Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

LEPTOSPIROZA

CFARE ESHTE LEPTOSPIROZA DHE DI PERHAPET AJO NE POPULLATE?

Leptospiroza eshte nje semundje e shkaktuar nga nje mikrob( bakter) qe quhet Leptospira.
Semundja mund te infektoj njerezit dhe kafshet dhe mund te shfaqet pas kontaktit me urinen e kafsheve te egra dhe shtepiake te infektuar me leptospiren, gjakut apo indeve te ketyre kafsheve.
Nje tjeter menyre infektimi per semundjen eshte edhe permes tokes,ujit dhe ushqimeve te infektuara me urinen e kafsheve te infektuara me mikrobin e leptospires. Po ashtu nese notoni ne pishina(me uj jo te paster/me klor) apo ujera te infektuara me leptospire po ashtu mund te infektohen.
Rastet e kesaj semundje jane shume te rralla. Kjo semundje mund te merret ne momentin qe keni nje lekure te demtuar,rruge per hyrjen e mikrobit ne organizem, ose mund te merret edhe nga goja,hunda apo syte. Asnjehere kjo semundje nuk transmetohet nga nje njeri tek nje tjeter.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ LEPTOSPIRA TEK NJEREZIT?

Simptomat e leptospirozes perfshijne :

  • temperature te larte
  • dhimbje koke
  • ethe dhe te dridhura
  • dhimbje muskujsh
  • konjuktivit (sy të kuq)
  • diarre
  • te vjella
  • probleme me veshkat
  • probleme me melcine (te cilat mund te perfshijne verdhezen ose ikterin)
  • anemi
  • skuqje, megjithese kjo eshte e rralle.

Simptomat mund te zgjasin nga disa dite ne disa jave. Ka edhe raste ku kjo semundje ka marre edhe jete njerezish,por ato jane te rralla.
Ne disa persona, infeksioni mund te jete i bute dhe pa simptoma te dukshme.

SA KOHE I DUHET LEPTOSPIRES TE SHFAQI SIMPTOMAT NE ORGANIZEM?

Periudha e inkubimit (koha qe i duhet semundjes te shfaqi simptomat ) eshte zakonisht 10 dite nga infektimi per here te pare me mikrobin e leptospires. Megjithate ka edhe raste kur kjo periudhe mund te varioje nga 2-21 dite.

SI DIAGNOSTIKOHET INFEKSIONI I SHKAKTUAR NGA LEPTOSPIROZA?

Leptospiroza diagnostikohet nepermjet nje testi specifik per detektimin e antitrupave ne gjake. Mund te kerkohet edhe realizimi i hemokultures, analiza qe specifikon llojin e trajtimit ne baze te shkaktarit pergjegjes.

Nje infeksion i kaluar, i shkaktuar nga leptospiroza, eshte ne gjendje te japi nje imunitet ne organzem. Ky praktikisht do tju japi nje lloj mbrojtie apo nje mundesi qe infeksioni i dyte te kalohet me lehte.

CILI ESHTE TRAJTIMI QE KERKOHET TE ZBATOHET NE RAST TE NJE INFEKSIONI NGA LEPTOSPIROZA?

Antibiotiket e zgjedhur perfshijne :

  • penicilinen
  • streptomicinen
  • tetraciklinen
  • eritromicinen
    Dializa e veshkave mund te jete e nevojshme ne momentin kur kemi nje demtim te funksionit filtrues te veshhkave dhe nuk ka mundesi tjeter trajtimi per te.

KOMPLIKACIONET QE SHFAQ SEMUNDJA ?

  1. Demtim te veshkave deri ne deshtim te funksionit te saj.
  2. Meningit,inflamacion te cipave te trurit.
  3. Deshtim te funksionit te heparit(melcise).
  4. Detres respirator(veshtiresi ne frymemarrje).
  5. Ne rastin me te keq mund te kemi edhe humbje te jetes.

SI MUND TA PARANDALOJME NJE INFEKSION NGA LEPTOSPIROZA?

  • Mos notoni ose ecni ne perrenj, pellgje ose liqene me ujera te embla kur keni plage te hapura ne lekure. Kur notoni ne perrenj, pellgje ose liqene me ujera te embla, mos e mbani gojen hapur per te parandaluar pirjen e ujit.
  • Mos pini uje nga perrenjte, pellgjet ose liqenet pa e zier ose trajtuar kimikisht.
  • Kontrolloni folete e minjeve ne zonat perreth shtepise dhe vendit tuaj te punes.
  • Vishni doreza kur hidhni kafshe te ngordhura dhe kur nxirrni (pastroni) bagetine.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/leptospirosis.html

https://www.cdc.gov/leptospirosis/index.html#:~:text=Leptospirosis%20is%20a%20bacterial%20disease,have%20no%20symptoms%20at%20all.

https://www.webmd.com

https://www.avma.org

https://www.nhs.uk

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?