Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Konjuktiviti te femijet e vegjel

Nje teme kjo e sotmja qe doja ta ndaja me ju ne lidhje ato syte e kuq qe gjithsecili nga ju e ka vene re te femijet tuaj here pas here. Me teper e prekur eshte ajo pjesa e bardhe e syrit qe duket “gjak i kuq” si me thone shume here pacientet e mi.

Pikerisht kjo pjese e prekur qe duket e kuqe quhet konjuktiva. Kjo zone eshte a pasur me ene gjaku, te cilat zgjerohen si pasoje e inflamimit. Dhe ky zgjerim enesh gjaku jep pamjen e konjuktivitit.

Paraqitja e skuqur edhe pse alarmante, ne shumicen e rasteve nuk eshte. Megjithate, nje vezhgim i vemendshem i ecurise se skuqjes do ju ndihmonte te parandalonit probleme me serioze dhe te vendosni kur duhet ta coni te mjeku.

Shkaktaret me te shpeshte te konjuktivitit

1. Alergjia eshte shkaku me i shpeshte te femijet. Kjo sepse natyra e femijes eshte te preke cfaredo e pastaj te preke syrin. Ndonjehere mund te hape/kape produkte kozmetike apo te tjera te cilat mund te shkaktojne irritim te syrit. Pastaj femija i vogel nuk eshte i afte te ruaje veten gjate ekspozimit ne pluhura, ere, apo ndaj irritanteve te tjere duke shkaktuar irritim te syrit, e rrjedhimisht konjuktivit alergjik.

2. Viruset gjithashtu jane te shpeshta pasi femijet jane me te prekur nga gripi stinor apo viroza te tjera. Sidomos kjo eshte e vertete nese femija ka qene ne kontakt me persona te tjere qe kane konjuktivit. Gjate ecurise se ketyre semundjeve mund te preket syri dhe femija gdhihet me sy te skuqur. Si fillim eshte njeri sy, pas 3 ose 5 ditesh, preket dhe syri tjeter.

Nese femija ka vizituar vende te populluara si pishinat apo lojrat e mbyllura, ka me teper shance per te infektuar me viruse. Ne pergjithsi kalojne vete, ne raste te renda mund te shkaktojne probleme me serioze.

3. Bakteret jane edhe keto shkaktare te skuqjes se syve, gjithashtu nese femija eshte ne kontakt me persona te tjere te semure. Paraqitja e syve ne kete rast pervec skuqjes, eshte me shtim te lotit dhe me gleba. Femija zgjohet me kapaket e syve te mbyllur nga glebat.

Mjekimi

Ne pergjithsi, ne rekomandojme mjekimin simptomatik:
– Pastrim te mire te syve
– Mbajtjen paster te duarve te femijes dhe te kujdestarit te femijes

Ne rast te konjuktivitit alergjik, rekomandohet dhenia e shurupit me antihistaminik me permbajtje cetirizine, loratadine, desloratadine, etj.

Ndersa ne rastin e konjuktivitit viral, rekomandojme aplikimin e kompresave te ftohta. Personalisht rekomandoj kompresa me caj kamomili te filtruar. Dhe pastrim te mire te syve me caj kamomile te vaket.

Ne rastin e konjuktivitit bacterial, rekomandojme pastrimin me kompresa me kamomil te ngrohte ne menyre qe te zbuten e pastrohen glebat ne kapaket e syve. Pastaj perdorimi topikal i pikave me antibiotike por pa kortizonike.

Kohezgjatja e semundjes

Me shume kohe marrin konjuktiviti me natyre alergjike dhe virale per tu permiresuar ndersa ai bakterial, permiresimi duket me heret.

Ne pergjithsi ecin mire, ne raste te rralla mund te shkaktojne probleme me serioze. Prandaj ajo qe ju keshilloj prinderve eshte te vezhgoni me kujdes femijen tuaj, me te gjitha shqetesimet qe kane dhe ndryshimet ne sy.

 

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini , M.B.B.S., MMedSc Mjek Familje Detaje te Edukimit 2006 , Mjek i Pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise Tirane 2011, Master i Shkencave Mjesore, Fakulteti i Mjekesise, University of Malaya, Malaysia Pjesmarres ne shume Aktivitete Akademike e Trajnime Mjekesore Brenda dhe Jashte vendit. 2007 - deri tani Urdheri i Mjekut te Shqiperise Mars 2010 - deri tani Anetar i Shoqates Malejziane te Parazitologjise dhe Mjekesise Tropikale. Korrik 2024 - tani Anetar i European General Practice Research Network

Follow Me