Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

LIMFOGRANULOMA VENEREUM(LGV)

CFARE ESHTE LIMFOGRANULOMA VENEREUM(LGV)?

Lymphogranuloma venereum (LGV) shkaktohet nga mikrobi C. trachomatis.
Manifestimi klinik(shenja) me i zakonshem i LGV tek heteroseksualet eshte limfadenopatia(enjtia e gjendrave limfatike) e ndjeshme inguinale(ne zonen poshte barkut) dhe/ose femorale(rreze kofshes), e cila zakonisht eshte e njeanshme(shfaqet ne njeren ane).
Zakonisht ne vendin e inkokulimit(aty ku bakteri vendoset per here te pare ne trup) mund te formohet nje ulcere genitale ose papule e vetekufizuar(me kufije qartesisht te dallueshme).
Megjithate ne kohen kur pacientet kerkojne kujdes shendetesor, lezionet shpesh jane zhdukur.
LGV eshte nje infeksion invaziv, sistemik dhe nese nuk trajtohet heret semundja mund te coje ne krijimin e fistulave kronike, kolorektal dhe shtrengime. Lezionet e LGV genitale dhe kolorektal mund te zhvillojne gjithashtu infeksion dytesor bakterial ose mund te bashkeinfektohen me patogjene te tjere seksualisht dhe joseksualisht te transmetueshem.
Ekspozimi rektal tek grate ose burrat qe kryejne mardhenie intime me burra, mund te japi formimin e proktokolit ( inflamacion i kolonit qe manifestohet me diarre dhe dhimbje), duke dhene :

  • rrjedhje mukoide dhe/ose hemorragjike rektale,
  • dhimbje anale,
  • kapsllek,
  • ethe dhe/ose tenesma(shtrengime/kriza ne bark).

Mostrat e marra nga organet genitale dhe nyjet limfatike (dmth tamponimi i lezionit dhe aspirimi/marrja e materialit) mund te testohet me pas per C. Trachomatis.
Ne rast te mungese se testeve specifike diagnostikuese te LGV, pacientet me shenja klinike qe perputhem me LGV, duke perfshire proktokolitin ose semundjen e ulceres genitale me limfadenopati, duhet te trajtohen per LGV sipas rregullit te caktuar.

SI TRANSMETOHET KJO SEMUNDJE TEK NJEREZIT?

Menyra me ane te se ciles kjo semundje perhapet ne popullate eshte nepermjet mardhenieve seksuale qofshin ato anale apo genitale.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ LGV TEK NJEREZIT QE INFEKTOHEN NGA AJO?

Simptoma me e hershme e infeksionit LGV eshte:

nje ulcere e vogel pa dhimbje qe shfaqet ne organet genitale ose anus ndermjet dites 3-30 pas ekspozimit te pare me C.trashomatis.
Simptoma te tjera te zakonshme te semundjes permendim :

– nyjet limfatike te ndjeshme(te prekshme) qe shfaqen ne zonen e ijeve.Ato mund te jene te fryra dhe te inflamuara(te skuqura) se bashku me ekspozimin e organeve genitale
-mund te kemi prezente hemorragji(gjakderdhje) rektale dhe kullim nga rektumi.

CILAT JANE KOMPLIKACIONET E SAJ?

Nyjet limfatike ne zonen e ijeve mund te fryhen dhe te keputen nga trupi duke shkaktuar plage dhe dhimbje te forta.
Pacientet me infeksione rektale mund te kene :

  • dhimbje rreth anusit
  • kullim te sekrecioneve nga rektumi
  • gjakderdhje rektale.

Nese nuk trajtohet ne kohe, infeksioni mund te coje ne plage rektale dhe ngushtim te perhershem (strikture) te rektumit.

SI DIAGNOSTIKOHET LGV?

