Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KOLLA

CFARE ESHTE KOLLA?

Kolla eshte nje refleks natyror, eshte menyra e trupit per te larguar mikrobet nga rruget e siperme dhe te poshtme te frymemarrjes. Kolla ndihmon trupin tuaj te sherohet dhe te mbrohet kundrejt mikrobeve qe tentojne te futen ne rruget e frymemarjjes.

Ka shume klasifikime per kollen.

  1. Sa kohe ka personi qe vuan nga kolla?
    Kolle akute, fillon papritur dhe zgjat 2 deri ne 3 jave.
    Kolla subakute, eshte ajo kolle qe ngel keni kaluar nje infeksion dhe zgjat 3 deri ne 8 jave.
    Kolla kronike, zgjat me shume se 8 jave.
    Kolla refraktare, eshte nje kolle kronike qe nuk i eshte pergjigjur trajtimit.
  2. A shoqerohet kolla me sekrecione(mukus)?
    Nje kolle produktive, nje kolle e lagesht dhe prodhon gelbaze.
    Nje kolle jo-produktive, nje kolle e thate dhe nuk ka gelbaze.
  3. Cfare tingujsh leshon pacienti ndersa kollitet?
    Kolle therese, eshte nje infeksion i mushkerise qe shkakton nje kolle me zhurme shume te madhe.
    Kolle lehese, eshte nje zhurme si e lehura e nje qeni.
    Kolle si fishellime, tregon se keni bllokim te rrugeve te frymemarrjes dhe mund te tregoje nje ftohje, semundje kronike apo nje astem.
  4. Ne cfare momenti te dites pacienti kollitet me shume?
    Kolle gjate dites.
    Kolle gjate nates.
  5. Kolle me te vjella.
    Kjo ndodh shpesh me femijet. Ata kolliten aq fort sa gelltisin ndonjehere edhe te vjellat ne rruget e frymemarrjes.

KUSH MUND TE JENE SHKAKTARET E MUNDSHEM TE FILLIMIT TE NJE KOLLE?

Ka disa faktore qe mund behen shkaktare te fillimit te nje kolle, sic jane:

  1. Konsumoni duhan apo lende narkotike.
  2. Vape(cigare elektrike).
  3. Keni semundje pulmonare kronike, si emfizem, bronkit apo astem.
  4. Keni alergji.
  5. Femijet, semuren shpesh, veçanerisht nese jane ne çerdhe ose shkolle.
  6. Infeksionet pulmonare, si e ftohura e zakonshme apo pertusis(kolla e mire).
  7. Problemet me sistemin tretes, p.sh refluksi gastrointestinal(kthimi i permbajties se stomakut ne goje) nxite kollen.

CFARE MUND TJU KERKOJE MJEKU TE DIJE NDERSA KRYENI NJE VIZITE PER KOLLEN?

Per te zbuluar shkaktarin e kolles suaj apo per te vleresuar sesa e rende eshte situata, mjeku do te beje nje vleresim te pergjithshem te shendetit dhe te kerkoje te beni disa analiza.
Si pjese te kontrrollit, mjeku do te kontrolloje shenjat jetesore, si temperaturen dhe numrin e frymëmarrjeve ne minute. Ata do te kontrollojne nivelin e oksigjenit ne gjak, analiza quhet astupograme, nje radiografi te gjoksit dhe nje spirometri.

Mjeku mund te kerkoje te dije edhe nese:

  • Nese perdorni ose keni perdorur duhan, lende narkotike, cigare elektrike?
  • Çfare lloj pune beni?
  • Sa kohe ka kolla qe ka filluar?
  • Si merrni fryme kur jeni duke pushuar dhe kur jeni duke punuar?
  • Nese kolla ju pengon te flini mire?
  • Cfare shfaqet kur kolliteni (gelbaze, gjak apo asgje)?
  • A perdorni ilace per ndonje semundje?
  • Nese keni shije te keqe ne goje?
  • Nese keni ere te keqe ne goje dhe nuk largohet?
  • Nese keni dhimbje, veçanerisht ne fytyre?
  • Nese keni humbur peshe kohet e fundit ndersa ka filluar kolla?

SI MUND TA QETESOJME KOLLEN?

