Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I LEKURES

KANCERI I LEKURES

CFARE ESHTE KANCERI I LEKURES?

Kanceri i lekures eshte nje nder karcinomat me te shpeshta dhe me te perhapura ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por edhe ne bote . Me shume se 90% e pacienteve te diagnostikuar me kancer te lekures kane shkaktar kryesor, te zhvillimit te semundjes, ekspozimin ndaj rrezeve te demshme te diellit .

Kanceri i lekures ndahet e ne dy grupe te medha :

  1. Melanocitar
  2. Jo-Melanocitar
  • Kanceri jomelanocitar i lekures . Ky lloj i kancerit te lekures eshte nje nder me te perhapurit e ketij lloji ,e ka origjinen nga qelizat bazale dhe ato skuamoze te lekures . Kanceri i lekures jo-melanocitar mund ta mari origjinen nga te gjitha llojet e qelizave te lekures pervec melanociteve .
  • Kanceri melanocitar i lekures . Ky lloj i kancerit te lekures eshte me pak i rastisur ne krahasim me ate jo-melanocitar , por eshte edhe me seriozi njekohesisht . Ai pothuajse gjithmone eshte i trajtueshem ne stadet e hershme te semundjes , por ka nje shkalle te madhe rreziku nese lihet i patrajtuar . Kjo per arsye te invadimit te kancerit ne pjes te tjera te organizmit .

Fakt: Numri i rasteve te reja me kancer te lekures dhe vdekjeve nga ai po rritet. Shkalla e vdekshmerise per melanomen eshte rritur me 44% qe nga viti 1973, ne SHBA . Sipas “Regjistrit te Kancerit ne Shtetin e Illinois,SHBA”, do te diagnostikoheshin ne vitin 2008, rreth 1900 raste te reja me melanome . Ne vitin 2008, numri i vdekjeve nga kanceri melanocitar i lekures ne kete vend arriti ne 360 te vdekur .

CILET JANE SHKAKTARET DHE FAKTORET E RRISKUT PER ZHVILLIMIN E KANCERIT TE LEKURES?

Karcinoma e qelizave bazale dhe skuamoze te lekures kane shkaktar kryesor ekspozimin ndaj rrezatimit ultraviolet ( UV ) te diellit . Ka edhe shume faktore te tjere , qe jane predispozues per zhvillimin e kesaj patologjie :

  1. Rrezatimi Ultraviolet ( UV )
    Ekspozimi ndaj ketij lloj rezatimi eshte nje nder shkaktaret kryesor te zhvillimit te kancerit te lekures . Shkaku kryesor eshte ekspozimi ndaj rrezeve te demshme te diellit, kabinave te rrezatimit ose te dyja .
  2. Rraca.
    Personat me nje ngjyre lekure te zbehte , me njolla jane me te rriskuar per zhvillimin e kesaj patologjie ne krahasim me afrikano-amerikanet me ngjyre lekure te erret. Personat me floke te kuqe ose bjonde jane shume te rriskuar po ashtu .
  3. Nishanet
  4. Historia familjare
    Personat me nje histori familjare pozitive per kancer te lekures jane me te rriskuarit . Pacientet te cilet kane pasur nje melanom ne lekure kane nje rrezik te shtuar per te zhvilluar nje tjeter melanome .
  5. Ekspozimi ndaj kimikateve
    Ekspozimi ndaj arsenikut apo insekticideve , rrit rrezikun per kancer jo-melanocitar te lekures.
  6. Rrezatimi
    Trajtimi i kancerit te lekures me ane te rrezatimit mund te behet shkak per per zhvillimin e nje tjeter karcinome jo-melanocitare te lekures .
  7. Gjinia
    Meshkujt jane me te rriskuar per zhvillimin e kanceri te lekures ne krahasim me femrat .
  8. Mosha
    Pothuajse me shume se 50% e te gjitha melanomave zhvillohen tek pacientet me shume se 50 vjec .

CILAT JANE SIMPTOMAT E KANCERIT TE LEKURES?

Kanceri i lekures ne me te shumten e rasteve nuk shfaq simptoma deri ne momentin qe ajo eshte mjaftueshem e madhe . Ne disa raste keto masa mund te gjakosin dhe mund te dhembin. Kanceri melanocitar i lekures mund te zhvillohet ne cdo pjes te lekures . Eshte shume e rendesishme te behet nje dallim mes nje melanome dhe nje nishani jo malinj . Ka nje rregull qe mundeson percaktimin nese nje nishan eshte malinj ose jo dhe ai quhet Rreguli ABCD .

Nese nje nishan ka karakteristikat e meposhtme , ai do te cilesohet si melanom :

A. Asimetria .
Nese njera gjysem e nishanit nuk perputhet me gjysmen tjeter.
B. Parregullsit kufitare .
Skajet ose buzet e nishanit jane jo te rregullta ose te dhembezuara .
C. Ngjyra .
Ngjyra e nishanit nuk eshte e njejte kudo . Ai mund te kete nje ngjyre te kuqe , kafe shume e erret , e zeze blu ose te bardhe
D. Diametri .
Nishani eshte me i gjere se rreth 1/4 e inchit.

Kanceri jomelanocitar i lekures zakonisht zhvillohet ne ato zona te lekures qe kane ekspozimin me te madh ne diell .

Karcinoma e qelizave bazale

Shpesh here ajo shfaqet si nje zone e sheshte, e forte, e zbehte ose si nje zone e vogel, e ngritur mbi lekure .Ato shpesh kane nje ngjyre roze ose te kuqe,jane te tejdukshme e me shkelqim. Por kjo lloj karcinome mund te manifestohet me hemoragji pas lendimeve te lehta . Nishane te tjera me permasa me te medha mund te formojne kore ne siperfaqe te tyre pas hemoragjis .

Kanceri me qeliza skuamoze

Ky lloj karcinome mund te shfaqet si nje e ngritur mbi lekure ( gunga ) qe eshte në rritje. Ajo shpesh manifestohet me nje siperfaqe te ashper ose si njolla te sheshta,me ngjyre te kuqe që rriten ngadalë.

SI MUND TA PARANDALOJME ZHVILLIMIN E KANCERIT TE LEKURES?

  • Shmangni ekspozimin ndaj rrezeve te demshme te diellit , sic jane UV apo cdo lloj tjeter rrezatimi . Duhet patjeter te eleminoni ekspozimin ne diell per nje kohe te gjate dhe pa perdorur kremra mbrojtes .
  • Ne rastet e ekspozimit te detyruar ne diell duhet patjeter te perdorni rroba me meng te gjata ,kapele me streh te madhe , etj.
  • Duhet te perdorni SPF , krem per mbrojtie nga rrezet e demshme te diellit . SPF duhet se paku te kete nje efekt mbrojtes minimal 15 . Ai aplikohet 20-30 min para ekspozimit ne diell dhe riaplikohet cdo 2 ore .
  • Mbani syze dielli .
  • Duhet te mbroni femijet nga rrezet e demshme te diellit . Pasi nese ne femijeri apo ne vitet e adoleshences personat zhvillojne djegie te medha te lekures , ka nje rrisk te madh qe ne te ardhmen te zhvillojne kancer te lekures .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/skin-cancer.html

https://www.cancer.org/

https://www.cancer.gov/types/skin

https://www.aad.org/

https://www.nhs.uk/conditions/non-melanoma-skin-cancer/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?