Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

INKONTINENCA FEKALE

CFARE ESHTE INKONTINENCA FEKALE?

Inkontinenca fekale, e quajtur edhe mosmbajtja anale, eshte termi i perdorur kur levizjet e zorreve nuk mund te kontrrollohet.
Ne kushte normale ne e kontrrollojme jashteqitjen tone, kur jemi ne mjedise publike, ne shkolle apo ne udhetime ne kujdesemi ta mbajme ate deri sa te shkojme ne nje tualet. Jashteqitja (feçet) qe rrjedh nga rektumi pa dijenine tone apo pa deshiren tone quhet inkontinence fekale.
Mospermbajtja fekale ndodh me shpesh tek femrat sesa tek meshkujt dhe gjithashtu ndodh me shpesh tek te moshuarit. Duhet te permendim se tek femijet deri ne moshen qe fillojne dhe mesojne per kontrrollin dhe mbajtien e urines apo te jashteqitjes kjo eshte normale.

Termi inkontinence fekale perdoret nese ndodh ndonje nga keto situata:

  1. Jashteqitja rrjedh jasht ne momentin kur nxjerrim gazrat.
  2. Jashteqitja del jashte per shkak te puneve fizike te renda/sforcimeve te perditshme.
  3. Ndjeheni sikur duhet te shkoni dhe nuk jeni ne gjendje te shkoni ne banje ne kohe.
  4. Jashteqitja shihet ne te brendshme pas nje levizje normale te zorreve.
  5. Ka nje humbje te plote te kontrrollit te sfinkterit anal.

KUSH JANE ATO NDRYSHIME QE MUND TE COJNE NE INKONTINENCE FEKALE?

Disa faktorë ndikojne ne kontinencen(mosmbajtien) e jashteqitjes ose aftesine per te rregulluar levizjen e zorreve:

  • Muskujt ne rektum dhe anus (dy pjeset e fundit te zorres se trashe) duhet te punojne siç duhet.
  • Rektumi duhet te jete ne gjendje te shtrihet per te mbajtur jashteqitjen. Nje “ndjesi rektale” duhet te jete e pranishme per te dhene paralajmerimin se keni nevoje te shkoni ne tualet.
  • Muskujt anal (sfinkteret) duhet te kene aftesine per te shtrenguar anusin, qe te mbyllet. Nese keta muskuj nuk punojne siç duhet, jashteqitja mund te dale pa vullnetin tone.
  • Ju mungojne sinjalet fizike dhe mendore per te “njohur sinjalin” se eshte koha per te shkuar ne banje .
  • Jashtëqitjet jane shume te ujshme ose shperthyese.

Nese ndonje nga keto funksione te trupit nuk funksionon siç duhet, mund te keni mosmbajtje fekale.

Disa shkaktare te tjere qe mund te cojne ne inkontinence fekale:

  1. Diarre ose kapsllek i shpeshte.
    Keto ndryshime bejne qe muskujt ne rektum dhe anus te dobesohen dhe te humbasin aftesine per te kontrrolluar jashteqitjet.
  2. Mosha e madhe.
    Muskujt ne rektum dhe anus( 2 pjeset e fundit te zorres se trashe) natyrshem dobesohen me kalimin e moshes.
  3. Demtimi i nervave.
    Nese nervat qe rregullojne aftesine e muskujve te rektumit dhe anusit per t’u kontraktuar demtohen, mund te rezultoje ne mosmbajtjeje fekale.
  4. Pamundësia e rektumit per t’u shtrire(kur mbushet shume).
    Nese muskujt e rektumit nuk jane elastike sa duhet, jashteqitja e tepert qe grumbullohet mund te rrjedhe jashte. Semundja inflamatore e zorreve (si semundja e Crohn) gjithashtu mund te ndikoje ne aftesinë e rektumit per t’u shtrire.
  5. Gjendje te tjera mjekesore.
    Disa kushte mjekesore, te tilla si prolapsi rektal (rektumi bie ne anus), rektocela (rektumi bie ne vagine) ose kapslliku kronik ku jashtëqitja eshte e forte dhe e madhe mund te çoje ne mosmbajtje fekale.

SI MUND TE DIAGNOSTIKOHET INKONTINENCA FEKALE?

Ju mund te kontrrolloheni tek nje mjek gastroenterolog ose nje mjek kirurg kolorektal i cili eshte i trajnuar per kete pjese. Mjeku do t’ju beje pyetje ne lidhje me gjendjen tuaj shendetesore dhe me pas do te kryeje nje ekzaminim fizik dhe nje ekzaminim rektal.

