Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GLAUKOMA

Glaukoma eshte nje grup semundjesh te syrit qe shkaktojne demtim progresiv te nervit optik deri ne piken ku ai nuk i lejon syrit te transportoje me informacionin vizual ne tru.
Pra glaukoma eshte nje grup semundjesh ne te cilat presioni brenda syrit eshte shume i larte per nervin optik(nervin e pamjes) qe te perballoje stresin dhe rrjedhjen e gjakut. Ne shumicen e rasteve, lengu ujor ne sy grumbullohet ne pjesen e perparme te syrit dhe njihet si presion i syrit apo presion intraokular(IOP). Ky leng shtese qe mund te prodhohet ne kushte jonormale ushtron presion mbi syrin, duke demtuar gradualisht nervin optik.

Nese lihet pa trajtuar, shume tipe te glaukomes shkojne drejt perkeqesimit gradual te shikimit (nuk shfaqin shenja te semundjes ne fazat e hershme), qe mund te çojne edhe deri ne verberim.
Per sa kohe qe nuk trajtohen, demtimi i shikimit eshte pergjithesisht i pakthyeshem, prandaj shpesh glaukoma quhet si “semundje e heshtur e verberise” ose si “hajdute e heshtur e shikimit”.
Glaukoma eshte shkaku i dyte me i zakonshem per verberine ne mbare boten, pas kataraktes.

SI SHFAQET GLAUKOMA?

Te pacientet me glaukome, demtimi i nervit optik zakonisht ndodh gradualisht, duke çuar ne humbje te vazhdueshme dhe te ngadalte te shikimit.
Fusha e shikimit behet me e ngushte ne forme gjysmehene nga jashte. Kjo fushe e ngushtuar e shikimit, mund te çoje per shembull ne probleme orientimi. Ky ndryshim nuk shoqerohet me dhimbje dhe shpesh nuk verehet ne fazat e hershme te semundjes.

Glaukoma zakonisht prek te dy syte. Nese nuk trajtohet, mund te çoje ne humbje te rende te shikimit apo edhe ne verberi te plote.

4 LLOJET E GLAUKOMES

  1. GLAUKOMA ME KEND TE HAPUR
    Kjo eshte forma me e shpeshte e glaukomes. Ndodh gradualisht, kur syri nuk drenon lengun ashtu sic duhet. Si rezultat, presioni I syrit rritet dhe fillon te demtoje nervin e syrit. Kjo forme eshte e padhimbshme dhe nuk shkakton ndryshime ne shikim si fillim.
    Disa njerez kane nje nerv optik te ndjeshem ndaj presionit normal te syrit. Kjo nenkupton se risku i tyre per te pasur glaukome eshte me i larte. Nje ekzaminim i rregullt i syve eshte i rendesishem per te gjetur shenjat e hershme te demtimit te nervit optik.
  1. GLAUKOMA ME KEND TE MBYLLUR
    Kjo forme ndodh kur irisi behet shkak per bllokimin e drenimit te lengut te syrit.
    Kur bllokimi eshte i plote presioni rritet shume shpejt dhe quhet bllok akut. Kjo gjendje paraqitet si nje emergjence per te cilen duhet bere nje vizite tek okulisti ose rrezikohet verberia.

Disa shenja te atakut te glaukomes me kënd te mbyllur akute:

  • Shikimi papritur turbullohet.
  • Prania e dhimbjeve te forta.
  • Dhimbje koke.
  • Ndjesia e te vjellit (nauze).
  • Te vjella.
  • Shikimi i rratheve ylberore.

Ne disa njerez glaukoma me kend te mbyllur zhvillohet ngadale. Kjo quhet glaukoma me kend te mbyllur kronike. Si fillim nuk ka simptoma keshtu qe nuk e kuptojne derisa demtimi eshte i rende ose fillon nje dhimbje e papritur.
Kjo situate mund te shkaktoje verberi nese nuk trajtohet sic duhet.

  1. GLAUKOMA ME TENSION NORMAL
    Tek keto njerez edhe pse vlerat e tensionit te syrit jane brenda normave ata shfaqin demtime ne fushen vizive dhe demtime te nervit optik.
  1. GLAUKOMA E LINDUR
    Disa femije lindin me kanale kullimi qe nuk formohen siç duhet ne miter. Mjeku mund ti vereje simptomat e glaukomes tek femija juaj ne lindje ose shenjat mund te behen te dukshme edhe disa vite me vone.

