Kolesteroli i larte dhe ushqimet
Kolesteroli eshte nje substance yndyrore ne trajte dylli, shume ngjitese, qe prodhohet ne kushte normale nga melcia dhe qe gjendet ne gjak. E megjithate pavaresisht se nje pjese e saj prodhohet nga melcia, nje pjese tjeter e saj merret edhe nga ushqimet qe ne hame cdo dite.
Ashtu sic edhe e kemi permendur me pare ne “Vlerat Normale te Kolesterolit ne Gjak”, kjo lloj yndyre nuk eshte e padobishme ne trup sepse ajo kryen nje sere rolesh shume te rendesishme, si ne prodhimin e disa hormoneve, vitamines D, etj.
Ne momentin qe vlerat e kolesterolit rriten atehere kemi nje problem dhe duhet te kujdesemi qe ti rikthejme nivelet e kolesterolit ne vlerat normale.
Kush jane disa nga shkaqet e kolesterolit te larte ne gjak lidhur me ushqimin?
Disa nga shkaqet e kolesterolit te larte jane:
- Konsumi i tepruar i yndyrnave te ngopura (te pashendetshme), te tilla si: ushqimet e skuqura, mishi me shume dhjam, gjalpi, vaji i palmes, byreku, etj.
- Konsumi i paket i yndyrnave te pangopura (shendetshme), te cilat luajne nje rol shume te rendesishem ne rritjen e HDL ose kolesterolit te mire. Ushqime te tilla do te permendim: avokadon, arrat, vajin e ullirit, farerat e bimeve, vajin e peshkut,etj.
- Konsumi i paket i ushqime qe kane fibra lehtesisht te tretshme, si: perimet, frutat, dritherat, bishtajoret,etj.
- Mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha, obeziteti.
- Pirja e duhanit.
- Pirja e alkoolit.
- Faktori gjenetik, sic mund te quhet ndryshe edhe si hiperkolesterolemia familjare.
- Semundje nga te cilat pacienti vuan prej nje kohe te gjate, si: semundje te veshkave, semundje te melcise, hipotiroidizmi, diabetiket, pacientet qe vuajne nga tensioni i larte, etj.
Si ndikon ushqimi i mire ne nivelet e kolesterolit?
Ushqimet qe ne konsumojme dhe jeta aktive, duke bere ushtrime fizike, mund te ndihmojne ne uljen e kolesterolit ne gjak dhe parandalimin e semundjeve qe shkaktohen prej tij.
Sipas zbulimeve me te fundit ne mjeksi per te ulur nivelet e kolesterolit ne gjak, mbajtien e tij ne vlera normale me vone, eshte shume e rendesishme te ushqeheni shendetshem. Kjo do te thote te konsumoni nje shumellojshmeri te ushqimeve te freskta, te paperpunuara (fruta, perime, etj) dhe te ulni konsumin e ushqimeve te perpunuara (ushqimet e konservuara, patate te skuqura, embelsirat, pijet me gaz, etj).
Permbajuni nje diete te larmishme dhe te shendetshme, njekohesisht provoni keto keshilla per t’ju ndihmuar te kontrrolloni nivelet e kolesterolit ne gjak.
- Ju duhet te ndiqni nje ushqyerje te shendetshme, qe fokusohet ne ngrenien e ushqimeve kryesisht me baze bimore. Ngrenia e me shume ushqimeve me baze bimore si perimet, bishtajoret, frutat, dritherat, arrat dhe farat jane te mira edhe per shendetin e zemres.
Perfshini bishtajore (qiqrat, thjerrezat, bizele, etj) dhe fasulet (te llojeve te ndryshme) ne dieten tuaj te pakten dy vakte ne jave. Kontrolloni ushqimet qe konsumoni dhe zgjidhni ato qe kane permbajtie te paket te kripes.
Zgjidhni te konsumoni buke integrale, drithera, makarona, oriz. - Konsumoni arra bio, jo te paketuara, dhe fruta te fresketa (idealisht dy vakte fruta çdo dite).
Perdorni avokado, gjalp kikiriku, vaj ulliri, arra qe kane yndyrna te pangopura dhe te shendetshme ne vend te atyre te bera me yndyra te ngopura (te tilla si gjalp, vaj kokosi, etj).
Perdorni vajra te shendetshem per gatim, si vaj luledielli, soje, ulliri, susami dhe kikiriku. - Konsumoni peshk 2-3 here ne jave.
- Duhet te tregoni kujdes me numrin e vezeve qe konsumoni gjate dites. Shumica e njerezve nuk kane problem me numrin e vezeve qe konsumojne, por njerezit me kolesterol te larte, diabet dhe semundje te zemres nuk duhet te konsumojne me shume se 7 veze ne jave.
- Zgjidhni te konsumoni mish pa yndyre (si per shembull mishi i shpendeve, i pules, etj) dhe ulni perdorimin e mishit te kuq.
- Zgjidhni qumesht, kos dhe djathe me sasi te reduktuar te yndyres.
- Kufizoni ose shmangni mishin e perpunuar, duke perfshire salcice dhe ushqime te tjera (te tilla si proshute,sallam, etj).
Me poshte do te paraqesim disa nga yndyrnat te cilat duhet ti shmangim nga dieta jone!
Ushqimet e pasura me yndyrna te ngopura (te pashendetshme) jane :
- Mish i perpunuar (si proshute, salcice dhe sallam)
- Ushqime te shpejta, te skuqura.
- Ushqime te perpunuara (te tilla si biskota dhe embelsira)
- Ushqime te gatshme (te tilla si hamburger dhe pica)
- Vaj kokosi
- Vaj palme (shpesh i quajtur vaj vegjetal)
- Gjalpi
- Pastat dhe akulloret
Me poshte do te paraqesim disa nga yndyrnat te cilat duhet te kemi kujdes ti marrim cdo dite!
Ushqimet me permbajtie yndyrnash te pangopura (te shendetshme) jane :
- Vaji i sojes, lulediellit, ulliri apo margarines te bere nga keto vajra.
- Konsumi i arrave.
- Konsumi i avokados
- Konsumi i peshkut dhe i vajit te peshkut .
- Farat e susamit.
- Fara liri dhe fara chia.
Referencat
https://www.betterhealth.vic.gov.au/health/conditionsandtreatments/cholesterol-healthy-eating-tips
https://www.nhs.uk/conditions/high-cholesterol/how-to-lower-your-cholesterol/