Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HERPESI GENITAL

CFARE ESHTE HERPESI GENITAL?

Herpesi genital eshte nje Semundje Seksualisht e Transmetueshme (SST) e shkaktuar nga virusi i herpes simplex tipit 1 (HSV-1) ose tipit 2 (HSV-2).
Ka dy lloje të HSV (Virusi i Herpes Simplex) dhe te dyja ato mund te shkaktojne simptomat e herpesit genital.
Lloji/tipi 1 i HSV me se shpeshti shkakton plage ne buze (te njohura ndryshe si flluska qe shfaqen pas etheve ose plage te ftohta), por mund te shkaktojne edhe infeksione genitale.
Lloji/tipi i 2 i HSV me shpesh shkakton plage genitale, por gjithashtu mund te shkaktoje edhe plage ne goje.
Ka te dhena qe virusi mbetet ne forme rekruente( forma e fjetur e semundjes) ne disa qeliza nervore te trupit gjate gjithe jetes, duke shkaktuar simptoma periodike(simptoma te here pas hershme) tek disa njerez.
Megjithate ka edhe nga ato persona qe vuajne nga kjo semundje dhe mund te mos kene shfaqur asnje simptome te saj.

SI TRANSMETOHET HERPESI GENITAL?

Semundjet e shkaktuar nga HSV qofte nga HSV-1 apo nga HSV-2, kane karakteristike te tyre te transmetohen nepermjet mardhenieve seksuale.
Infeksionet herpetike mund te transmetohen si nga nje persona i cili ka shfaqur simptoma te semundjes, ashtu edhe nga nje person qe eshte i infektuar me HSV por nuk ka simptoma te dukshme te semundjes.
Transmetimi asimptomatik( nga njerez qe nuk e dine se jane te prekur nga semundja) perben 5% nga 20% te rasteve totale, sipas nje studimi te bere ne amerike.
HSV-1 mund te shkaktoje plage ne zonen genitale dhe infeksione te gojes dhe buzeve, te ashtuquajturat “flluska te temperatures”.
HSV e tip-1 ka karakteristiken te transmetohet nga mardheniet seksuale orale-genitale( nga goja) ose nga mardheniet seksuale genitale kur ne prej partnereve eshte i infektuar nga HSV tip-1.
Transmetimi nga nje mashkull i infektuar tek partnerja e tij ka me shume gjasa sesa nga nje femer e infektuar te partneri i saj.
Per shkak te kesaj, infeksioni genital HSV-2 eshe me i zakonshem tek grate sesa tek burrat.

CILAT JANE SIMPTOMAT E HERPESIT GENITAL?

Shumica e personave te infektuar me HSV-1 ose HSV-2 ose nuk perjetojne simptoma ose kane simptoma shume te lehta qe kalojne pa u vene re ose ngaterrohen per nje gjendje inflamatore tjeter e lekures.
Per shkak te kesaj situate, shumica e njerëzve te infektuar me HSV-2 nuk jane te vetedijshem( pra nuk e dine) per infeksionin e tyre.
Kur kemi shfaqen e simptomave , ato zakonisht shfaqen si nje ose disa flluska ne ose rreth organeve genitale, rektumit(kanalit anal) ose gojes.
Flluskat me vone edhe cahen duke lene plage te dhimbshme qe mund te duhen dy jave ose deri ne kater jave per t’u sheruar.
Perjetimi i ketyre simptomave ndonje here mund te duket sikur te kete ndodhur nje “shpërthim”.
Heren e pare qe dikush ka nje shperthim/shfaqjen e shenjave te tilla si flluskat , ai mund te perjetoje simptoma te ngjashme me gripin si ethe, dhimbje trupi dhe gjendra të fryra/edem te gjendrave limfatike.

SI DIAGNOSTIKOHET HERPESI GENITAL?

Mjeket ose ofrues te tjere te kujdesit shendetesor mund te diagnostikojne herpesin genital me ane te inspektim vizual(me ane te te parit) nese shperthimi eshte tipik me simptomat e semundjes.
Mjeket ose ofrues te tjere te kujdesit shendetesor mund te kerkojne marrjen e nje mostre nga plaga/et dhe ta testojne ato mostra ne laborator.
Ndonjehere, infeksionet nga HSV mund te diagnostikohen ndermjet shperthimeve te semundjes me ane te nje testi gjaku.
Mjeket duhet ti diskutojne keto teste me pacientin dhe te marrin nje vendim te perbashket.

