Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I SYRIT

Kanceri i syrit eshte nje semundje malinje qe prek qelizat ne sy, duke perfshire cdo pjese te tij.
Kanceri i syrit fillon kur qelizat shumohen jashte kontrollit dhe formojne nje tumor. Tumoret mund te jene beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze). Ndryshe nga tumoret beninje, tumoret malinje mund te rriten dhe kanceri mund te perhapet ne te gjithe trupin tuaj.
Diagnostifikimi dhe trajtimi i hershem i kancerit te syrit shpesh mund te parandaloje perhapjen e tij ne pjese te tjera te trupit.

Ekzistojne disa lloje te ndryshme te kancerit qe prekin syte, duke perfshire:

  • Melanoma e syve.
  • Karcinoma e qelizave skuamoze.
  • Limfoma.
  • Retinoblastoma, nje kancer i femijerise.

Melanomat intraokulare(melanomat e syve) jane deri tani forma me e zakonshme e kancerit te syrit. Shumica fillojne ne pjesen e mesme te syrit tuaj ne nje strukture te quajtur koroidea.
Kanceri gjithashtu ndonjehere mund te zhvillohet ne indet qe rrethojne syrin tuaj ose te perhapet nga syte ne pjese te tjera te trupit, te tilla si mushkerite ose gjinjte.

SIMPTOMAT E KANCERIT TE SYVE

Kanceri i syrit jo gjithmone shkakton simptoma te dukshme dhe mund te merret vesh vetem gjate nje vizite rutine te syve.

Simptomat e kancerit te syrit mund te perfshijne:

  • Hijet, drita te forta ose linjat e tundura ne shikimin tuaj.
  • Shikim i turbullt.
  • Nje cope e erret ne syrin tuaj qe po behet me e madhe.
  • Humbje e pjesshme ose totale e shikimit.
  • Fryrje e njerit sy.
  • Nje gunge ne qepalle ose ne sy qe rritet ne madhesi.
  • Dhimbje ne ose rreth syrit tuaj, edhe pse kjo eshte e rralle.

Keto simptoma gjithashtu mund te shkaktohen nga semundje me te vogla te syve, keshtu qe nuk jane domosdoshmerisht nje shenje e kancerit. Sidoqoftë, eshte e rendesishme qe simptomat te kontrollohen nga nje mjek sa me shpejt te jete e mundur.

MELANOMA E SYRIT

Melanoma eshte kancer qe zhvillohet nga qelizat qe prodhojne pigmente te quajtura melanocite. Shumica e melanomave zhvillohen ne lekure, por eshte gjithashtu e mundur qe ato te ndodhin ne pjese te tjera te trupit, duke perfshire edhe syrin.

Melanoma e syve me se shpeshti prek kokerdhokun e syrit.
Mund te preke gjithashtu konjuktiven, shtresen e holle qe mbulon pjesen e perparme te syrit ose qepallen.

Cfare e shkakton melanomen e syve?

Melanoma e syve ndodh kur qelizat qe prodhojne pigmente ne sy ndahen dhe shumohen shume shpejt. Kjo prodhon nje copë indi te njohur si tumor.

Faktoret e rriskut per fillimin e kesaj semundje jane:

  • Njerzit me ngjyre te celur te syve, nese keni sy blu, gri ose jeshil, keni nje rrezik me te larte te zhvillimit te melanomes se syve krahasuar me njerezit qe kane sy kafe.
  • Njerezit e bardhe, melanoma e syve prek kryesisht njerezit e bardhe dhe eshte me e zakonshme tek ata me lekure te ndritshme .
  • Njerezit qe kane nishane te pazakonte, nese keni nishane me forme te çrregullt ose me ngjyre te pazakonte, jeni me te rrezikuar te prekni nga kanceri i lekures dhe melanoma e syve.
  • Ato qe ekspozohen ndaj rrezatimit ultraviole, ka disa prova qe sugjerojne se ekspozimi ndaj rrezatimit ultraviolet mund te rrise rrezikun e melanomes se syve.
  • Ekspozimi i tepert ne rrezet e diellit, kjo rrit rrezikun e kancerit te lekures dhe gjithashtu mund te jete nje faktor rreziku per melanomen e syve.

Rreziku i zhvillimit te melanomes se syve gjithashtu rritet me moshen, me shumicen e rasteve qe diagnostikohen tek njerezit ne te 50-at e tyre.

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI I MELANOMAVE TE SYRIT?

Nese mjeku juaj i pergjithshem dyshon se keni nje problem serioz me syte tuaj, ai do t’ju drejtojne tek nje mjek specialist i syve i quajtur okulist per nje vleresim te detajuar.

