Hipertensioni tek grate shtatzena
Disa gra mund te zhvillojne tension te larte te gjakut gjate shtatzenise. Kjo eshte shume e rrezikshme sepse mund ta vendos nenen dhe femijen ne rrezik per probleme gjate shtatzenise, por lajmi i mire eshte se tensioni i larte i gjakut eshte i parandalueshem dhe i trajtueshem.
Gjeja me e rendesishme qe duhet te beni eshte te bisedoni me mjekun per çdo problem ne lidhje me tensionin e larte, ne menyre qe te merrni kujdesin e duhur perpara se te mbeteni shtatzene. E megjithate nese keni histori familjare me tension te larte te gjakut trajtimi dhe kujdesi per kete semundje eshte shume i rendesishem si para, gjate dhe pas shtatzenise.
Kush jane llojet e hipertensionit gjate shtatzenise?
- Hipertensioni kronik. Ne hipertensionin kronik, tensioni i larte i gjakut zhvillohet ose para shtatzenise ose gjate 20 javeve te para te shtatzenise.
Per shkak se tensioni i larte i gjakut zakonisht nuk ka simptoma, mund te jete e veshtire te dihet saktesisht se kur filloi si semundje. - Hipertensioni kronik i shoqeruar me preeklampsi. Kjo semundje ndodh kur hipertensioni kronik çon ne perkeqesimin e tensionit te larte te gjakut gjate shtatzenise. Grate shtatzena me kete semundje mund te zhvillojne proteineuri ose komplikacione te tjera shendetesore.
- Hipertensioni gestacional. Njerezit me hipertension gestacional kane tension te larte te gjakut qe zhvillohet pas 20 javesh te shtatzenise. Nuk ka proteinuri(prezenc te proteinave ne urine) dhe nuk ka shenja te tjera te demtimit te organeve. Por ne disa raste, hipertensioni gestacional mund te çoje ne nje faze me te rrezikshme si preeklampsia.
- Preeklampsia. Preeklampsia ndodh kur hipertensioni zhvillohet pas 20 javesh te shtatzenise. Preeklampsia shoqerohet me shenja te demtimit te organeve, duke perfshire veshkat, melçine, gjakun ose trurin.
Preeklampsia e patrajtuar mund te çoje ne komplikacione serioze, madje edhe fatale per nenen dhe foshnjen. Komplikacione te tjera te rrezikshme mund te permendim eklampsine, ne te cilen zhvillohen edhe krizat.
Me pare, preeklampsia diagnostikohej vetem kur presioni i larte i gjakut dhe proteinat ne urine ishin te pranishme. Mjeket tani mund ta diagnostikojne preeklampsine edhe me heret.
Kush jane komplikacionet gjate shtatzenise per pacientet qe kane hipertension?
Komplikacionet e shtatzenise qe vijne si pasoje e hipertensionit jane:
- Per nenen: preeklampsi, eklampsia, goditje ne tru, nevoja per fillimin e lindjes te nxitur nga jashte ose shkeputje te placentes (placenta qe ndahet nga muri i mitres).
- Per foshnjen: lindja e parakohshme (lindja qe ndodh para javes se 37 te shtatzenise) dhe pesha e ulet ne lindje.
Hipertensioni i nenes e ben me te veshtire per foshnjen te marre oksigjen dhe lende ushqyese te mjaftueshme per t’u rritur, keshtu qe nenes mund t’i duhet ta linde femijen me heret.
Si ta kuptoni qe jeni duke zhvilluar tension te larte te gjakut gjate shtatzenise?
Kontrrolli i tensionit te gjakut eshte nje pjese e rendesishme e kujdesit prenatal.
- Tensioni i ngritur i gjakut.
Tensioni i ngritur i gjakut eshte nje tension sistolik qe varion nga 120 deri ne 129 mm Hg dhe nje presion diastolik nen 80 mm Hg. Tensioni i ngritur i gjakut tenton te perkeqesohet me kalimin e kohes nese nuk ndermerren hapa per ta kontrolluar ate. - Faza 1 e hipertensionit.
