Glicemia esell 120, pas buke 190, pas embelsirave 260;Duhet mjekim?
Pershendetje,
Sot do te ndaj me ju nje shqetesim te nje pacienti tim. E gjeni si me poshte:
– mosha 42 vjec
– glicemia esell 120
– glicemia pas ngrenies 190
– pasi ha embelsira shkon deri 260.
Pacienti interesohet per nese duhe te filloje mjekimin apo jo?
Pergjigje: Pershendetje i nderuar,
Sapo i mora te dhenat e glicemise suaj dhe pergjigja ime eshte si me poshte:
Ne pergjithsi glicemia varion gjate gjithe dites e sidomos pas ngrenies.
Ne rastin tuaj, glicemia esell eshte lehtesisth mbi norme, edhe pas ngrenies. Nderkohe qe kur hani embelsira ajo rritet jashtezakonisht shume deri ne 260.
Perpara se te percaktojme skemen e mjekimit, ne fillimisht duhet te dime cfare e shkakton kete ndryshim te madh te glicemise. Keshtu qe nevojiten disa analiza laboratorike duke perfshire:
– testin e HbA1C per te matur mesataren e glicemise keto 3 muajt e fundit
– gjak komplet me formule per te perjashtur probleme te gjakut
– hormonet e tiroides (TSH, T3, T4) per te perjashtuar problemet me tiroiden
– testet biokimike per te perjashtuar problemet me melcine/veshkat/pankreasin
– analizen e urines
– te vleresohen elektrolitet ne gjak dhe niveli i vitaminave B, D, kalciumit
Pasi te vleresojme rezultatet, ne mund te vendosim per trajtimin me te mire.
Per momentin, ajo cka ju rekomandoj eshte te ndryshoni stilin e jetes dhe menune ditore.
Sapo te keni rezultatin e analizave, t’mi dergoni,
Dr.Albana