Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI KOLOREKTAL

KANCERI KOLOREKTAL

CFARE ESHTE KANCERI KOLOREKTAL?

Kanceri kolorektal eshte ajo lloj karcinome qe prek kolonin, rektumin ose te dyja se bashku .Koloni dhe rektumi jane organe pjese te sistemit gastrointestinal ( G-I ). Ne shumicen e rasteve nga ato te marra ne studim, eshte pare se kjo lloj karcinome ka nje ecuri te ngadalte te zhvillimit te saj , ku do te duhen disa vite qe ajo shfaq simptomat e saj te para . Kanceri i kolonit dhe i rektumit kane shume vecori te perbashketa dhe si rrjedhoje ajo shpesh referohet si kanceri kolorektal. Shumica e karcinomave kolorektale fillojne si polipe. Polipet kolorektale jane struktura ovale, te vogla ,te ngritura mbi siperfaqe e brendshme te zorres dhe kane nje rrisk te shtuar per tu kthyer ne kancerogjne. Kanceri kolorektal eshte nje nga tre llojet e karcinomave me shpesh te hasura si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat . Po ashtu nje nga dy karcinomat me vdekjeprurese ne amerike si tek burrat ashtu edhe tek grate .

Sipash nje studimi te bere ne Illinois ,cdo vit rreth 6600 persona diagnostikohen me kancer kolorektal dhe 2400 nderrojne jete cdo vit prej tij. Teset depistuese ( screening ), sic eshte edhe kolonoskopia, eshte nje nga menyrat me te mira se si mund te parandalohet kanceri kolorekta ( pra ndjekia e afert e polipeve ). Pasi diagnostikimi i hersem i semundjes eshte me lehte i trajtueshe .

Faktet: Sipas te dhenave nga “Regjistri Shteteror i Kancerit ne Illinois” ne 2017, rreth 3201 raste te reja te kancerit kolorektal u diagnostikuan te meshkujt dhe 2872 raste te tjera tek femrat. Nga keto raste jane shenuar 1146 vdekje te meshkujt dhe 1077 te femrat.

CILET JANE SHKAKTARET DHE FAKTORET ETIOLOGJIK QE PREDISPOZOJN ZHVILLIMIN E KANCERIT KOLOREKTAL?

Shkaktaret kryesor te zhvillimit te kancerit kolorektal nuk jane ende qartesisht te njohur. Disa faktore rrisku qe iniciojne zhvillimin e patologjis jane :

  1. Historia familjare per kancer kolorektal .

Nese keni nje histori familjare pozitive per kancer kolorektal , te tille si: prinder,moter,vella,femije, atehere rrisku per te pasur kete lloj karcinome rritet .

  1. Prejardhja etnike.

Hebrenjte me origjine nga Europa Lindore kane nje shkalle me te larte rreziku per te zhvilluar kancer te kolonit apo te rektumit.

  1. Kanceri kolorektal i kaluar me pare.

Nese nje paciente ka qene i prekur nga kanceri kolorektal dhe fatmiresisht eshte sheruar prej tij , lloje te tjera karcinome mund te zhvillohen ne kete segment te traktit tretes.

  1. Polipet.

Polipet jane te zakonshme tek ato pacient me moshe me te madhe se 50 vjec dhe mundesia qe ato te kthehen ne kanceroze eshte shume e madhe .Polipoza familjare , nje patologji e trashegueshme , mund te behet shkak per formimin e nje numri te madh te polipeve ne rektum apo ne kolon .Duhet pasur shume kujdes pasi vetem nese kjo situate trajtohet mund te mos kemi formimin e nje karcinome,pasi pothuajse te gjitha llojet e polipeve kane tendencen te kthehen ne kancerogjene .

  1. Patologji te tjera qe mund te prekin zorret.

Patologji te tilla si Koliti Ulceroz apo Morbus Crohn rritin rrezikun per zhvillimin e kancerit kolorektal .