Diagnoza per zbulimin e LGV realizohet ne momentin qe dyshohet per nje person me simptoma tipike te semundjes se LGV dhe tek i cili jane perjashtuar diagnoza te tjera te mundshme si: kankroidi, herpesi dhe sifilizi.
Diagnoza realizohet zakonisht nepermjet nje testi gjaku qe zbulon antitrupa specifike ndaj klamidias, te cilat prodhohen si pjese e pergjigjes imune te trupit ndaj infektimit me LGV.
Testet shtese mund te realizohen,por kjo vetem me kerkese te mjekut tuaj.

SI TRAJTOHET KJO SEMUNDJE?

Trajtimi ka per qellim te sheroj infeksionin dhe te parandaloj demtimet e vazhdueshme te indeve, megjithese shume shpeshe reagimi i indeve ndaj infeksionit mund te shfaqet me krijimin e plageve si rrjedhoje e renies se vezikulave.
Vezikulat e formuara mund te kerkojne aspirim nga lekura ose prerje dhe drenim per të parandaluar formimin e ulçerave inguinale/femorale.
Doksiciklina eshte trajtimi i preferuar, 100 mg nga goja dy here ne dite per 21 dite jepet zakonisht,por gjithmon kjo sipash keshilles se mjekut.
Nese Doxycycline nuk mund te perdoret,atehere mund te zevendesohet me Erythromycin 500 mg nga goja kater herë ne dite per 21 dite.

NDJEKIA NE DISATANCE
Pacientet duhet te ndiqen klinikisht derisa shenjat dhe simptomat e semundjes te jene zhdukur.

MENAXHIMI I PARTNEREVE SEKSUAL
Personat qe kane pasur kontakt seksual me nje pacient qe ka qene i infektuar me LGV, brenda 60 diteve nga kontakti seksual, para fillimit te simptomave duhet te ekzaminohen, te testohen per infeksion nga klamidia te uretres ose te qafes se mitres. Ato duhet te ndiqen me nje trajtim mjekesor nga klamidia azitromicine 1 gm nga goja me nje doze te vetme ose doksicikline 100 mg nga goja dy here ne dite per shtate dite.

KUJDES I VECANTE
Grate shtatzena dhe ato ne laktacion(gjidhenie) duhet te trajtohen me eritromicine. Azitromicina mund te jete e dobishme per trajtimin e LGV ne shtatzeni, por nuk ka te dhena te publikuara ne lidhje me sigurine dhe efikasitetin e saj. Doksiciklina eshte kunderindikuar tek grate shtatzena.

INFEKSIONI I HIV
Personat te infektuar me LGV dhe HIV duhet te marrin te njejtat regjime si ata që janë HIV negativ. Mund te kerkohet terapi e zgjatur dhe mund te ndodhin vonesa deri ne zgjidhjen e simptomave.

SI MUND TE PARANDALOHET PERHAPJA E SEMUNDJES?

  • Praktikoni abstinencen.
    Mos kryerja e marredhënieve seksuale eshte mbrojtja me e mire kundër LGV dhe semundjeve te tjera seksualisht te transmetueshme.
  • Mardheniet seksuale te sigurta, me masa mbrojtese.
  • Kufizoni numrin e partnereve seksuale.
  • Perdorni nje prezervativ mashkullor ose femer.
  • Lani me kujdes organet genitale pas aktit seksual.

Nese mendoni se jeni te infektuar, shmangni çdo kontakt seksual dhe beni nje vizite tek mjeku. Njoftoni menjehere te gjithe partneret tuaja seksual, qe te mund te ekzaminohen dhe trajtohen.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/lymphogranuloma-venereum.html

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK537362/#:~:text=Lymphogranuloma%20venereum%20(LGV)%20is%20an,vaginal%2C%20oral%20or%20anal%20sex.

https://www.cdc.gov/std/treatment-guidelines/lgv.htm

https://www.msdmanuals.com/professional/infectious-diseases/sexually-transmitted-infections-stis/lymphogranuloma-venereum-lgv

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/22465-lymphogranuloma-venereum-lgv