Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

FRUTHI

CFARE ESHTE FRUTHI DHE SA E PERHAPUR ESHTE KJO SEMUNDJE?

Fruthi eshte nje semundje shume ngjitese/infektive, serioze dhe shkaktohet nga nje mikrob (virus) i familjes se paramyxoviruseve.
Virusi si fillim infekton traktin respirator (frymemarrjes) dhe me pas perhapet ne te gjithe trupin.
Fruthi eshte nje semundje qe perhapet tek njerezit dhe nuk dihet ende te shfaqet edhe tek kafshet.

Numeri me i larte i rasteve te fruthit jane evidentuar ne fund te dimrit dhe ne fillim te pranveres. Para prezantimit te vaksines se fruthit ne vitin 1963 dhe perhapjes se fushates se vaksinimit, epidemite e medha ndodhnin afersisht cdo 2-3 vjet dhe fruthi shkaktonte rreth 2.6 milione vdekje cdo vit.
Me shume se 140 000 njerez vdiqen nga fruthi ne vitin 2018 – kryesisht femije nen moshen 5 vjec, pavaresisht nga disponueshmeria e nje vaksine te sigurt dhe efektive.
Vdekjet globale nga fruthi jane ulur me 73% nga rreth 536 000 ne vitin 2000 ne 142 000 raste ne vitin 2018.

CILAT JANE SHENJAT DHE SIMPTOMAT E FRUTHIT?

Shenjat e para te fruthit jane :

  • temperature e larte, e cila fillon rreth 10-12 dite pas ekspozimit ndaj virusit dhe zgjat 4-7 dite.
  • rrjedhje te hundeve
  • kolle
  • sy te skuqur dhe te perlotur
  • zhvillimin e disa njollave te vogla, qe si fillim jane te bardha dhe shfaqen nga ana e brendshme e faqeve.
    Pas disa ditesh, nje skuqje shperthen, zakonisht ne fytyre dhe ne pjesen e siperme te qafes.
    Pas rreth 3 ditesh, skuqja perhapet, duke arritur perfundimisht ne duart dhe kembe. Skuqja zgjat 5-6 dite dhe me pas zbehet. Mesatarisht, skuqja shfaqet 14 dite pas ekspozimit ndaj virusit (brenda nje intervali prej 7-18 ditesh).
  • ethe qe shfaqen nga dita e 10 (saktesisht nga dita e 7 deri ne diten e 18 te ekspozimit).

Shumica e vdekjeve te lidhura me fruthin shkaktohen nga komplikacionet qe shkakton semundja.
Komplikacionet me serioze jane te zakonshme tek femijet nen moshen 5 vjec, ose tek te rriturit mbi moshen 30 vjec.
Komplikacionet me serioze perfshijne :

  • verberine
  • encefalitin (nje infeksion qe shkakton inflamacion/enjtje te trurit)
  • diarre te rende dhe dehidrim te lidhur me diarrene
  • infeksione te veshit
  • infeksione te rrugeve te frymemarrjes, si pneumonia.

Fruthi i rende ka me shume gjasa te ndodh tek femijet e vegjel te paushqyer, vecanerisht ata me vitamine A te pamjaftueshme ose sistemi imunitar i te cileve eshte i dobesuar nga HIV/AIDS ose semundje te tjera.

CILA ESHTE RRUGA E PERHAPJES SE FRUTHIT?

Fruthi eshte nje nga semundjet me ngjitese ne bote.
Semundja e fruthit perhapet kryesisht me keto 4 menyra :

  • te kollitjes
  • te teshtitjes
  • kontaktit te ngushte (personal) me personat e infektuar
  • kontaktit te drejtperdrejte me sekrecionet e hundes ose te fytit, te nje personi te infektuar.

Virusi mbetet aktiv dhe i afte te shkaktoj semundje ne ajer ose ne siperfaqet e infektuara deri ne 2 ore.
Ai mund te transmetohet nga nje person i infektuar nga 4 dite para fillimit te skuqjes deri ne 4 dite pas shperthimit te skuqjes.

