Eozinofile te rritura nga doza e shtuar e Xanax?
Pershendetje,
Kam kryer ekzaminimin laboratorik gjak komplet dhe ne rezultate ka dale qe numri absolut i eozinofileve eshte 1000 plus. Une nuk kam asnje shenje alergjie.
E vetmja gje qe me vjen nder mend eshte qe kohet e fundit doktori me ka shtuar dozen e Xanax. Ne 2 testet e gjakut komplet brenda 9 muajve eshte verejtur prania e rritur e eozinofileve.
Nderkohe parametrat e tjera jane te gjithe ne norme.
A ta kete ndodhur kjo rritje e eozinofileve nga Xanax?
Faleminderit