Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ENTEROVIRUSET

CFARE JANE ENTEROVIRUSET?

Enteroviruset jane mikrobe (viruse) shume te zakonshme,te cilat jane ne gjendje te shkaktojne semundje mesatarisht te lehta.
Ekzistojne me shume se 100 lloje te ndryshme enterovirusesh,por dy jane me te zakonshmit echovirus dhe coxsackievirus. Sipas nje studimi te bere ne Amerike,eshte vleresuar se 10 deri ne 15 milione infeksione te shkaktuara nga enteroviruset ndodhin cdo vit ne SHBA.
Shumica e njerezve te infektuar me enterovirus nuk kane simptoma ose vetem simptoma te lehta, por disa infeksione mund te jene serioze. Nder semundjet me serioze qe mund te shkaktojne enteroviruset permendim infeksionin qe prek sistemit nervor qendror.
Shumica e infeksioneve nga enteroviruset ndodhin ne periudha sezonale gjate veres dhe vjeshtes, dhe shperthimet priren te ndodhin ne cikle disavjecare.

CFARE ESHTE ENTEROVIRUSI-D68(EV-D68)?

Enterovirusi-D68 (EV-D68) eshte nje nga llojet e enteroviruseve, i zbuluar per here te pare ne vitin 1962 ne Kaliforni nga kater femije me semundje te rrugeve te frymemarrjes(probleme respiratore) dhe eshte raportuar shume rralle qe nga ajo kohe.
Infeksionet EV-D68 sipas te dhenave duket se ndodhin me rralle se ato infeksione nga disa lloje te tjera te enteroviruseve.
Shumica e enteroviruseve shkaktojne keto semundje :

  • nje infeksioni te lehte te rrugeve te siperme te frymemarrjes
  • semundja e skuqjes se lekures(rash kutan) e shoqeruar me temperature
  • semundje neurologjike (si meningjiti aseptik dhe encefaliti).

Enterovirusi i llojit te EV-D68 shoqerohet pothuajse gjithmone me semundje te frymemarrjes, te cilat mund te variojne nga te lehta deri ne te renda. Megjithate, mund te ndodhin edhe manifestime te tjera te semundjes.

Aktualisht nuk ka te dhena ne dispozicion ne lidhje me numrin e semundjeve apo vdekjeve nga EV-D68 ne Amerike. Shperthimet e semundjeve te frymemarrjes(semundje pulmonare) te lidhura me EV-D68 jane gjetur edhe ne Azi, Evrope dhe SHBA gjate viteve te fundit.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SHKAKTUARA NGA INFEKSIONI I EV-D68?

Pra ashtu sic e kemi permendur edhe me siper EV-D68 eshte nje nga infeksionet virale te shkaktuara nga nje prej llojeve te enteroviruseve.
Me se shumti EV-D68 duket se shkakton semundje te frymemarrjes, te cilat variojne nga nje semundje relativisht e lehte ne semundje te rende qe kerkon shtrimin ne spital ne njesine e kujdesit intensiv ose sic njihet ndryshe reanimacion.
Simptomat specifike te semundjes se shkaktuar nga EV-D68 jane :

  • ethe
  • veshtiresi ne frymemarrje
  • gulcima
  • perkeqesim te simptomave te astmes

SI DIAGNOSTIKOHET SEMUNDJA INFEKTIVE E SHKAKTUAR NGA EV-D68?

Ne nje rast te tille infeksioni nga enterovirusi EV-D68,ajo qe kerkohet te realizohet eshte reaksionin zinxhir i polimerazes (PCR). PCR mund te perdoret gjithashtu edhe per te diagnostikuar semundjet e shkaktuara nga rinoviruset.
Mjeket mund te kerkojne realizimin e ketij testi per te percaktuar virusin pergjegjes per semundjen pulmonare ose nese kane arritur te zbulojne nje shkaktar tjeter mund edhe te mos e kerkojne realizimin e PCR.
Per te percaktuar ne menyre specifike nese EV-D68 eshte pergjegjes per semundjet qe merren ne studim, nevojiten testime te specializuara ne bashkpunim edhe me instuticionet e shendetit publik.

SI TRAJTOHEN SEMUNDJET INFEKTIVE TE SHKAKTUARA NGA EV-D68?

Aktualisht nuk ka ende nje kure me medikamente(ilace) antivirale per te trajtuar infeksionet EV-D68.
Pra EV-D68 eshte nje semundje virale dhe si rrjedhoje trajtimi do te behet me ilace(medikamente) antivirale.
Shumica e infeksioneve te shkaktuara nga EV-D68 do te jene te lehta dhe te vete-kufizuara, duke kerkuar vetem trajtim simptomatik.
Disa njerez me semundje te renda te frymemarrjes te shkaktuara nga EV-D68 mund te kene nevoje te shtrohen ne spital dhe te marrin terapi intensive mbeshtetese(kujdes ne terapine intesnisve).

Kjo semundje transmetohet nga kontakti i afer me njerezit dhe fatkeqesisht nuk ka nje vaksine per kete semundje.

CILAT JANE MASAT QE NDIQEN PER TE PARANDALUAR TRANSMETIMIN E SEMUNDJES?

  • Lani duart shpesh me sapun dhe uje, veçanerisht pas nderrimit te pelenave.
  • Shmangni prekjen e syve, hundes dhe gojes me duar te palara.
  • Shmangni puthjet, perqafimet dhe ndarjen e gotave ose eneve te ngrenies me njerezit qe jane te semure.
  • Dezinfektoni siperfaqet qe preken shpesh, si lodrat dhe dorezat e dyerve, veçanerisht nese dikush eshtë i semure.
  • Qendroni ne shtepi kur ndiheni te semure dhe konsultohuni me ofruesin tuaj te kujdesit shendetesor.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/enterovirus.html

https://www.ecdc.europa.eu/en/enteroviruses/facts

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK562330/

https://www.msdmanuals.com/professional/infectious-diseases/enteroviruses/overview-of-enterovirus-infections

https://www.cedars-sinai.org/health-library/diseases-and-conditions—pediatrics/e/enteroviruses-in-children.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?