Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

HEPATITI

CFARE ESHTE HEPATITI?

Me termin hepatit do te kuptojme nje inflamacion te heparit(melcise). Inflamacioni i heparit(melcise) eshte nje situate kercenuese per jeten ne te cilen qelizat hepatike(te melcise) persojne ndryshime ne strukturen e tyre dhe rrjedhimidht edhe ne funksionin e tyre. Megjithese nje semundje e rikuperueshme ne shumicen e rasteve hepatiti mbetet nje problem shqetesues pasi ka predispoziten ta demtoj heparin ne nje shkalle ku nuk do te kete me mundesine te rikuperoj demtimet e veta. Hepari eshte nje organ i cili ka aftesine te rigjeneroj veten e tij pas demmtimeve qe mund te pesojne qelizat. Nje nga simptomat karakteristike ne rast te demtimit te hepatiti eshte edema(zmadhimi) e heparit,po ashtu eshte edhe prishja e funksionimit normal te heparit.Keto dy element qe sapo permenda jane pikerisht dy elementet kryesor qe tregojne shkallen e demtimit te heparit. Hepatitet i ndajme ne dy grupe te medha :

  1. Hepatiti Akut : HAV dhe HEV
  2. Hepatiti Kronik : HBV, HCV dhe HDV

CILET JANE LLOJET E HEPATITEVE DHE SHKAKTARET E TYRE?

Llojet e hepatiteve(semundja inflamatore qe prek melcine) jane jane 5:

  1. Hepatiti A
  2. Hepatiti B
  3. Hepatiti C
  4. Hepatiti D
  5. Hepatiti E

Keto jane llojet kryesore te semundjes,por jane zbuluar edhe 2 lloje te tjera te hepatitit megjithese nuk jane shume te njohura. Ato jane hepatiti F dhe G , e megjithate nuk dihet ende shume gjera per keto 2 llojet e hepatiteve.

  • Hepatiti A,shkaktohet nga virusi i hepatitit A, eshte nje semundje e shkaktuar kryesisht nga ushqimi dhe mund te perhapet permes ujit te kontaminuar dhe ushqimit te palare. Zakonisht eshte nje semundje e lehte dhe mund te sherohet plotesisht brenda 6 muajve.
  • Hepatiti B,shaktohet nga virusi i hepatititB, mund të transmetohet nepermjet ekspozimit ndaj:
    gjakut te infektuar te nje personi
    gjilperave te infektuara nga gjaku i nje personi tjeter
    shiringave
    lëngjeve trupore(gjak,peshtyme,urine)
    mund po ashtu te transmetohet nga nena tek femija.
    Ky eshtë nje çrregullim kronik dhe ne disa raste mund te çoje ne demtim afatgjate te melçise, kancer te melçise dhe cirroze te melçise pas shume vitesh bartes te semundjes.
  • Hepatiti C,shaktohet nga virusi i hepatititC.Ai transmetohet vetem nepermjet gjakut te infektuar ose nga nena tek i porsalinduri gjate lindjes. Ai gjithashtu mund te çoje ne kancer te melçise dhe cirroze nese personi eshte mbartes i semundjes per nje kohet te gjate.
  • Hepatiti D,shkaktohet vetem tek njerezit qe jane gjithashtu te infektuar me hepatit B.
  • Hepatiti E,shkaktohet nga virusi i hepatitit E, gjendet kryesisht ne Afrike, Azi dhe Ameriken e Jugut.

HEPATITI ALKOOLIK shkaktohet nga perdorimi i tepruar i alkoolit per nje kohe te gjate.Kjo situate mund te mos perballohet me nga qelizat e heparit(melcise), e si rrjedhoje toksiciteti mund te japi demtime te medha si ne strukture ashtu edhe ne funksionin e melcise.

HEPATITI I SHKAKTUAR NGA TOKSINAT. Kjo forme e hepatitit mund te shkaktohet nga perdorimi i substancave te tilla si

medikamente te caktuara, ketu permendim TYLENOL apo si njihet ndryshe acetaminofen(paracetamoli),vitamina A,etj.
kimikate te ndyshme(psh pesticidet/helmet qe perdoren ne buqesi per mbrojtien e bimeve nga semundje te ndryshem).
helmimet.
perdorimi i suplementeve te ndryshme.

HEPATITET AUTOIMUNE. Kjo eshte nje gjendje shume e rrezikshme per personin sipas se ciles organizmi i tij ,saktesisht sistemi imunitar sulmon heparin(melcine). Nuk dihet ende se cili eshte shkaktari i zhvillimit te kesaj situate,por ndryshimet gjenetike dhe ndikimi i mjedisit te jashtem mund te jete nje arsye e forte.

