Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I GJIRIT

KANCERI I GJIRIT

Sipas Qendres se Kontrollit dhe Parandalimit te Semundjeve çdo vit ne Shtetet e Bashkuara ( SHBA ), diagnostikohen rreth 237,000 raste te kancerit te gjirit te femrat dhe rreth 2,100 te meshkujt. Rreth 41,000 gra dhe 450 burra ne SHBA vdesin çdo vit nga kanceri i gjirit. Rreziku i prekjes nga kjo semundje rritet me rritjen e moshes , tek grate kjo semundje diagnostokohet mesatarisht rreth moshes 61 vjec dhe te burrat ne moshen 60-70 vjec . Ne SHBA kanceri i gjirit eshte shkaktari i dyte i vdekjeve te grate pas kancerit Pulmonar .

Cfare eshte kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit eshte nje patologji qe ka te bej me formimin e disa qelizave jo normale ne indin e gjirit . Keto qeliza te cilat kane pesuar mutacion , nuk kane as ndertimin as funksionin e qelizave normale te indit te gjirit . Keto qeliza rriten ne numer dhe formojne masa tumorale ,te cilat mund te jene malinje ose beninje . Masat tumorale beninje zakonisht ngjasojne me qelizen prej nga e kane marre origjinen dhe quhen disi pozitive si rast . Ndersa masat tumorale malinje nuk ngjasojne me qelizen prej nga e kane marre origjinen dhe kane tendence te perhapen ne indet e gjirit duke u bere nje patologji jetkercenuese .

Cilat jane simptomat e kancerit te gjirit?

Njerez te ndryshem kane shenja apo simptoma te ndryshme te kancerit te gjirit . Disa te tjere nuk kane asnje simptome apo shenje ne fillimet e semundjes dhe e zbulojne ate ne nje kontroll mjeksor rutine . Disa shenja paralajmeruse te kancerit te gjirit jane :

  1. Prezenca e nje gunge ne ose afer gjoksit ose nen krah .
  2. Trashje ose enjtje e nje pjese te gjirit .
  3. Acarim ose gropezim te lekures se gjirit .
  4. Skuqje ose plasaritje te lekures ne zonen e thithave ose gjoksit.
  5. Terheqje e thithes se gjirit brenda ose dhimbje në zonen e thithesse gjirit .
  6. Rrjedhje nga thitha e gjirit te sekrecioneve te gjakut apo te tjera , perveç qumeshtit te gjirit, qe ndodh pa shtrydhur.
  7. Cdo ndryshim ne madhesine ose formen e gjirit .
  8. Dhimbje ne çdo zone te gjirit .
    Mbani ne mend se disa nga keto shenja paralajmeruese mund te ndodhin ne kushte te tjera qe nuk jane te kancerit te gjirit .

Cilet jane faktoret e rriskut per zhvillimin e kancerit te gjirit?

  1. Te qenit femer .
  2. Mosha e madhe .
  3. Te pasurit nje histori familjare te kancerit te gjirit .
  4. Lindja e nje femije ne moshe te madhe ose mos ushqyerja e femijes me qumesht gjiri .
  5. Fillimi i menstruacioneve para moshes 12 vjec ose perfundimi i menopauzes pas moshes 55 vjec .
  6. Pirja e alkoolit (me shume se nje pije ne dite)
  7. Duke mos bere ushtrime te rregullta fizike .
  8. Te qenit mbipeshe
  9. TE kaluarit te nje historie personale te kancerit te gjirit ose te disa semundjeve jo-kancerogjene te gjirit
  10. Realizimi i terapise rrezatuese ne gji / gjoks .
  11. Duke perdorur terapi zevendesuese hormonale per nje kohe te gjate .
  12. Perdorimi i pilulave kontraceptive .
    Megjithate, shumica e rasteve te kancerit te gjirit ndodhin tek grate pa asnje faktor rreziku, ndaj te gjithe duhet te kontrollohen rregullisht.

Cfare do te thote te mbarturit te gjenev rriskuese te kancerit te gjirit?

Shkaku me i zakonshem i kancerit te trasheguar te gjirit eshte nje mutacion i trasheguar ne gjenet BRCA1 dhe BRCA2. Në qelizat normale, keto gjene ndihmojne ne parandalimin e kancerit duke prodhuar proteina qe ndihmojne ne parandalimin e rritjes se parregullt te qelizave. Nese keni trasheguar nje kopje qe ka pesuar mutacion te secilit gen nga nje prind, ju keni nje rrezik te larte te zhvillimit te kancerit te gjirit gjate jetes tuaj . Kjo semundje eshte e prirur te shfaqet tek ato femra qe i kane te dy mutacionet e geneve , me shume sesa tek ato qe kane trasheguar vetem nje gen patologjik.

Grate me keto mutacione te trasheguara kane gjithashtu nje rrezik ne rritje per zhvillimin e patologjive te tjera, veçanerisht kancerin e vezoreve.

Nuk dihet ende nje menyre e sakte si te parandalojme shfaqjen e kancerit te gjirit , por kontrrolli i faktoreve predispozues per shfaqjen e kesaj semundje mendohet se ka nje rezultat disi pozitiv . Por ajo qe dihet me siguri eshte fakti se menyra me e mire e trajtimit eshte diagnostikimi i hershem

Si diagnostikohet kanceri i gjirit?

Kate jane hapat si behet nje kontroll i gjirit :

  1. ECHO e gjirit .
  2. Mamografia diagnostike .
  3. Imazhe me Rezonanc Magnetike (MRI ).
  4. Biopsi e gjirit .

Cfare eshte inskenimi?

Inskenimi eshte ajo procedure e cila realizohet ne momentin qe kerkohet te dihet shtrirja e kancerit te gjirit . Kjo teknike zbulon nese kanceri i gjirit shtrihet vetem brenda gjirit apo eshte perhapur edhe jasht ne nyjat limfatike . Lloji i qelizave dhe stadi i semundjes jane shume te rendesishme per mjekun ne fazen e trajtimit te saj .

Si trajtohet kanceri i gjirit?

Trajtimi i kesaj patologjie varet nga lloji i kancerit dhe shtrirja e tij .

Ketu do te permendim :

  1. Kirurgjia ( behet largimi i indeve patologjike me incizion ).
  2. Kimioterapia ( perdorimi i barnave me efekt citotoksik ose citostatik ) .
  3. Terapia hormonale ( realizohet per ato lloje kanceri hormonovartes duke bllokuar receptoret hormonal qe ushqehen qelizat kancerogjene ) .
  4. Terapia biologjike ( ndihmon duke forcuar sistemin imunitar te organizmit dhe minimizuar efektet anesore te medikamentev ).
  5. Rrezatimi .

Mjeket qe perfshihen ne trajtimin e kesaj semundje jane : onkologet , radiologet dhe senologet .

REFERENCAT :

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/breast-cancer.html

https://www.nhs.uk/conditions/breast-cancer/

https://www.cancer.gov/types/breast/patient/breast-treatment-pdq

https://www.cdc.gov/cancer/breast/basic_info/what-is-breast-cancer.htm#:~:text=Breast%20cancer%20is%20a%20disease,different%20parts%20of%20the%20breast.

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?