Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GODITJA NE TRU OSE “STROKE”

Goditje ne tru ose “stroke” do te quajme ate gjendje kur furnizimi me gjak ne nje pjese te trurit nderpritet ose zvogelohet, duke parandaluar qe indet e trurit te marrin oksigjen dhe lende ushqyese.
Truri eshte i vetmi organ ne trup ne te cilin qelizat nuk mund te rigjenerohen dhe nje situate e tille mund te jete fatale nese nuk korigjohet brenda pak minutash.

Nje goditje ne tru eshte nje urgjence mjekesore dhe trajtimi i menjehershem eshte thelbesor. Veprimi i hershem mund te zvogeloje demtimin e trurit dhe komplikimet e tjera.

Lajmi i mire eshte se tashme kjo semundje mund te trajtohet dhe parandalohet. Ne ditet e sotme, sipas statistikave, numri i personave qe humbin jeten nga goditja në tru eshte reduktuar ndjeshem.

SIMPTOMAT

Ne ditete e sotme eshte pare se eshte shume e rendesishme qe njerezit te njihen me shenjat e strok-ut.
Kjo i sherben si njerezve qe informohen rreth semundjes,ashtu edhe personave te tjere qe gjenden rreth tyre.
Shenjat e para se si te dallojme nje person te prekur nga stroke jane:

  • Probleme me te foluren dhe te kuptuarit.
    Ndodh kur nje person shfaq shenja ne mos artikulimin/lidhjen e fjaleve ne formen e duhur apo vonese ne te kuptuar, konfuzion mendor dhe perhumbje.
  • Paralize e gjysmes se fytyres, kembes apo dores.
    Kjo ndodh kur papritmas nje person ndjen mpirje, keputje, paralize te fytyres, krahut apo kembes. Zakonisht kjo ndodh ne nje pjese te trupit te pacientit,ne te cilin ka pesuar stroke. Per te kuptuar nese kjo eshte nje goditje ne tru, provoni te ngrini siper kokes te dy krahet. Nese njeri prej tyre bie poshte dhe nuk e komandoni dot mund te jete nje shenje e goditjes ne tru.
  • Probleme me shikimin, me nje ose te dy syte.
    Papritur personi i prekur nga Stroke, mund te kete shikim te turbullt, erresim te pamjes apo shikim te dyfishte ne njerin apo ne te dy syte.
  • Dhembje koke.
    Dhembja e kokes eshte nje shenje e Stroke gjithashtu. Dhembja e kokes fillon duke u shoqeruar me te vjella dhe marrje mendsh.
  • Veshtiresi ne te ecur.
    Te prekurit nga Stroke humbasin ekuilibrin ne qendrim dhe ecje.

Kur duhet te njoftojme urgjencen?

I prekuri nga Stroke ka nevoje per trajtim te menjehershem. Drejtojuni tek mjeku edhe nese vereni qe shenjat jane zhdukur per momentin.
Eshte e rendesishme te kryeni disa testet si me poshte:

  1. Kerkojini personit te buzeqeshe, shikoni nese njera ane e buzes bie.
  2. Krahet. Ngrini krahet njekohesisht dhe shkikoni nese ai rrezohet pavetedije
  3. E folura. Tentoni te flisni me personin qe dyshoni se ka pesuar goditje,shikoni nese e folura e tij eshte e paqarte dhe e cuditshme.

Nese nje i afermi juaj shfaq keto shenja, mos prisni qe simptomat te kalojne, por menjehere drejtohuni qendres se urgjences.
Cdo minute kushton, sa me shume kohe te kaloje, aq me shume rritet risku i vdekjeve nga stroke.

SHKAKTARET E STROKE

Ka dy shkaqe kryesore te goditjes ne tru:

  1. Nje arterie e bllokuar (goditje ishemike).
  2. Shkak mund te jete rritja e kolesterolit ne gjak apo edhe nje koagul gjaku.
  3. Carja e nje ene gjaku (goditja hemorragjike).

Disa njerez mund te kene vetem nje nderprerje te perkohshme te rrjedhjes se gjakut ne tru, i njohur si nje sulm ishemik kalimtar (TIA), qe nuk shkakton simptoma te qendrueshme.

Sulmi ishemik ndodh kur nje ene gjaku behet me e ngushte,bllokohet duke shkaktuar keshtu pakesim te rrjedhes se gjakut.
Shkak mund te jete rritja e kolesterolit ne gjak,qe ngushton lumenin e enes, apo edhe nje koagul gjaku.

Sulmi hemorragjik,mund te ndodhe nga:

  • Presioni i larte i gjakut,i pamjekuar
  • Perdorimi i pakontrolluar i hollueseve te gjakut
  • Traumat ne koke
  • Semundjet qe lidhen me ndryshimet e koagulimit te gjakut

Sulmet ishemike kalimtare(TIA)
Kjo ndodh kur nje koagul gjaku ose nje mase tjeter qe qarkullon ne gjak behet shkak per reduktimin e rrjedhes se gjakut,qe eshte nje gjendje kalimtare duhet thene.

FAKTORET RRISKUES

Jane disa faktore qe mund te behen shkak per shfaqjen e stoke.
Nder faktoret me rriskues do te permendim:

Stili i jeteses:

  • Mbipesha ose obeziteti
  • Nje jete sedentare,nuk bene ushtrime fizike
  • Perdorimi i drogerave
  • Konsumi i tepruar i alkoolit

Faktoret e lidhur me gjendjen shendetesore:

  • Presioni i larte i gjakut
  • Konsumi i cigares
  • Kolesteroli i larte ne gjak
  • Diabeti
  • Apnea e gjumit(mungesa e frymemarrjes per se paku 1 minute)
  • Historia familajre per stroke

Po ashtu :

  • Jane te rriskuar me shume personat e moshes mbi 55 vjec dhe meshkujt jane me te rriskau nga kjo semundje ne krahasim me femrat.
  • Po ashtu femrat qe perdorin terapi hormonale me estrogjen,jane gjithashtu shume te rriskuar.

DIAGNOSTIKIMI(ZBULIMI I SEMUNDJES)

  1. Jane teste qe kemi permendur edhe me siper .
  • Kerkojini personit te buzeqeshe, shikoni nese njera ane e buzes bie.
  • Krahet. Ngrini krahet njekohesisht dhe shkikoni nese ai rrezohet pavetedije
  • E folura. Tentoni te flisni me personin qe dyshoni se ka pesuar goditje,shikoni nese e folura e tij eshte e paqarte dhe e cuditshme.

2. Analize gjaku,per te pare kohen qe duhet per te ndaluar hemorragjia.

3. CT-skaner

4. Rezonanca magnetike(MRI)

5. ECHO e arterieve karotide,ne qafe,etj.

Kujdes secila nga egzaminimet e mesiperme,dhe jo vetem, behet vetem me pershkrimin e mjekut dhe konsultohuni me te per cdo paqartesi.

TRAJTIMI

Goditja ne tru eshte nje gjendje shume e rende mjeksore dhe si e tille pacienti duhet derguar menjehere ne spital. NE kete rast eshte vetem mjeku qe percakton planin e trajtimit,qe duhet thene mund te jete duke perdorur medikamente te llojeve te ndryshme apo nderhyrje kirurgjikale.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/bloodheartandcirculation.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/stroke/diagnosis-treatment/drc-20350119

https://www.cdc.gov/stroke/about.htm#:~:text=A%20stroke%2C%20sometimes%20called%20a,term%20disability%2C%20or%20even%20death.

https://www.stroke.org/en/about-stroke

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/5601-stroke