Nese edhe ata dyshojne se keni melanome te syrit, ata do t’ju referojne ne nje qender te specializuar per kancerin e syrit.

Egzaminimet qe do te kerkohen nese dyshohet se mund te keni melanome te syve jane:

  1. Nje ekzaminim i syve, per te pare strukturat e syve me me shume detaje dhe per te kontrolluar anomalite.
    Nje egzaminim me ultratinguj te syrit, nje sonde e vogel e vendosur mbi syrin tuaj te mbyllur perdor vale zanore me frekuence te larte per te krijuar nje imazh te brendshem te tij. Kjo i lejon mjekut te mesoje me shume rreth pozicionit te tumorit dhe madhesise se tij.
  2. Nje angiogram fluoreshein, ku imazhet e kancerit te dyshuar merren duke perdorur nje aparat special pasi me pare eshte injektuar lend kontrasti ne rrjedhen tuaj te gjakut per te nxjerre ne pah tumorin.

Nje gjilpere e holle mund te perdoret per te hequr nje moster te vogel te qelizave nga tumori (biopsia). Informacioni gjenetik ne keto qeliza analizohet per te dhene nje tregues te shanseve te perhapjes ose rikthimit te kancerit.

SI TRAJTOHET MELANOMA E SYVE?

Trajtimi per melanomen e syrit varet nga madhesia dhe vendndodhja e tumorit.
Trajtimi do te synoje te ruaje syrin e prekur aty ku eshte e mundur.

Trajtimet kryesore per melanomen e syve jane:

  1. Brakiterapia, pllaka te vogla te veshura me material radioaktiv qe futen prane tumorit dhe lihen ne vend deri ne nje jave per te vrare qelizat kancerogjene.
  2. Radioterapi e jashtme, nje makine perdoret per te drejtuar me kujdes rrezatimin ne tumor per te vrare qelizat kancerogjene.
  3. Operacion per heqjen e tumorit ose nje pjese te syrit, kjo mund te jete e mundur nese tumori eshte i vogel dhe ju ende keni pak shikim ne syrin tuaj.
  4. Heqja e syrit (enukleasimi), kjo mund te jete e nevojshme nese tumori eshte i madh ose keni humbur shikimin, syri perfundimisht do te zevendesohet me nje sy artificial qe perputhet me syrin tuaj tjeter.

Kimioterapia perdoret rralle per melanomen e syve, por mund te jete e pershtatshme per lloje te tjera te kancerit te syrit.

REFERENCAT

  1. National Cancer Institute (NCI) – Eye Cancer: https://www.cancer.gov/types/eye Kjo faqe e internetit është ofruar nga Instituti Kombëtar i Kancerit (NCI) dhe ofron informacion të detajuar për llojet e ndryshme të kancerit të syve, faktorët e rrezikut, diagnozën, trajtimin dhe shumë më tepër.
  2. American Cancer Society (ACS) – Eye Cancer: https://www.cancer.org/cancer/eye-cancer.html ACS është një organizatë joqeveritare që siguron informacionin më të ri dhe të verifikuar në lidhje me kancerin. Në faqen e tyre të internetit, ju mund të gjeni informacion të përgjithshëm për kancerin e syve, simptomat, trajtimin, si dhe resurse të tjera të dobishme.
  3. Mayo Clinic – Eye Cancer: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/eye-cancer/symptoms-causes/syc-20372365 Mayo Clinic ofron informacion të plotë dhe të kontrolluar nga profesionistët e kujdesit shëndetësor mbi kancerin e syve. Kjo faqe përfshin informacione rreth faktorëve të rrezikut, simptomave, diagnostikës dhe trajtimit të kancerit të syve.
  4. World Health Organization (WHO) – Eye Cancer: https://www.who.int/cancer/prevention/diagnosis-screening/eye-cancer/en/ WHO është një organizatë ndërkombëtare që merret me shëndetësinë publike. Në faqen e tyre të internetit, ata ofrojnë informacion mbi kancerin e syve, duke përfshirë faktorët e rrezikut, parandalimin, diagnostikën dhe trajtimin e tij.
  5. National Eye Institute (NEI) – Intraocular (Uveal) Melanoma: https://www.nei.nih.gov/learn-about-eye-health/eye-conditions-and-diseases/uveal-melanoma NEI është një institut i financuar nga Instituti Kombëtar i Syve (NIH) dhe fokusohet në kërkimin dhe mjekimin e sëmundjeve të syve. Në faqen e tyre të internetit, ata ofrojnë informacion specifik për melanomën intraokulare (uveal), një lloj të zakonshëm të kancerit të syve.