Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

INFEKSIONET VAGINALE MYKOTIKE

Vaginitet ose sic e thame infeksionet vaginale mykotike jane pershkruar si irritime(kruarje) te vagines(organ riprodhues femeror) qe mund te shoqerohen edhe me rrjedhje si lend veshtullore nga vaginale. E njohur ndryshe edhe si kandidoza vaginale,ky infeksion prek vaginen por mund te depertoje edhe ne thellesi te organeve femerore riprodhuese. Te dhenat tregojne se keto infeksione prekin 3 ne 4 femra gjate gjithe jetes se tyre. Mikrobet qe shkaktojne kete infeksion rriten ne kushte normale ne vagine dhe vetem ne situata te caktuara mund te behen shkak per zhvillimin e semundjes.

Vaginitet nuk jane infeksione seksualisht te transmetueshme,e megjithate studimet tregojne se mikrobet qe shkaktojne infeksionin mund te perhapen nga nje njeri i semure tek nje i shendetshem ne momentin qe kryhen mardhenie seksuale te pambrojtura(nuk perdor prezevativ).

SIMPTOMAT

Ashpersia e simptomave mund te ndryshojne nga te nje shkalle mesatare deri ne te rende.

  • Kruarje/irritim te vagines
  • Ndjenje djegjeje sidomos gjate urinimit dhe gjate marrdhenieve seksuale
  • Skuqje dhe enjtje te vulves(pjesa e dukshme e organeve riprodhuese femerore)
  • Dhimbje vaginale dhe tensionim te indeve perreth
  • Rrjedhje vaginale e trashe e bardhe, pa ere me pamje si gjize
  • Ndonjehere rrjedhjet vaginale mund te jene edhe si shkarkime ujrash

KOMPLIKACIONET QE SHIHEN

  1. Ne rast te perkeqesimit te shenjava te hershme(para) si : skuqja e forte dhe e perhapur ne te gjithe zonen e vagines, enjtje e shprehur, kruaje,etj .mund te behet shkak per gricje te mukozes (fisura ) apo plage siperfaqesore.
  2. Infeksionet mund te perseriten deri ne mbi 4 here ne vit.
  3. Infeksioni mykotik mund te shkaktohet nga nje tjeter lloj i candida albicans.
  4. Kur gruaja eshte shtatezane
  5. Nese vuan nga diabeti
  6. Ne rast renie te imunitetit nga perdorimi i disa lloj medikamentesh apo infeksioni HIV

CILI ESHTE MOMENTI QE DUHET PATJETER TE KONTAKTONI MJEKUN TUAJ?

Duhet te vizitoheni tek mjeku nese:

  1. Nese eshte hera e pare qe perjetoni nje infeksion te tille.
  2. Per te pare nese keni vertete nje infeksion mykotik sepse mund te jete nje patologji edhe me serioze.
  3. Simptomat nuk qetesohen edhe pas trajtimit te marre nga mjeku.
  4. Nese zhvillohen simptoma te reja dhe me te renda se te parat.

SHKAKTARET E VAGINITEVE

Shkaktar per infeksionet mykotike ne shumicen e rasteve eshte Candida albicans.
Ky mikrob gjendet ne vagine edhe kur nuk ka nje infeksion aktual,nje gjendje e tille rregullohet nga laktobacilet(mikrobet e mira qe gjenden ne vagine). Ne momentin qe ndodh prishja e ekulibrit keto baktere te keqija depertojne ne shtresat e membranave mukoze dhe zhvillojne simptomat pergjegjese te infeksionit.

Rritja e ketyre mikrobeve mund te jete si pasoje e :

  • Antibiotikeve te perdorur,me te rrezikshem jane antibiotiket me spekter te gjere veprimi.Ato prishin natyren e mikrobeve qe rriten ne vagine,duke rritur kushtet per zhvillimin e baktereve te keqija.
  • Shtatzanise.
  • Diabetit te pakontrrolluar,rritja e nivelit te sheqerit ne gjak mund te behet shkak per rritjen e mikrobeve ne vagine.
  • Crregullimet e sistemit imunitar,psh njerezit qe vuajne nga HIV apo leucemit i kane faktoret mbrojtes shume te dobesuar dhe si rrjedhoje rrisin mundesine e zhvillimit te mikrobeve qe janpin infeksionin ne fjale.
  • Kontraceptivet hormonal,qe rrisin nivelet e estrogjenit.

SI MUND TE PARANDALOHEN INFEKSIONET MYKOTIKE?

  • Te shmangen dushet e shpeshta.
  • Te vishen te brendshme te pambuketa dhe te lirshem, duke shmangur getat per perdorim te zgjatur gjate dites.
  • Te nderrohen rrobat e lagura sikur kostumi i banjes, apo rrobat e stervitjes.
  • Te shmangen banjot e nxeheta dhe vaskat e nxehta.
  • Perdorimit te pakontrrolluar te antibiotikeve.

TRAJTIMI I VAGINITEVE

Trajtimi do te varet nese infeksioni eshte i thjeshte apo i perseritur dhe i komplikuar.

*Format e pakomplikuara :

  • Terapia me kremra lokal ne vagine : nje aplikim vaginal per 1 deri 3 dite me krem antifungal(kundra mykut)
  • Terapi orale(ilace te marra nga goja) : nen formen e flukonazolit te marre nga goja .

*Format e komplikuara:

  • Terapite e gjata vaginale : me preparate te percaktuara nga mjeku nen formen e : krem, tablet, ovula per 7 deri 14 dite.
  • Terapia orale e zgjatur : ne formen e 2 ose 3 dozave te antimykotiku oral ( nuk keshillohet tek grate shtatezane )
  • Terapi mbajtese : per infeksionet e perseritura mund te perdoret terapia mbajtese ne formen e kapsulave qe merren nga goja nje here ne jave per 6 muaj ose ne formen e suposteve qe vendosen ne vagine.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/yeast-infection/symptoms-causes/syc-20378999#:~:text=Overview,some%20point%20in%20their%20lifetimes.

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/9131-vaginitis

https://www.nhs.uk/conditions/vaginitis/

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/vaginitis

https://medlineplus.gov/vaginitis.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?