Testet e meposhtme mund te behen per te diagnostikuar mosmbajtjen(inkontinencen) e feçeve:

  1. Manometria anale.
    Ky test studion forcen e muskujve te sfinkterit anal.
  2. Ekografia endoluminale ose ultratingulli anal.
    Ky test ndihmon ne vleresimin e formes dhe struktures se muskujve te sfinkterit anal dhe indeve perreth. Ne kete test, nje sonde e vogel futet lart ne anus dhe rektum per te marre imazhe te sfinktereve.
  3. Elektromiografia anale (EMG).
    Ky test percakton nese demtimi i nervit eshte arsyeja pse sfinkteret anale nuk funksionojne siç duhet. Ai gjithashtu shqyrton koordinimin midis muskujve te rektumit dhe analit.
  4. Sigmoidoskopia fleksibel ose proktosigmoidoskopia.
    Ky test vlereson fundin e zorres se trashe duke kerkuar per çdo anomali si inflamacioni, tumori, etj.
  5. Proktografia (e quajtur edhe defekografia).
    Ky test behet ne departamentin e radiologjise. Ne kete test, behet nje video me rreze X qe tregon se sa mire funksionon rektumi.
  6. Imazhe me rezonance magnetike (MRI).
    Ky test behet ne departamentin e radiologjise, eshte nje test imazherie qe perdoret per te vleresuar organet e legenit.

TRAJTIMI I MUNDSHEM NE RASTET ME INKONTINENCE FEKALE!

Ne varesi te shkakut te inkontinences fekale, trajtimi mund te perfshije nje ose me shume nga keto qasje: ndryshime ne diete, stervitje te zorreve (ushtrime per kontrrollin e jashqitjeve), medikamente ose kirurgji.

  1. Shmangni ushqimet qe japin jashteqitje te ujshme:
  • Kafeina, alkooli, disa lengje frutash dhe kumbulla te thata.
  • Fasule dhe perime te familjes se lakres.
  • Ushqime pikante dhe mish te tymosur.
  • Produktet e qumeshtit.
  • Embelsues artificiale.

Ushqime te tjera e trashin jashteqitjen, gje qe mund te ndihmoje ne menaxhimin e fekaleve, si psh:

  • Bananet.
  • Molle.
  • Gjalp kikiriku.
  • Makarona.
  • Patate.
  • Djathe.
  1. Ushtrime per kontrrollin e jashqitjeve.

Jane dy lloje ushtrimesh per zorret, qellimi i llojit te pare eshte te zhvilloje nje model “te shkuarit ne banje”. Duke vendosur nje rutine, ju mund te menaxhoni me mire jashteqitjet tuaja.
Qellimi i llojit te dytë eshte stervitja e zorreve per forcimin e muskujve rreth anusit.

  1. Medikamentet

Medikamentet qe jepen zakonisht perfshijne ilaçe kunder diarrese dhe suplemente me fibra. Keto medikamente zvogelojne levizjen e materialeve fekale neper zorre dhe forcojne jashteqitjen. Mos perdorni medikamente pa recete pa u konsultuar me pare me mjekun tuaj.

  1. Nderhyrja kirurgjikale.
    Sfinkteroplastika ose riparimi i sfinkterit, mbivendos dhe qep muskujt e demtuar te sfinkterit anal. Mbivendosja dhe shtrengimi i muskujve te sfinkterit rezulton ne nje hapje anale me te ngushte.
    Sfinkteri artificial perfshin implantimin e nje pajisjeje artificiale (proteze) rreth anusit. Kjo pajisje eshte projektuar per te imituar muskulin normal anal.
    Stimulimi i nervit sakrale. Terapia e stimulimit te nervit sakrale perdor nje pajisje te vogel (nje neurotransmetues) qe implantohet nen lekure ne zonen e siperme te vitheve.
    Kolostomia. Ne kete operacion behet nje hapje ne bark, permes se ciles zorra e trashe nxirret ne siperfaqen e lekures. Kjo procedure zakonisht konsiderohet kur te gjitha opsionet e tjera te trajtimit kane deshtuar.

REFERENCAT

https://www.niddk.nih.gov/health-information/digestive-diseases/bowel-control-problems-fecal-incontinence

https://www.iffgd.org/other-disorders/fecal-incontinence.html

https://www.ostomy.org/living-with-an-ostomy/life-after-surgery/continent-ostomies/

The Simon Foundation for Continenc