CILET JANE ME TE RRISKUARIT PER TE ZHVILLUAR SEMUNDJEN E HEPATITIT?

Jane disa rruge te cilat mund te shpien ne infektimin me hepatit (te cilet sic thame mund te jene disa llojesh).

Hepatiti A dhe E zakonisht perhapen nepermjet kontaminimit te ujit apo ushqimeve me virusin e hepatitit A apo E. Hepatiti E mund te merret edhe nga konsumi i mishit te derrit te pagatuar mire,drerit apo te peshkut/produkteve te detit krudo/te pagatuara.

Hepatiti B,C dhe D perhapen nga kontakti me gjakun e nje personi te infektuar nga hepatiti pergjegjes. Per me teper hepatiti B dhe D mund te perhapen nepermjet kontaktit me likidet e tjera trupore si peshtyma,urina,etj. Te tjera rruge te infektimit nga keto 3 lloje hepatitesh jane:- perdorimi i drogerave intravenoze nga shiringa te kontaminuara me virusin (pasi keto persona e perdorin te njejten age apo shiringe ne shume persona) apo -mardheniet seksuale te pambrojtura.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SEMUNDJES?

Disa persona te cilet vuajne nga hepatiti nuk kane asnje simptome te semundjes dhe si rrjedhoje ato nuk e dine se vuajne apo jane te infektuar nga hepatiti.
Nese ka paciente me simptoma te semundjes, ato mund te zhvillojne :

  • Ethe
  • Lodhje
  • Humbje oreksi e si rrjedhoje edhe humbje peshe
  • Nauze dhe/ose te vjella
  • Dhimbje barku
  • Urinim me ngjyre te erret
  • Zhurma te cuditshme te zorreve
  • Dhimbje te kyceve
  • Ikter( verdheza), zverdhje te lekures,mukozave apo skleres(te bardhes) se syrit.
    Nese personi ka nje infeksion akut simptomat e semundjes mund te shfaqen diku nga java e 2 ose e 6 pas infektimit. Ndersa ato qe vuajne nga nje infeksion kronik mund te mos kene simptoma per muaj ose vite nga infektimi.

SI MUND TE DIAGNOSTIKOHET HEPATITI?

Per te bere te mundur diagnostikimin e semundjes se hepatiti duhet me patjeter nje vizite tek mjeku dhe realizimi sipas urdherit te tij te disa kontrrolleve laboratorike(analizave).
Mjeku juaj mund tju kerkoje:

  • Ti tregoni per simptomat e fundit qe keni shfaqur dhe historine tuaj mjeksore( dmth nga cfare semundjesh keni vuajtur me pare, a ka ndonje person tjeter ne familje qe vuan nga hepatiti, etj)
  • Tju beje nje vizite
  • Te beni nje test gjaku,perfshire ketu edhe testin specifik te gjakut per llojin e hepatiti qe mjeku dyshon se ju mund te jeni mbartes.
  • Te beni disa teste imazherike si EKO, SKANER(TC), REZONANCEN(MRI).
  • Ne disa raste mund te lindi e nevojshme edhe te realizohet nje biopsi e heparit(melcise) per te vertetuar diagnozen.

TRAJTIMI MJEKSOR I HEPATITIT?

Trajtimi i hepatitit varet nga lloji i hepatitit qe ju vuani dhe nese ai eshte tek grupi i hepatiteve kronike apo akute. Zakonisht hepatitet virale sic eshte Hep. A dhe E mund te sherohen pa perdorur medikamente,madje ne disa raste personi mund te mos e kuptoje qe ka vuajtur prej tij deri ne realizimin e ne testi laboratorik. Nje ushqim i shendetshem dhe perdorimi i shume lengjeve eshte pozitive per keto lloj hepatitesh. Megjithate edhe keto lloj hepatitesh mund te pesojne komplokacione prandaj duhen ndjekur nga afer.

Per trajtimin e llojeve kronike te hepatitit mund te kerkohet -terapi medikale(perdorimii ilacev) ose – terapi kirurgjikale.

Ne disa raste mund te kerkohet apo te lind nevoja per realizimin e nje transplanti.te heparit nga nje dhurues i shendetshem.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/hepatitis.html

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/hepatitis

https://www.cdc.gov/hepatitis/abc/index.htm#:~:text=Hepatitis%20means%20inflammation%20of%20the,medical%20conditions%20can%20cause%20hepatitis.

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/hepatitis-a/symptoms-causes/syc-20367007

https://www.nhs.uk/conditions/hepatitis/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?