Gjate nje episodi aktiv te herpesit, qofte primar apo i perseritur, eshte e rendesishme te ndiqen disa hapa te thjeshte per te pershpejtuar sherimin dhe per te shmangur perhapjen e infeksionit ne zona te tjera te trupit ose tek njerezit e tjere:

  • Mbajeni zonen e infektuar te paster dhe te thate per te parandaluar zhvillimin e infeksionit dytesor.
  • Mundohuni te shmangni prekjen e plageve, lani duart pas kontaktit me plaget.
  • Shmangni kontaktin seksual qe nga momenti kur simptomat shfaqen per here te pare derisa plaget te jene sheruar plotësisht (dmth derisa plaget te kene rene dhe lekura e re te jete formuar mbi vendin e lezionit).

TRAJTIMI I SEMUNDJES SE SHKAKTUAR NGA HERPESI GENITAL?

Nuk ka asnje trajtim qe mund te sheroje herpesin.
Megjithate, medikamentet antivirale mund te parandalojne ose shkurtojne kohen e shfaqjes se shperthimeve te simptomave te semundjes gjate periudhes kohore kur personi merr ilaçin.
Perveç kesaj, terapia e perditshme mbeshtetese/suportuese (dmth përdorimi i perditshem i ilaçeve antivirale dhe medikamenteve mbeshtetese) per herpesin mund te zvogeloje gjasat e transmetimit te semundjes tek partneret e tyre.

Acikloviri oral shkurton ndjeshem kohen e shfaqjes se episodit te pare te semundjes dhe kufizon ashpersine e perseritjeve te simptomave, nese medikamentet merret brenda 24 oreve nga fillimi i tyre.
Njerezit qe kane episode shume te shpeshta te semundjes mund tu kerkohet te marrin aciklovir nga goja çdo dite deri ne nje vit per te mposhtur aktivitetin e virusit dhe per te parandaluar shfaqjen e perseritjeve te semundjes.
Aciclovir nuk e sheron herpesin, por nderhyn ne aftesine e virusit per te riprodhuar vetveten. Barna/ilace te tjera te reja – famciklovir dhe valaciklovir – tani funksionojne ne nje menyre te ngjashme.

KOMPLIKACIONET E SEMUNDJES?

  • Plage te dhimbshme genitale, ku nese sistemi imunitar eshte i dobesuar ato perjetohen akoma me rende.
  • Transmetimi i semundjes ne pjese te tjera te trupit ne momentin qe likidi i vezikules perhapet jasht kufijve te saj(eshte shume e rendesishme higjena e duarve).
  • Herpesi nuk eshte nje semundje e sherueshme, e megjithate eshte nje gjendje e menaxhueshme.
  • Eshte shume e rendesishme perdorimi i masave mbrojtese per parandalimin e transmetimit te semundjes.

SI MUND TE PARANDALOHET SEMUNDJA E HERPESIT GENITAL?

Perdorimi i sakte dhe i vazhdueshem i prezervativeve gjate mardhenieve seksuale mund te zvogelojne rrezikun e prekjes nga herpesit genital. Megjithate ka edhe raste qe simptomat e herpesit mund te ndodhin si ne zonat genitale te meshkujve ashtu edhe ne ato femra qe jane te mbuluara ose te mbrojtura nga nje prezervativ( shperthimet mund te ndodhin ne zona qe nuk mbulohen me prezervativ).

Menyra me e sigurt per te shmangur transmetimin e semundjeve seksualisht te transmetueshme, duke perfshire herpesin genital, eshte të abstenoni nga kontakti seksual ose te jeni ne nje marredhënie afatgjate reciproke (monogame) me nje partner qe eshte testuar dhe dihet se nuk eshte i infektuar.

Personat me herpes duhet te abstenojne nga aktiviteti seksual me partneret kur jane te pranishme plage ose simptoma te tjera te herpesit.
Partneret seksuale te personave te infektuar duhet te keshillohen se mund te infektohen dhe duhet te perdorin prezervative per te zvogeluar rrezikun.
Partneret seksuale mund te kerkojne teste për te percaktuar nese jane te infektuar me HSV.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/genital-herpes.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?