Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

LEVIZSHMERIA E RRITUR E ZORREVE

CFARE DO TE KUPTOJME ME RRITJE TE LEVIZSHMERISE SE ZORREVE?

Levizjet e shpeshta te zorreve, rritja e peristaltikes intestinale, eshte nje gjendje ne te cilen nje person del jashte (eliminon mbetjet nga zorret) me shpesh se zakonisht.
Nuk ka nje numer “normal” te levizjeve te zorreve. Shume mjek pajtohen me faktin se frekuenca(shpeshtesia) e levizjeve te shendetshme te zorreve mund te varioje nga tre here ne dite deri ne tre here ne jave. Megjithate, modeli juaj ‘normal’ mund te jete i ndryshem nga keta vlera.

Dy ndryshimet kryesore te levizjes se zorreve jane:

  • Kapslleku (me pak se tre jashteqitje ne jave)
  • Diarreja (me shume se tre jashteqitje te lirshme ne dite).

KUSH JANE SHKAQET E RRITJES SE PERISTALTIKES INTESTINALE?

Disa raste peristaltika e rritur e zorreve zgjat vetem per nje kohe te shkurter dhe nuk perben nje shqetesim. Keto mund te shkaktohen nga shqetësimet e tretjes si ngrenia e ushqimeve te prishura, te yndyrshme ose pikante, nga nje ushqim qe nuk tolerohet ose nga nje “parazit” i zorreve qe pastrohet brenda nje ose dy ditesh.

Shkaqe te tjera te mundshme te levizjeve te shpeshta te zorreve perfshijne nje rritje te ushtrimeve fizike, medikamente te caktuara si antibiotiket ose metformina, ose nje ndryshim ne diete (me shume fibra, uje, yndyrna ose sheqerna). Levizjet e zorreve mund te kthehen ne normale pasi personi te pershtatet me keto ndryshime ose te beje modifikime ne dieten e tij ose te saj.

Kur personi ka simptoma te tjera qe shoqerohen me nje numer me te madh te levizjeve te zorreve, mund te kete shkaqe te tjera, duke perfshire sa vijon:

  1. Infeksion bakterial.
  2. Infeksioni C. difficile (i cili mund te jete serioz nese nuk trajtohet).
  3. Infeksion viral.
  4. Infeksion parazitar, si nga krimbat ose protozoaret.
  5. Divertikuliti (xhepat e vegjel pergjate murit te zorres se trashë mbushen me material fekal te ndenjura dhe inflamohen).
  6. Semundja inflamatore e zorreve (nje grup çrregullimesh, duke perfshire semundjen e Crohn dhe kolitin ulceroz, që shkaktojne acarim dhe enjtje te traktit tretes).
  7. Pankreatiti (inflamacion i pankreasit).
  8. Semundja celiac (nje semundje autoimune qe shkakton ndjeshmeri ndaj glutenit, nje proteine qe gjendet ne drithera si gruri, thekra ose elbi).
  9. Kanceri i zorres se trashe.
  10. Alergjite ushqimore.
  11. Probleme me fshikezen e temthit.
  12. Intoleranca ndaj laktozes (paaftesia per te tretur laktozen, sheqerin qe gjendet kryesisht ne qumesht dhe produktet e qumeshtit)
  13. Sindroma e zorres se irrituar
  14. Ushqime dhe pije, duke perfshire barna te caktuara dhe çajra bimore, alkool dhe kafeine.
  15. Perdorimi i antibiotikeve, te cilet mund te shqetesojne bakteret normale ne zorre.

SI MUND TA EGZAMINOJME RRITJEN E PERISTALTIKES INTESTINALE?

Ne rastet kur nuk dihet shkaku i levizjeve te shpeshta te zorreve(rrijes se peristaltikes intestinale), mjeku do t’ju pyese si me poshte:

  1. Si ka qene peristaltika kohet e fundit?
  2. Sa shpesh urinoni?
  3. Konsistenca e jashteqitjes (e ujshme ose jo)?
  4. Nese ka gjak perreth ose ne jashteqitje?
  5. Nese keni gjakderdhje nga rektumi?
  6. Nese keni ngerçe barku, dhimbje, ethe ose te vjella?
  7. Çfarë ushqimesh dhe pijesh konsumoni
  8. Nese kohet e fundit keni pasur ndonje ndryshim ne peshen tuaj?
  9. Medikamentet qe merrni?
  10. Nese dhe kur keni udhetuar(keni nderruar vend) kohet e fundit?

SI MUND TE TRAJTOHET KJO GJENDJE?

Rastet e lehta te diarrese mund te trajtohen me ilaçe pa recete si Pepto-Bismol, Imodium A-D dhe Kaopectate.
Keto jane ne dispozicion si lengje ose tableta. Ndiqni udhezimet ne paketim, per cdo pyetje qe mund te keni kontaktoni farmacisten ose mjekun tuaj.

Shenim: mos merrni ilaçe antidiarretike nese shkaku i dyshuar eshte nje infeksion bakterial ose parazite (simptomat perfshijne ethe ose jashteqitje te pergjakshme) sepse eshte e rendesishme qe te lejohen bakteret ose parazitet te dalin jashte sistemit tretes.

REFERENCAT

  1. American College of Gastroenterology (ACG) , https://gi.org/topics/hypermotility/
  2. National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (NIDDK) , https://www.niddk.nih.gov/health-information/digestive-diseases/functional-gastrointestinal-disorders/hypergastrointestinal-motility
  3. International Foundation for Gastrointestinal Disorders (IFFGD), https://www.iffgd.org/other-disorders/hypergastrointestinal-motility.html