Hipertensioni i fazes 1 eshte nje tension sistolik qe varion nga 130 ne 139 mm Hg ose nje tension diastolik qe varion nga 80 ne 89 mm Hg. - Faza 2 e hipertensionit.
Kjo faze eshte me e rende, ka nje tension sistolik prej 140 mm Hg ose me te larte dhe nje tension diastolik prej 90 mm Hg ose me te larte.
Pas 20 javesh te shtatzenise, tensioni i gjakut qe eshte me i larte se 140/90 mm Hg pa ndonje demtim te organeve te tjera konsiderohet te jete hipertension gestacional(i shtatzanise). Prandaj kontrrolli per matjen e tensionit gjate shtatzanise duhet te jete i rregullt, qe te zbulohet heret dhe te marren masa sa me shpejte te jete e mundur.
Cfare eshte preeklampsia ose eklampsia dhe cilat jane shenjat e saj?
Preeklampsia ndodh kur nje grua qe me pare kishte tension normal te gjakut zhvillon papritur hipertension dhe ka proteinuri ose probleme te tjera pas 20 javesh te shtatzenise. Grate qe po ashhtu kane hipertension kronik gjithashtu mund te kene preeklampsi.
Simptomat e preeklampsise jane:
- Nje dhimbje koke qe nuk largohet.
- Ndryshime ne shikim, duke perfshire shikimin e paqarte, njolla te errta, etj.
- Dhimbje ne pjesen e siperme te stomakut.
- Nauze ose te vjella.
- Enjtje e fytyres ose e duarve.
- Shtim i papritur ne peshe.
- Probleme me frymemarrjen.
Disa gra nuk kane simptoma te preeklampsise, prandaj eshte e rendesishme te vizitoheni rregullisht tek mjeku gjate shtatzenise.
Grate me te rrezikuara nga preeklampsia :
- Shtatzenia e pare.
- Probleme me preeklampsine gjate nje shtatzenie te meparshme.
- Ju keni hipertension kronik (afatgjate), semundje kronike te veshkave ose te dyja.
- Keni binjake ose trinjake.
- Keni mbetur shtatzene duke perdorur fertilizimin in vitro.
- Keni nje histori familjare te preeklampsise.
- Keni diabet tip 1 ose tip 2.
- Jeni obez (shume mbipeshe).
- Grate qe jane me shume se 40 vjec.
A eshte e sigurte te perdoresh ilace per te ulur tensionin e larte gjate shtatzenise?
Disa ilaçe per tensionin e gjakut konsiderohen te sigurta per t’u perdorur gjate shtatzenise.
Sidoqofte,ACE- frenuesit e enzimës konvertuese ( si enalapril apo captopril),ARB- bllokuesit e receptorit te angiotenzines II( si losartan apo valsartan) dhe frenuesit e renines duhet te shmangen gjate shtatzenise.
Trajtimi eshte i rendesishem. Tensioni i larte i gjakut rrit rrezikun per sulm ne zemer, goditje ne tru dhe komplikacione te tjera te medha. Dhe tensioni i larte i gjakut mund te jete i rrezikshem per femijen tuaj.
Nese keni nevoje per ilaçe per te kontrolluar tensionin e gjakut gjate shtatzenise, mjeku do te pershkruaje mjekimin dhe dozen me te sigurt. Merrni ilaçin saktesisht siç eshte pershkruar. Mos e nderprisni marrjen e tij ose mos e ndryshoni dozen vete.
Aspirina me doze te ulet ditore shpesh rekomandohet per te ulur rrezikun e preeklampsise tek ata qe jane ne rrezik te larte. Studimet kane zbuluar se aspirina eshte e sigurt gjate shtatzenise.
REFERENCAT
https://www.mayoclinic.org/healthy-lifestyle/pregnancy-week-by-week/in-depth/pregnancy/art-20046098
https://emedicine.medscape.com/article/261435-overview
https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/4497-gestational-hypertension