Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GJENDRA TIROIDE

Tiroidja eshte nje gjender e vogel ne forme fluture, e vendosur ne pjesen e perparme te qafes. Ajo eshte pjese e sistemit endokrin dhe kontrollon shume funksione te rendesishme te trupit duke prodhuar dhe hedhur ne gjak disa hormone.
Detyra kryesore e tiroides eshte te kontrolloje shpejtesine e metabolizmit ne organizem, qe nenkupton procesin se si trupi transformon ushqimin qe ju konsumoni ne energji.
Kur tiroidja nuk funksionon siç duhet, mund te ndikoje ne te gjithe trupin.

Po sistemi endokrin cfare eshte dhe cili eshte roli i tij ne organizem?

Sistemi juaj endokrin eshte nje rrjet i disa gjendrave qe prodhojne dhe hedhin ne gjak disa hormone.
Nje gjender eshte nje organ qe prodhon nje ose me shume substanca te tilla si: hormone, lengje tretese, djersen ose lotet. Gjendrat endokrine leshojne hormone direkt ne qarkullimin e gjakut.

Hormonet jane lende kimike qe koordinojne funksione te ndryshme ne trupin tuaj duke percjelle mesazhe permes gjakut ne organe, lekure, muskuj dhe inde te tjera. Keto sinjale i tregojne trupit tuaj se çfare te beje dhe kur ta beje ate.

Organet dhe gjendrat e meposhtme perbejne sistemin endokrin ne organizmin e gjithsecilit prej nesh:

  1. Hipotalamusi.
  2. Gjendra e hipofizes.
  3. Tiroidja.
  4. Gjendrat paratiroide.
  5. Gjendrat e mbiveshkore.
  6. Pankreasi.
  7. Vezoret(femrat).
  8. Testikujt(meshkujt).

KUSH ESHTE FUNKSIONI I GJENDRES TIROIDE NE TRUP?

Si nje gjender endokrine, tiroidja prodhon dhe hedh ne gjak disa hormone.
Tiroidja prodhon dhe hedh ne gjak hormonet e meposhtme:

  1. Tiroksina (T4)
    Ky eshte hormoni kryesor qe prodhon tiroidja. Edhe pse tiroidja shfrytezon maksimalisht kete hormon, ai nuk ka shume ndikim ne metabolizmin tuaj.
    Tiroidja leshon T4 ne qarkullimin e gjakut, por ajo shnderrohet ne T3 permes nje procesi te quajtur dejodim.
  2. Triiodothyronine (T3)
    Tiroidja prodhon sasi me te vogla te T3 se T4, por T3 ka nje efekt shume me te madh ne metabolizmin tuaj sesa T4.
  3. Kalcitonin
    Ky hormon ndihmon ne rregullimin e sasise se kalciumit ne gjak.

Ne menyre qe te prodhoje hormonet e duhura, gjendra tiroide ka nevoje per jod, nje element qe gjendet ne ushqim (me se shpeshti ne kripen e jodizuar) dhe uje. Gjendra tiroide bllokon jodin dhe e transformon ate ne hormone tiroide. Nese keni shume pak ose shume jod ne trupin tuaj, kjo mund te ndikoje ne nivelin e hormoneve qe prodhon dhe çliron tiroidja juaj.

Hormonet e tiroides ndikojne ne funksionet e meposhtme trupore:

  1. Funksionimin e duhur te metabolizmit tuaj.
  2. Frekuencen e zemres.
  3. Frymemarrje.
  4. Tretjen e ushqimeve.
  5. Temperaturen e trupit.
  6. Zhvillimin e trurit.
  7. Aktivitetin mendor.
  8. Shendetin e kockave.
  9. Fertilitetit.

SI NDERVEPRON TIROIDJA ME ORGANE TE TJERA NE TRUP?

Trupi ka nje sistem kompleks per te kontrolluar nivelet e hormoneve tiroide ne trupin tuaj.
Se pari, hipotalamusi (gjendet ne trurin tuaj) sekreton hormonin stimulues te tiroides (TSH). TSH me pas stimulon qelizat folikulare te tiroides per te prodhuar tiroksinen (T4) dhe triiodothyronine (T3) nese ka nivele adekuate te jodit ne trupin tuaj.