KUSH ESHTE I RRISKUAR PER TU PREKUR NGA GLAUKOMA?

Disa njerez kane risk me te larte per te zhvilliar glaukomen.
Faktoret e riskut jane:

  • Mosha mbi 40 vjec.
  • Pasja e nje familjari me glaukome.
  • Prania e nje tensioni te larte te syrit.
  • Miopia ose hipermetropia.
  • Trauma te syrit.
  • Korne qe jane te holla ne qender.
  • Hollim I nervit te syrit.
  • Diabeti, migrena, ose probleme te tjera qe prekin te gjithe trupin.

SI DIAGNOSTIKOHET GLAUKOMA?

E vetmja menyre e sigurte per te diagnostikuar glaukomen eshte nje ekzaminim komplet I syrit.
Thjesht matja e tensionit te syrit nuk eshte e mjaftueshme per te zbuluar glaukomen.

Gjate ekzaminimit okulisti:

  • Do mati tensionin e syrit.
  • Do inspektoje kendin e drenimit te syrit.
  • Do ekzaminoje nervin e syrit.
  • Do testoje shikimin periferik.
  • Do fotografoje ose mase me aparat nervin optik.
  • Do mase trashesine e kornese tuaj.

SI MUND TE TRAJTOHET GLAUKOMA?

Demtimi nga glaukoma eshte i perhershem, nuk mund te rikthehet ajo qe eshte demtuar.
Por mjekimet dhe kirurgjia ndihmojne ne stopimin e demtitmit te metejshem.

  1. Medikamentet
    Glaukoma mund te kontrollohet nga medikamentet me pika ne sy. Duke I perdorur cdo dite keto medikamente ulin tensionin e syrit.
  1. Kirurgjia me lazer
    Ka dy tipe kryesore te trajtimit te glaukomes me lazer:
  • Trabekuloplastika per pacientet me glaukome me kend te hapur. Okulisti perdor lazerin ne menyre qe kendi I drenimit te funksionoje me mire.
  • Iridotomia per pacientet me glaukome me kend te mbyllur. Okulisti perdor lazerin per te krijuar nje hapsire ne iris qe ndihmon lengun te drenoje ne kendin e drenimit.
  1. Nderhyrjet kirurgjikale
  • Trabekulotomia ne kete operacion kirurgu krijon nje xhep ne konjuktive e quajtur blebi I filtrimit. Fshihet zakonisht poshte kapakut te syrit dhe nuk shihet. Lengu ujor mund te drenoje permes flapit ne bleb, ku fluidi absorbohet nga indet perreth syrit, duke ulur tensionin e syrit.
  • Pajisjet e drenazhit. Kirurgu mund te implantoje nje tub te holle ne syrin tuaj. Ai e con lengun ne nje zone rezervimi. Krijimi I rezervuarit behet poshte konjuktives (membrana e holle qe mbulon brendesine e kapakeve dhe pjesen e bardhë te syrit) lengu pastaj absorbohet nga enet e gjakut ne afersi.

REFERENCAT

Weinreb RN, Aung T, Medeiros FA. The pathophysiology and treatment of glaucoma: a review. JAMA. 2014 Jan 15;311(3):190-201. doi: 10.1001/jama.2013.281755. Review. PubMed PMID: 24430321.

Tham YC, Li X, Wong TY, Quigley HA, Aung T, Cheng CY. Global prevalence of glaucoma and projections of glaucoma burden through 2040: a systematic review and meta-analysis. Ophthalmology. 2014 Nov;121(11):2081-90. doi: 10.1016/j.ophtha.2014.05.013. Epub 2014 Jun 26. Review. PubMed PMID: 24974815.

Quigley HA, Broman AT. The number of people with glaucoma worldwide in 2010 and 2020. Br J Ophthalmol. 2006 Mar;90(3):262-7. doi: 10.1136/bjo.2005.081224. PubMed PMID: 16488940; PubMed Central PMCID: PMC1856963.

European Glaucoma Society Terminology and Guidelines for Glaucoma, 4th Edition – Chapter 2: Classification and Terminology Supported by the EGS Foundation: Part 1: Foreword; Introduction; Glossary; Chapter 2 Classification and Terminology. Br J Ophthalmol. 2017 Mar;101(3):73-127. doi: 10.1136/bjophthalmol-2016-EGSguideline.001. PubMed PMID: 28235876.

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?