  1. Mosha.

Kanceri kolorektal eshte me shpesh i hasur tek ato persona me moshe me te madhe se 50 vjec dhe rreziku rritet me rritjen e moshes .

  1. Dieta.

Nje diete ushqimore me sasi te medha yndyrnash , sidomos ato shtazore , mund te rrisin mundesin e prekjes nga kancerit kolorektal.

  1. Mungesa e aktivitetit fizik.

Personat me nje shkalle aktiviteti fizik te ulet kane me shume mundesi te preken nga kjo semundje .

  1. Duhanpirja.

Personat qe jane duhanpires, jane 30-40 % me te rriskuar per tu prekur nga kjo semundje se personat jo duhanpires .

  1. Alkooli.

SIMPTOMAT E KANCERIT KOLOREKTAL

Ne pjesen me te madhe te rasteve nuk ka pothuajse asnje simptome , e cila mund te filloje ne stadet e hershme te semundjes . Ne momentin qe ato jane prezente , me se shumti do te dallojme keto simptoma :

  1. Ndryshime ne zakonet (menyren e funksionimit) e zorres.
  2. Diarre,konstipacion,ose ndjesia e mos zbrazies se plote te zorres .
  3. Prezenca e gjakut ne jashteqitje ( ai mund te jete gjak i kuq ose gjak me ngjyre te erret).
  4. Reduktimi i mases fekale te nxjerre nga trupi .
  5. Diskomfort (parehati) abdominal, fryrje te barkut .
  6. Dhimbje gjate nxjerries se gazrave .
  7. Humbje e pashpjegueshme e peshes trupore .
  8. Lodhje e pazakonte, e pashpjegueshme.
  9. Nauze, te vjella.

Nje situate e tille me keto simptoma mund te vije edhe si rrjedhoje e patologjive te tjera vec kancerit kolorektal , prandaj rruga e duhur do te ishte kontakti me mjekun per vendosjen e nje diagnoze te sakte .

SI MUND TA PARANDALOJME ZHVILLIMIN E NJE KARCINOME KOLOREKTALE?

1.Realizimi i testeve depistuese (screening) pas moshes 45 vjec . Nese ju keni nje histori familjare pozitive per kancer kolorektal , polipe apo semundje te tjera inflamatore te zorreve atehere keto teste depistuese duhet te fillojne te kryhen para moshes 45 vjec.

2.Duhet te rrisni konsumimin e frutave , perimeve dhe dritherave . Nga ana tjeter duhet reduktuar konsumi i ushqimeve me shume kalori dhe yndyrna, duke shmangur po ashtu edhe mishin e kuq .

3.Duhet suportuar shtimi i aktivitetit fizik tek te gjithe personat padyshim, por vecanerisht kjo vlen per personat qe kane edhe faktor etiologjik predispozues .

4.Shmangni pirjen e duhanit.

Ne SHBA “Task Forca e Sherbimeve Parandaluese ” rekomandon keto teste per te kontrolluar mundesine e zhvillimit te kancerit kolorektal.

  1. HSgFOBT , Test i ndjeshem per zbulimin e gjakut okult ne fece ose FIT , Testi imunokimik fekal cdo vit .
  2. ADN-FIT i mases fekale cdo 1-3 vjet .
  3. Kolonografi, Tomografi e Kompjuterizuar cdo 5 vjet .
  4. Sigmoidoskopia fleksibile cdo 5 vjet .
  5. Sigmoidoskopia fleksibile cdo 10 vjet +FIT vjetore .
  6. Kolonoskopi cdo 10 vjet .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/colorectal-cancer.html

https://www.cancer.org/

https://www.cdc.gov/

https://www.clinicaltrials.gov/

https://www.fda.gov/

https://www.cancer.gov/types/colorectal/screening-fact-sheet

https://dph.illinois.gov/content/dam/soi/en/web/idph/files/publications/publicationsohpmillinois-colorectal-cancer-roundtable-poster-presentation-0.pdf

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?