Gjendra tiroide dhe hormonet e saj ndikojne pothuajse ne çdo sistem organesh te trupit, duke perfshire:

  1. Sistemi kardiovaskular.
    Tiroidja ndihmon ne rregullimin e sasise se gjakut qe zemra pompon permes sistemit te qarkullimit te gjakut, rrahjet e zemres dhe fuqine tkurrese te zemres(kontraktueshmeria e zemres).
  2. Sistemi nervor.
    Kur tiroidja nuk funksionon siç duhet, mund te shkaktoje simptoma qe ndikojne ne sistemin nervor duke perfshire nje ndejesi mpirje, ndjesi si shpimi gjilperash dhe dhimbje. Hipotiroidizmi(sasia e paket e hormoneve tiroide ne trup) mund te shkaktoje depresion, ndersa hipertiroidizmi(sasia e shumte e hormoneve tiroide ne trup) mund te shkaktoje ankth.
  3. Sistemi tretes.
    Tiroidja eshte e perfshire ne menyren se si ushqimi leviz neper sistemin tretes.
  4. Sistemi riprodhues.
    Nese tiroidja nuk funksionon siç duhet, mund te shkaktoje periudha te parregullta menstruale dhe probleme me fertilitetin.

A MUND TE JETOJE NJE NJERI PA GJENDREN TIROIDE?

Po, ju mund te jetoni pa gjendren tiroide. Sidoqofte, do t’ju duhet te merrni ilaçe per te zevendesuar hormonet e tiroides per te gjithe pjesen tjeter te jetes, ne menyre qe te qendroni te shendetshem dhe te parandaloni komplikacionet qe lindin nga mungesa e hormoneve te tiroides. Kirurgjia e heqjes se tiroides, e njohur si tiroidektomi, eshte nje operacion i zakonshem qe mund te trajtoje disa semundje te tiroides.

KUSH JANE DISA NGA SEMUNDJET QE MUND TE PREKIN ME SHUME TIROIDEN?

Kater semundjet kryesore qe ndikojne ne tiroiden perfshijne:

  1. Hipotiroidizem (tiroide joaktive).
    Hipotiroidizmi (tiroidja joaktive) ndodh kur tiroidja nuk prodhon dhe leshon mjaftueshem hormone te tiroides gjak.
  2. Hipertiroidizmi (tiroidja teper aktive).
    Hipertiroidizmi (tiroidja teper aktive) ndodh kur tiroidja prodhon dhe çliron me shume hormone tiroide sesa i duhen trupit tuaj.
  3. Tiroide e zmadhuar(Gusha).
    Gusha eshte nje zmadhim i gjendres suaj te tiroides. Kjo ndodh kur nuk prodhohet sasia e neojshme e hormoneve te tiroides ne trup.
  4. Kancer i tiroideve.
    Kemi rritje jonormale te qelizave ne gjendren e tiroides, trajtimet per shumicen e kancereve te tiroides jane te suksesshme.

REFERENCAT

  1. American Thyroid Association (ATA). (2017). ATA guidelines for the diagnosis and management of thyroid nodules and differentiated thyroid cancer. Thyroid, 27(1), 1-133.
  2. Haugen, B. R., Alexander, E. K., Bible, K. C., Doherty, G. M., Mandel, S. J., Nikiforov, Y. E., … & Waguespack, S. G. (2016). 2015 American Thyroid Association Management Guidelines for Adult Patients with Thyroid Nodules and Differentiated Thyroid Cancer: The American Thyroid Association Guidelines Task Force on Thyroid Nodules and Differentiated Thyroid Cancer. Thyroid, 26(1), 1-133.
  3. Cooper, D. S., Doherty, G. M., Haugen, B. R., Kloos, R. T., Lee, S. L., Mandel, S. J., … & Sherman, S. I. (2009). Revised American Thyroid Association management guidelines for patients with thyroid nodules and differentiated thyroid cancer. Thyroid, 19(11), 1167-1214.
  4. National Comprehensive Cancer Network (NCCN). (2021). NCCN Clinical Practice Guidelines in Oncology: Thyroid Carcinoma. Version 3.2021. Retrieved from: https://www.nccn.org/professionals/physician_gls/pdf/thyroid.pdf
  5. Gharib, H., Papini, E., Garber, J. R., Duick, D. S., Harrell, R. M., Hegedüs, L., … & Paschke, R. (2016). American Association of Clinical Endocrinologists, American College of Endocrinology, and Associazione Medici Endocrinologi medical guidelines for clinical practice for the diagnosis and management of thyroid nodules. Endocrine Practice, 22(Supplement 1), 1-60.