LULEZIMI I DEMSHEM I ALGAVE ( HABs )
CFARE ESHTE ” LULEZIMI I DEMSHEM I ALGAVE ” ?
Lulezimi i Demshem i Algave rezulton nga nje rritje/lulezim i shpejte i tyre . Ne kete rast kemi te bejme me rritjen e shpejte te algave blu dhe jeshile ( qe ndryshe njihen si cianobaktere ) . Lulezimi i algave qofte blu apo jeshile konsiderohet si komponent natyror i mjediseve ujore ,por lulezimi i tepert i tyre ne periudhat kohore te ngrohta si dhe me mot te qete e me diell konsiderohet shume shqetesues .
Periudha e tyre e lulezimit manifestohet me krijimin e nje shtrese te trashe algash mbi siperfaqen e ujit , te cilat mund te marrin ngjyra te larmishme ( blu , jeshile ose kafe ) . Lulezimi i tepert i tyre shoqerohet me nje ere jo fort te kendshme , madje ajo mund te kontribuoje ne shkaterrimin e ekosistemit nenujor . Ne raste te tilla duhet menjehere te testohet uji mbi te cilin jane vendosur algat per te vlersuar nese ne te jane cliruar toksina te demshme ose jo sepse duhen marre masa te menjehershme .
SI MUND TE EKSPOZOHEMI NDAJ KETIJ FENOMENTI ?
Njerezit mund te ekspozohen ndaj ketij fenomeni nese ato gabimisht gelltisin sasi te ujit te kontaminuar nga algat apo edhe konsumojne ushqim si psh peshkun e rritur ne keto mjedise . Kjo mund te ndodh edhe gjate notit ne mjedise te tilla ose sporteve te tjera ujore si ski ne uj ( surf ) , garat me kanoe etj. Madje eshte pare se edhe vozitja me varke ne ambiente me mjergull ne keto zona konsiderohet si nje menyre kontaminimi . Pra elementi kryesor ne kete drejtim eshte shmangia e ketyre mjediseve te ndotura , ose mundesisht ne rast kontaminimi te kerkohet ndihma e nevojshme mjeksore .
SI MUNDET LULEZIMI I DEMSHEM I ALGAVE TE NDIKOJ NE SHENDETIN TONE ?
Shkaku qe e bene lulezimin e algave te demshem eshte prodhimi i cianotoksinave . Cianotoksinat me te njohura dhe te zakonshme perfshijne anatoksinen, cilindrospermopsinen, mikrocistinen dhe saksitoksinen. Efektet e tyre shfaqen ne organizem disa ore pas ekspozimit . Nje situate e tille mund te manifestohet me nauze, diarre, letargji dhe acarim te lekures, syve dhe sistemit të frymemarrjes. Demtimi i melçise dhe vdekja mund te ndodhi tek kafshet shtepiake dhe njerezit kur uji i kontaminuar perdoret si burim uji i pijshem.