KUJDESI PER SYTE
Kujdesi per syte eshte shume i rendesishem, nese deshironi qe syte tuaj te funksionojne mire per nje kohe te gjate atehere i duhet kushtuar nje rendesi shume e madhe ushqimit, gjumit, menyres se jeteses dhe ekspozimit ndaj pajisjeve elektrike.
Ekspertet rekomandojne qe te vizitoni rregullisht nje oftamolog per te vezhguar çdo ndryshim ne shikimin tuaj dhe per te kapur çdo problem te mundshem ne kohe sa me te shpejte.
Perveç kesaj, ka disa gjera qe duhet te behen ne jeten e perditshme per te pasur nje shendet te mire te syve. Hulumtimet tregojne se per nje shendet te mire te syve tuaj ju duhet te hani ushqim te mire, te beni stervitjeve dhe te mbani syze dielli.
Megjithate, ka disa rekomandime se si duhet kujdesur per sy te shendetshem, te cilat do te mund ti shihni ne kete artikull.
DISA KESHILLA SE SI DUHET TE KUJDESEMI PER SYTE TANE!
- Vizitat e shpeshta te oftamologu (mjeku specialist i syve)
Per te pasur nje shendet te mire te syve, eshte mire qe te behen rregullisht kontrolle te oftamologu, per te pare nese keni probleme me shikimin.
Preferohet qe nje here ne vite te vizitoni mjekun per te kontrolluar nese gjendja e syve tuaj eshte e mire.
- Perdorni pikat e syve qe reduktojne alergjine.
Pikat e syve jane te preferuara ne rast se syri ka skuqje apo kruarje, por duhet kujdesur qe mos te perdoren çdo dite sepse mund te perkeqesohet problemi.
Prandaj rekomandohet qe te lexohet me kujdes udhezimi qe gjendet brenda paketimit te pikave te syrit dhe te perdorni ato ne baze te rekomandimit ose mund te pyesni farmacisten tuaj.
- Vendosni syzet e diellit
Eshte mire te mbani syze dielli pasi ato mbrojne syte nga rrezet ultravjollce. Kjo per shkak se ekspozimi ndaj rrezeve UV eshte i demshem, prandaj eshte mire te perdoren syzet, kapelet apo menyra te tjera per tu mbrojtur prej tyre.
- Flini aq sa duhet.
Koha e gjumit ka shume rendesi per shendetin e syve, kjo per shkak se gjumi i pamjaftueshem mund te lodh syte.
Prandaj eshte e preferueshme te flini 7 apo 8 ore gjume ne dite sepse shendeti i syve eshte me i mire.
- Ushtrohu rregullisht.
Ushtrimi i rregullt mund te ndihmoje ne parandalimin e semundjeve te tjera si diabeti.
Prandaj eshte mire qe te behen tri here ne jave nga 30 minuta ushtrime, per te zvogeluar semundjet e syrit.
- Vendosni kastraveca ne kapaket e syrit.
Vendosja e kastraveceve eshte e mire per te reduktuar enjtjen. Po ashtu eshte mire qe keto te perdoren 10-15 minuta para se te flini ne mbremje dhe te mbani mbi sy per 20 minuta.
- Kufizoni kohen e qendrimit para ekranit te kompjuterit, tabletit dhe telefonit.
Padyshim qe qendrimi ne pajisjet elektronike mund te demtoje syte, duke shkaktuar tendosje te syve dhe tharje te tyre.
Kesisoj eshte e rendesishme te kufizohet koha e qendrimit ne ekranet e kompjuterit, te pushoni gjate kohes qe beni detyrat tuaja dhe te mbani distance kur jeni duke qendruar ne kompjutere.
- Punoni dhe lexoni ne zona te ndriçuara.
Nese punoni apo lexoni ne vende me dritë te zbehte kjo mund te shkaktoje tendosje te syve, por jo t’i demtoje syte tuaj. Megjithate kjo i ben njerezit te ndihen me te lodhshem, prandaj eshte e rendesishme te zgjidhni vendin me te ndriçuar ndersa punoni.
- Ushqehuni shendetshem.
Duhet kujdesur qe ushqimet te cilat i konsumoni te permbajne vitamine C dhe E, zink, acide yndyrore omega 3 dhe te tjera te shendetshme.
Ushqimet qe permbajne vitamine E jane: farat, arrat dhe vajrat bimore,etj. Ushqimet qe permbajne vitamine C jane: luleshtrydhet, brokolit, specat , portokallit dhe lakrat. Ndersa mishi i viçit, derrit , kikiriket dhe bishtajoret duhet konsumuar sepse permbajne zink.
Ekspertët kane vleresuar se karrota eshte shume e mire per shendetin e syve.
SI DUHET TE VEPRONI PER TE MBROJTUR SYTE NGA EKRANET ELEKTRONIKE?
Per te mbrojtur syte:
- Sigurohuni qe syzet tuaja ose lentet e kontaktit te marra me recete nga mjekut te jene te sipas problemit tuaj dhe te mira per shikimin ne ekranin e kompjuterit.
- Nese tendosja e syve nuk largohet, bisedoni me mjekun tuaj per syzet. Vendosni ekranin ne menyre te atille qe syte tuaj te jene ne nivel me pjesen e siperme te monitorit. Kjo ju lejon te shihni poshte ne ekran.
- Mundohuni te shmangni rrezatimin nga dritaret dhe dritat. Perdorni nje ekran anti-reflektim nese eshte e nevojshme.
- Zgjidhni nje karrige te rehatshme, mbeshtetese. Vendoseni ate ne menyre qe kembet tuaja te qendrojne shesh ne dysheme.
- Nese syte tuaj jane te thate, qendroni sa me larg kompjuterit.
- Beni nje pushim per te clodhur syte çdo 20 minuta. Shikoni 20 metra larg per 20 sekonda. Ngrihuni te pakten çdo 2 ore dhe beni nje pushim 15-minutesh.
REFERENCAT
American Academy of Ophthalmology – Eye Health Tips: https://www.aao.org/eye-health/tips-prevention
National Eye Institute (NEI) – Eye Safety: https://www.nei.nih.gov/learn-about-eye-health/healthy-vision/eye-safety
Mayo Clinic – Eye Care: https://www.mayoclinic.org/healthy-lifestyle/adult-health/in-depth/eye-care/art-20047152
American Optometric Association (AOA) – Eye Care: https://www.aoa.org/patients-and-public/caring-for-your-vision