  1. Pini shume lengje(cajra apo lengje frutash) apo te perdorni nje lageshtues ose avullues per te qetesuar fytin e irrituar dhe per te liruar mukozat. Pini pak mjaltë para gjumit. Studimet tregojnë se gjerat e embla mund te ndihmojne ne lehtesimin e kolles. Megjithate, mos u jepni mjalte femijeve nen 12 muajsh sepse ka nje rrezik per te zhvilluar alergji.
  2. Ju mund te provoni ilaçe pa recete qe permbajne gjithashtu perberes qetesues natyral si aloe ose mentol.
  3. Ka disa menyra edhe per te qetesuar kollen me sekrecione. Kolla me sekrecione te trash kerkon perdorimin e atyre qe quhen “ekspektoran”, per daljen e mukusit jashte.
    Nëse keni rrjedhje te ujshme te hundeve, mund te perdorni solucion fiziologjik me pika. Nese keni kolle me temperature ose gulçima, duhet te kontrrolloheni tek mjeku juaj.
    Nuk eshte shume e keshillueshme te perdorni barna per frenimin e kolles sepse kolla konsiderohet si nje mekanizem mbrojtes per pastrimin e mushkreive dhe mos u jepni ilaçe per kollen apo per ftohjen femijeve nen 4 vjeç pa vizite tek mjeku.
  4. Ka disa alternativa per te qetesuar edhe kollen e thate, si per shembull duke perdorur karamele per fytin te blera ne farmaci, perdorimi i cajrave te ngrohte(jo te nxehte) apo lengjeve te ndryshme.
  5. A duhet te perdorim antibiotike kur kemi kolle?
    Zakonisht, jo. Kjo per shkak se shumica e kolles shkaktohen nga infeksione virale si ftohja ose gripi dhe do te permiresohen brenda nje jave pa perdorur ilace. Antibiotiket veprojnë vetem ne infeksionet e shkaktuara nga bakteret. Nese kolla nuk permiresohet pas nje jave, shkoni per nje vizite tek mjeku per t’u siguruar qe shkaku nuk eshte nje semundje bakteriale si nje pneumoni. Nese eshte keshtu, mund t’ju duhet nje antibiotik.
  6. Kollitjet nga Alergjite dhe Astma.
    Alergjite mund t’ju bejne te teshtitni, kolliteni ose te dyja. Nje ilaç antihistaminik mund te ndihmoje.
    Nese keni kolle me fishkellima, pra tingellon si fishkellime, mund te keni astme dhe duhet patjeter te shkoni per vizite tek mjeku.
  7. Nese kolla juaj shkaktohet nga duhanpirja, ju keni me shume predispozite te kolliteni me shume ne mengjes.
    Ndonjehere tymi irriton rruget e frymemarrjes dhe shkakton inflamacion qe kthehet ne bronkit. Mund te jete gjithashtu nje shenje paralajmëruese e kancerit te mushkerise. Shikoni mjekun tuaj nese kolliteni me gjak ose nese nje kolle e re nuk largohet pas 1 muaji.
  8. Duhet te keni kujdes edhe nga problemet gastrike.
    Nese kolla juaja zgjat me shume se 8 jave, ajo mund te shkaktohet edhe nga refluksi i acidit te stomakut.
    Per kete problem duhet te drejtoheni tek nje mjek gastrohepatolog.

REFERENCAT

  1. Mayo Clinic – Chronic Cough (Kollë e qëndrueshme): Në këtë faqe, Mayo Clinic ofron informacion të detajuar për shkaqet, diagnostikën dhe trajtimin e kollës së qëndrueshme. Mund ta gjeni në: https://www.mayoclinic.org/symptoms/cough/basics/definition/sym-20050846
  2. WebMD – Coughing: Causes, Symptoms, and Treatments (Kollë: Shkaqet, simptomat dhe trajtimet): WebMD ofron një shqyrtim të gjerë të kollës, duke përfshirë shkaqet e mundshme, simptomat dhe mënyrat e trajtimit. Mund ta gjeni në: https://www.webmd.com/cold-and-flu/cough-relief-12/cough-causes
  3. National Health Service (NHS) – Cough (Kollë): NHS ofron një artikull të shkurtër që përmbledh shkaqet e mundshme të kollës dhe ofron këshilla për trajtimin e saj. Mund ta gjeni në: