Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GIARDIA LAMBLIA

CFARE ESHTE GIARDIA LAMBLIA?

Giardiasis eshte nje semundje qe shkaktohet nga nje mikrob(parazit) i quajtur Giardia Lamblia. Kjo semundje manifestohet me nje simptome kryesore qe eshte diarrea kronike, e cila zgjate nje deri ne disa jave.

Diarrea ne kete semundje ka karakteristiken qe shoqerohet edhe me :
-dhimbje barku
-fryrje barku
-shtim te gromesirave dhe gurgullimave ne stomak apo ne zorre
-lodhje
-anoreksi
-humbje peshe
Jashteqitja ne kete semundje eshte me ere te keqe dhe ka nje pamje te zbehte si te yndyrshme.

G.Lamblia egziston ne 2 forma:
1.Forma aktive e quajtur trophozoite.
2.Forma inaktive e quajtur cist.
Trophozoitet jane pergjegjes per shfaqjen e simptomave dhe shenjave te semundjes. Ato nuk jetojne dot shume gjate jashte trupit te njeriut dhe si rrjedhoje kjo forme nuk eshte pergjegjese per transmetimin e semundjes.
Pergjegjese per transmetimin e semundjes eshte jane cistet joaktive sepse ato mund te jetojne gjate edhe jasht trupit te njeriut.Cisti joaktiv ne momentin qe futet ne stomak,aciditeti i tij e aktivizon cistin inaktiv duke dhene lindjen e nje trophozoiti te ri(mikrobi te ri).

SI MUND TE INFEKTOHEMI NGA SEMUNDJA GIARDIASIS DHE CILAT JANE RRUGET E TRANSMETIMIT TE SAJ?

Ju mund te prekeni nga semundja Giardiasis ne momentin qe gelltisni mikrobin(parazitin) e quajtur G.Lamblia.
Menyra se si nje njeri mund te infektohet nga G.Lamblia eshte fekale-orale(dmth jasheqitjet qe permbajne formen inaktive te mikrobit ,ne shume menyra mund te hyjne ne organizmin tone nga goja dhe te japin nje infeksion).
G.Lamblia perhapet shume lehte dhe marrja e sasive sado te vogla te ketij mikrobi perben nje rrisk shume te madh per zhvillimin e semundjes tek i infektuari.

Giardiasis mund te perhapet nga :
-Gelltitja e ushqimeve apo ujit te kontaminuar me mikrobin G.Lamblia.
-Te jetuarit ne komunitete,kopshtet,cerdhet,etj. Pra aty ku bashkjetojne shume njerez dhe kushtet higjeno-sanitare ja shume te ulta.
-Udhetimi ne ato vende ku kanalizimet mungoje dhe ujrat e zeza jane ne siperfaqe.
-Mardheniet seksuale me nje person te infektuar nga semundja ne fjale.
-Paisjet te tjera:dorezat e banjes, pelenat, lodrat, mbulesat e tavolinave, etj.
-Kafshet e infektuara apo kontakti me ambientin ku ato jetojne.

SIMPTOMAT QE SHFAQ SEMUNDJA NE ORGANIZEM?

Infeksioni Giardia (giardiasis) mund te shkaktoje nje sere simptomash qe perfshijne sistemin tretes, keshtu mund te permendim:

  • Diarre kronike,qe mund te zgjasi nga nje deri ne disa jave.
  • Gazra te shtuara.
  • Jashteqitje me ere te keqe,te ujshme dhe te yndyrshme.
  • Ngerce ose dhimbje ne stomak.
  • Ndjesia e te perzierave dhe/ te vjella.
  • Dehidratim,qe per hire te se vertetes eshte shume e rende.

Simptomat e giardiasis ne pergjithesi fillojne duke pasur 2-5 jashteqitje te ujshme dhe me pamje si te yndyrshme ne dite dhe duke rritur ne menyre progresive lodhjen trupore. Simptoma te tjera me pak te zakonshme perfshijne ethe, kruajtje te lekures, urtikarie dhe enjtje te syve dhe kyceve. Me kalimin e kohes, giardiasis mund te shkaktoje gjithashtu humbje peshe dhe te deprivoj(mbaj large) trupin nga thithja e lendeve ushqyese qe i nevojiten, si yndyra, laktoza(perberes i qumshtit), vitamina A dhe vitamina B12. Disa njerez me infeksion Giardia nuk kane fare simptoma.

KUR SHFAQEN SIMPTOMAT?

Zakonisht simptomat e semundjes shfaqen 1-2 jave pas infektimit primar me mikrobin G.Lamblia.

SA KOHE ZGJASIN SIMPTOMAT?

Zakonisht ne me te shumten e rasteve simptomat zgjasin 2-6 jave,kjo per njerezit me nje sistem imunitar normal. Por per njerezit me nje sistem imunitar te dobet keto simptoma mund te zgjasin me shume duke rritur mundesine per zhvillimin e komplikacioneve.

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI I SEMUNDJES?

Kontaktoni menjehere me mjekun tuaj nese mendoni se mund te jeni infektuar me semundjen giardiasis. Mjeku juaj mund t’ju kerkoje te beni nje analize te jashteqitjes suaj(koprokulture) per te pare nese jeni te infektuar apo jo nga mikrobi ne fjale. Per shkak se mund te jete e veshtire per te zbuluar mikrobin G.Lamblia, mund t’ju kerkohet te paraqisni disa mostra jashteqitje te mbledhura gjate disa diteve per te pare nese jeni te infektuar apo jo nga semundja. Duhet ti kushtoni rendesi ruajties se ketyre mostrave ne shtepi si per te parandaluar rritjen mikrobike te feceve,ashtu edhe per te parandaluar nje infektim te mundshem te dikujt tjeter.

CILI ESHTE TRAJTIMI I MUNDSHEM PER KETE SEMUNDJE?

Jane shume medikamente ne dispozicion qe mund te perdoren per te trajtuar giardiasis. Megjithese Giardia mund te infektoje te gjithe njerezit, foshnjat(te porsalindurin) dhe grate shtatzena mund te kene me shume gjasa te perjetojne dehidrim nga diarreja e shkaktuar nga giardiasis. Per te parandaluar dehidratimin, foshnjat dhe grate shtatzena duhet te pine shume lengje gjate semundjes. Dehidratimi mund te jete kercenues per jeten e foshnjave, keshtu qe eshte veçanerisht e rendesishme qe prinderit te flasin me mjekun per opsionet e reja te trajtimit per te parandaluar situata me te renda.
Ju duhet me patjeter te kontaktoni me mjekun tuaj per cdo gje lidhur me semundjesn!!!

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/giardiasis.html

https://www.cdc.gov/parasites/giardia/general-info.html#:~:text=Giardiasis%20is%20a%20diarrheal%20disease,for%20weeks%20or%20even%20months.

https://www.cdc.gov/parasites/giardia/index.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/giardia-infection/symptoms-causes/syc-20372786

https://www.healthline.com/health/giardiasis

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/15238-giardiasis

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?