Shperthimet e fruthit mund te rezultojne ne epidemi qe shkaktojne shume vdekje, vecanerisht ne mesin e femijeve te vegjel dhe te kequshqyer.
Ne vendet ku fruthi eshte eliminuar ne mase te madhe, rastet e importuara nga vende te tjera mbeten nje burim i rendesishem i perhapjes se infeksionit.

A DUHET QE NJE PERSON ME SEMUNDJEN E FRUTHIT TE QENDROJ I IZOLUAR NGA PERSONAT E TJERE?

Fruthi eshte nje nga semundjet me ngjitese ne bote. Keshtu qe eshte shume e rendesishme qe ne momentin e diagnostikimit te nje personi me kete semundje, ato te qendrojne te izoluar nga pjesa tjeter e personave te afert. Keto njerez duhet te nderpresin cdo aktivitet ne momentin qe fillojne dhe shfaqen simptomat e para ne trup, deri pas 5 ditesh nga fillimi i shfaqjes se rashit ne lekure( qe ndryshe njihen si ato koret qe formohen ne lekure pas carjes se vezikulave/pucrave).

SI BEHET DIAGNOZA E SEMUNDJES?

Nje mjek do te dyshoje per fruthin bazuar ne simptomat e zakonshme qe shfaq ajo, duke perfshire temperaturen dhe skuqjen qe shfaqet ne lekuren e pothuajse te gjithe trupit.
Kjo e fundit eshte e domosdoshme vecanerisht per pacientet qe kane udhetuar kohet e fundit jashte vendit ose jane ekspozuar ndaj nje te infektuari me ethe dhe skuqje ne lekure.
Testet laboratorike te gjakut( per te pare per IgM) dhe testi PCR (me sekrecionet e marra nga hunda dhe fyti) mund te konfirmojne diagnozen.

SI TRAJTOHET FRUTHI?

Ashtu si te gjithe infeksionet virale edhe fruthi ka nje trajtim simptomatik.
Trajtimi perfshin pushim ne shtrat, shume lengje dhe ilace per temperaturen dhe dhimbjen e kokes.
Antibiotikët nuk ndihmojne as per te kuruar fruthin, as per ta parandaluar ate. Antibiotiket duhet te merren vetem me recete nga mjeku per te trajtuar infeksionin e syve dhe vesheve, si dhe pneumonine.
Nuk ekziston asnje trajtim specifik me ilace antivirale per virusin e fruthit.

Komplikacionet e renda nga fruthi mund te reduktohen permes kujdesit mbeshtetes qe siguron ushqim te mire, marrje adekuate te lengjeve, trajtimin dhe dehidrimit me solucionin e rihidrimit oral te rekomanduar nga OBSH. Kjo tretesirë zevendeson lengjet dhe elementet e tjere thelbesore qe humbasin nga diarreja ose te vjellat.

Te gjithe femijet e diagnostikuar me fruth duhet te marrin dy doza te suplementeve te vitamines A, me nje interval prej 24 orëeh. Ky trajtim rikthen nivelet e uleta te vitamines A gjate fruthit qe ndodh edhe te femijet e ushqyer mire dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e demtimit te syve dhe verberise. Suplementet e vitamines A jane treguar gjithashtu se zvogelojne numrin e vdekjeve nga fruthi.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/measles.html

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/measles?gclid=CjwKCAiAhKycBhAQEiwAgf19epPubD4YwlOOEe7GTnhlqVuR2JDqucBk7MXHN5N8AiVn4ZEOU1nUhBoCBwsQAvD_BwE

https://www.cdc.gov/measles/hcp/index.html#:~:text=Measles%20is%20an%20acute%20viral,followed%20by%20a%20maculopapular%20rash.

https://www.nhs.uk/conditions/measles/

https://www.cdc.gov/measles/symptoms/signs-symptoms.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?