per te ulur rrezikun e infeksioneve. Mos i ndani gotat apo enet. Shmangni ushqimet e paperpunuara si gocat e detit.
Aplikoni kompresa te ftohta ne koke per te lehtesuar dhimbjet e kokes. Pini nje gllenjke uje te fresket,shtrihuni ne nje dhome te ftohte dhe te erret per t’u çliruar nga te perzierat.

REFERENCAT

https://www.webmd.com

https://www.everydayhealth.com

https://www.ncbi.nlm.nih.gov

https://www.healthline.com

https://my.clevelandclinic.org