Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Keshilla dhe strategji se si te perballoni ankthin dhe stresin!

Shume prej nesh po perballen me veshtiresi stresuese, derrmuese dhe qe shkaktojne emocione te forta tek te rriturit dhe femijet. Distancimi fizik, mund te na bejne te ndihemi te izoluar dhe te vetmuar dhe kjo mund te rrisi stresin dhe ankthin.

Pas nje ngjarjeje traumatike, njerezit mund te kene reagime te forta per nje kohe te gjate. Mesimi i menyrave te shendetshme per te perballuar apo marrja e kujdesit dhe mbeshtetjes se duhur mund te ndihmoje ne reduktimin e ndjenjave dhe simptomave stresuese.

Simptomat mund te jene fizike ose emocionale. Reagimet e zakonshme ndaj nje ngjarjeje stresuese mund te jane:

  • Mosbesim.
  • Ndjenjat e frikes, tronditjes, zemerimit, trishtimit, shqetesimit, mpirjes ose zhgenjimit.
  • Ndryshime ne oreks, energji e ulet.
  • Veshtiresi per te fjetur ose makthe.
  • Dhimbje koke, dhimbje trupi, probleme me stomakun, skuqje te lekures.
  • Perkeqesimi i problemeve kronike shendetesore.
  • Perkeqesimi te problemeve te shendetit mendor.
  • Rritja e perdorimit te duhanit, alkoolit dhe substancave te tjera.

Kush jane disa menyra te shendetshme per te perballuar stresin?

Te ndiheni jo mire emocionalisht dhe nervoze ose te keni probleme me gjumin dhe te ngrenit mund te jene te gjitha reagime normale ndaj stresit.

Ketu jane disa menyra te shendetshme per te perballuar stresin:

  • Beni pushime nga shikimi, leximi ose degjimi i lajmeve, perfshire ato ne mediat sociale.
    Eshte mire te jesh i informuar, por te degjosh vazhdimisht per ngjarjen traumatike mund te jete shqetesuese. Merrni parasysh kufizimin e lajmeve, shkeputjen nga telefoni, televizori dhe kompjuterit per nje kohe te shkurter kohë.
  • Kujdesu per veten.
    Ushqehuni shendetshem, beni aktivitet fizik, flini mjaftueshem dhe jepini vetes nje pushim nese ndiheni te stresuar.
    Shmangni perdorimin e tepert te alkoolit, duhanit dhe substancave narkotike.
  • Gjeni kohe per t’u çlodhur. Mundohuni te qendroni te perfshire ne gjera qe ju pelqejne dhe ju bejne te lumtur.
  • Flisni me te tjeret. Flisni me njerezit qe ju besoni per shqetësimet tuaja dhe se si ndiheni. Ndani problemet tuaja, si po ndiheni dhe si po perballeni me to , per shembull me prindin, nje mik, etj.
  • Shmangni drogen dhe alkoolin. Keto mund te duken se ndihmojne, por mund te krijojne probleme shtese dhe te rrisin stresin tek ju.
  • Te kuptoni kur keni nevoje per ndihme te specializuar. Nese problemet vazhdojne ose jeni duke menduar ti beni keq vetes, bisedoni me nje psikolog, punonjes social ose mjek.

Si ti ndihmojme vecanerisht te rinjte te perballojne stresin dhe ankthin?

Femijet dhe te rinjte shpesh luftojne se si te përballen me stresin. Te rinjte mund te mbingarkohen emocionalisht kur stresi lidhet me nje ngjarje traumatike, si një fatkeqesi natyrore, humbje familjare ose dhune ne familje apo tek miqte e afert te tyre.
Prinderit mund te ndermarrin masa per te siguruar stabilitet dhe mbeshtetje, ne menyre qe ti ndihmojne te rinjte te ndihen me mire.
Biseda me femijet tuaj per keto probleme mund te ndihmoje ne krijimin e nje mjedis me te qet tek to. Veshtroni se çfare shohin dhe degjojne femijet per ngjarjet stresuese qe ndodhin ne jeten e tyre.

Ketu jane disa sugjerime per t’i ndihmuar femijet te perballen me stresin:

  1. Mbani nje rutine normale.
    Ndihmoni femijet tuaj per t’u zgjuar, per te fjetur dhe per te ngrene vaktet ushqimore ne kohe te rregullta sepse u jep atyre nje ndjenje sigurie.
  2. Flisni, degjoni dhe inkurajoni femijet tuaj te shprehen.
    Degjoni mendimet dhe ndjenjat e femijes tuaj dhe ndani disa nga mendimet tuajat. Pas nje ngjarjeje traumatike, eshte e rendesishme qe femijet te ndjejne se mund te ndajne ndjenjat e tyre dhe qe ju te kuptoni friken dhe shqetesimet e tyre.
  3. Shikoni dhe degjoni nga te tjeret.
    Jini vigjilente per çdo ndryshim ne sjellje. Çdo ndryshim ne sjellje mund te jete shenja se femija juaj ka probleme dhe mund te kete nevoje per mbeshtetje.
    Ngjarjet stresuese mund te dobesojne ndjenjen e sigurise tek femija dhe ju duhet te jeni aty per ta mbeshtetur.
  4. Flisni me personat qe e rrethojne femijen tuaj.
    Flisni me prinderit e tjere dhe mesuesit e femijes suaj per menyrat per ta ndihmuar femijen tuaj te perballet me ndryshimet ne jete. Shpesh eshte e dobishme per prinderit, shkollat dhe profesionistet shendetesore qe te punojne se bashku per mireqenien e te gjithe femijeve ne periudha stresuese.

Keshilla per femijet dhe adoleshentet!

Pas nje ngjarjeje traumatike eshte normale te ndiheni te shqetesuar per sigurine tuaj, edhe nese nuk keni qene te perfshire drejtperdrejt, mund te shqetesoheni se kjo lloj ngjarje mund t’ju preke nje dite.
Pikerisht per keto probleme mund te ndiqni keshillat e meposhtme:

  • Flisni dhe qendroni te lidhur me te tjeret.
    Biseda me dike te cilit i besoni mund t’ju ndihmoje te kuptoni me shume.
  • Kujdesu per veten. Mundohuni te flini shume, te hani siç duhet, te ushtroheni dhe te mbani nje rutine normale.
  • Beni kujdes kur perballeni me nje burim te madh informacioni. Fotografite dhe tregimet per nje fatkeqesi mund te rrisin shqetesimin dhe ndjenjen e stresit. Pushimet nga lajmet, interneti dhe bisedat rreth fatkeqesive mund t’ju ndihmojne te qetesoheni.

REFERENCAT

https://www.cdc.gov/violenceprevention/about/copingwith-stresstips.html

https://adaa.org/tips

https://www.healthline.com/nutrition/16-ways-relieve-stress-anxiety

https://www.nhs.uk/mental-health/self-help/guides-tools-and-activities/tips-to-reduce-stress/