Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I ENDOMETRIT

KANCERI I ENDOMETRIT

Cfare eshte endometrioza?

Endometrioza vjen nga fjala endometium , qe eshte shtresa e brendshme e cila vesh uterusin ( mitren ) . Kjo patologji fatkeqesisht eshte mjaft e hasur te femrat dhe mund te godas cdo-njeren prej tyre pavaresisht klases socio-ekonomike , moshes apo rraces . Semundja ndikon pothuajse ne cdo aspekt te jetes se personit te prekur , si : – aftesise per tu riprodhuar , – mardheniet intime bashkshortore , – aftesine per te punuar , etj . Endometiumi ka 2 shtresa :

  1. Shtresa bazale , e cila eshte strukture e qendrueshme .
  2. Shtresa funksionale , e cila bie ne fund te cdo cikli ne formen e menstruacioneve .

Ne endometrioz , indi endometrial gjendet jasht uterusit kudo ne paretin abdominal . Megjithese jasht kavitetit uterin , indi endometrial funksionon si te ishte ne kavitetin uterin . Megjithse i vendosur gabimisht ne strukturat abdominale , serisht lengu menstrual prodhohet ,por nuk derdhet jasht kavitetit uterin sic ndodh normalisht . Lengu menstrual derdhet ne strukturat indore perreth duke dhene nje fryrje te zones dhe inflamim te saj . Ne menopauz keto struktura degradojne , zvogelohet dhe simptomat zhduken.

Cilat jane simptomat qe manifestohen ne endometrioz?

Simptomat e endometriozes fillojne dhe shfaqen disa vite pas fillimit te menstruacioneve. Me kalimin e viteve, simptomat priren te rriten gradualisht ndersa zonat e endometriozes rriten ne madhesi . Simptoma me e zakonshme e endometriozes eshte dhimbja, veçanerisht dhimbjet e shtuara menstruale (dismenorrea). Keto dhimbje shfaqen ne zonen abdominale ose ne pjesen e poshtme te shpines , gjate/pas aktivitetit seksual (dispaneunia) . Steriliteti mund te ndodh ne rreth 30-40 % te grave me endometrioze. Rrallehere ,nje acarimi i shkaktuar nga vendosja e nje implanti endometrial mund te perparoje ne infeksion ose absces duke shkaktuar dhimbje pavaresisht nga cikli menstrual. Zonat ​​endometriale jashte uterusit mund te jene gjithashtu te ndjeshme ne palpacion ose perkusion . Pikerisht keto zona endometriale jasht uterusit mund te behen shkak per aderenca ne segmente te caktuara te zorres duke dhene dhimbje te medha . Shkalla e dhimbjes nuk eshte gjithmone e lidhur me ashpersine e semundjes. Disa gra me endometrioze te rende nuk kane dhimbje , ndersa te tjeret me vetem disa rritje te vogla indi endometrial jasht uterusit kane dhimbje te medha .

A mundet endometrioza te shkaktoje kancer te endometiumit?

Kanceri i endometiumit nuk eshte nje patologji e cila shkaktar kryesor ka endometriozen . Ne saj te studimeve te bera ne amerike eshte pare se endometrioza eshte shkaktari i me pak se 1 % te pacienteve te diagnostikuar me kancer te endometiumit . Edhe ne ato raste kur shkaktar eshte endometrioza , stuata ka te bej me nje patologji shume te avancuar e cila shfaqet me se shumti te grat e moshuara .

A mund te shkaktoj endometrioza infertilitet?

Endometrioza e rende dhe gjeresisht e perhapur nese prek organet e paretit abdominal mund te ndikoje ne fertilitet . Endometrioza konsiderohet si nje nga tre shkaktaret kryesor të infertilitetit femeror. E megjithate ende nuk dihet saktesisht mekanizmi qe shkakton infertilitetin ne rastet me endometrioz . Ndersa numri i shtatzenive per pacientet me endometrioze mbetet me i ulet se i popullates se pergjithshme , ka te tjera paciente me endometrioze qe nuk perjetojne asnje shenje te infertilitetit .

Cili eshte shkaku i endometriozes?

Shkaku i endometriozes eshte ende i panjohur. Nje teori per menyren e zhvillimit te kesaj patologjie eshte se gjate menstruacioneve disa nga indet menstruale kthehen nepermjet tubave te fallopit ne kavitetin abdominal , ku implantohet dhe rritet. Nje teori tjeter sugjeron se endometrioza mund te jete shkaktar nga nje proces gjenetik ose disa te tjere mund te kene predispozit gjenetike per te .

Si behet diagnostikimi i endometriozes?

  1. Vleresimi i historise mjeksore te pacientit .
  2. Egzaminimi fizik , paplacion dhe perkusion .
  3. Proceduara e diagnostikimit me laparoskop eshte ajo me e sakta .
    Laparoskopi ndihmon ne zbulimin e lokalizimit , shtrirjes dhe madhesise
    se endometriozes .

Si behet trajtimi i endometriozes?

Mjeket jane te mendimit se nese simptomat jane te lehta , nuk nevojitet ndonje trajtim tjeter vec analgjezikeve . Po ashtu ne kete rast te endometriozes keshillohet per femrat qe duan nje femije , te mos perdorin masa mbrojtese dhe nuk ka nevoje per ndonje terapi medikale plus nga ana e mjekut . Per ato femra qe nuk kerkojne te mbeten shtatzena dhe kane dikomfort te madh ,si trajtim zgjidhet metoda laparoskopike . Ne fillim ato marrin terapi hormonale , kjo terapi mund te bllokoj edhe ovulimin , por qe eshte e perkoheshme dhe zgjat per aq kohe sa zgjat terapia .

REFERENCAT ;

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/endometrial-cancer.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/endometriosis/symptoms-causes/syc-20354656

https://www.nhs.uk/conditions/endometriosis/#:~:text=Endometriosis%20is%20a%20condition%20where,are%20treatments%20that%20can%20help.

https://www.healthline.com/health/endometriosis