Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ENDOMETRIOZA

Endometrioza eshte nje crregullim i dhimbshem ne te cilin indet qe normalisht duhet te ishin ne miter(uterus),ndodhen jasht saj.

Ato zona te trupit ku zhvillohet me shpesh endometrioza jane:

  • vezoret
  • zorret
  • indet pelvike(ne pjesen e fundit te barkut)
  • rralle mund te gjejme inde endometriale jashte ketyre zonave

Keto masa sillen njesoj si te ishin ne miter,ne fillim ato rriten, trashen dhe ne fund copezohen(bie). Por fakti qe keto masa indore nuk mund te largohen nga trupi,sic ndodh ne rastin e ciklit menstrual,behen shkak per krijimin e aderencave(ngjitjeve) me organet fqinje. Shqetesimet jane te vazhdueshme,por ato rriten sidomos gjate ciklit menstrual.

SIMPTOMAT

Shenja kryesore e kesaj semundje eshte dhimbja e barkut,e cila lidhet me ardhjen e ciklit menstrual (dismenorea). Kjo dhimbje eshte shume e forte,therese, sidomos ne ditet e para te ciklit menstrual dhe qe ka tendencen te rritet me kalimin e viteve.

Simptoma te tjera jane :

  1. Dispaneunia,dhimbja gjate mardhenieve intime.
  2. Dhimbje gjate levizjes se zorreve ose edhe gjate urinimit,qe jane akoma me te shprehura gjate ciklit menstrual.
  3. Hemorragji te shumte,ne sasi te madhe. Apo mund te ndodh edhe hemorragji midis menstruacioneve,dmth nga dita e fundit e nje cikli menstrual deri ne diten e pare te menstuacioneve te rradhes mund te kemi shenja te hemorragjis ndermjet tyre.
  4. Infertilitet,pamundesia per te mbetur shtatzane.
  5. Diarrre,konstipacion,nauze,te vjella,etj.

Disa semundje me te cilat mund te ngaterrohet diagnoza e endometriozes jane:

  • SIP(Sindromi Inflamator Pelvik)
  • Kistet ne Vezore
  • SZI(Sindromi i Zorres se Irrituar)

SHKAKTARET E ENDOMETRIOZES

Megjithese shkaktari i vertete i endometriozes nuk dihet,mendohen disa shkaqe te mundshme qe mund te shpien ne endometrioz,si:

  1. Menstruacionet reterogarde.
    Kemi te bejme me kthimin mbrapsht te sasise se gjakut ne miter(se bashku me te edhe qelizave endometriale) drejt tubave te Fallopit,vezoreve dhe me pas ne pjesen e brendshme te barkut.Keto qeliza endometriale ngjiten ne organet qe ndodhen ne bark dhe mund te behen shkak per dhimbje ne cdo cikel menstrual.
  2. Transformimi i qelizave peritoneale ne ato endometriale.
    Kjo mendohet se ndodh nen ndikimin e elementeve hormonal dhe faktoreve imunologjik.
  3. Transformimi i qelizave embrionale.
    Hormonet estrogjen mund te behen shkak per per transformimin e qelizave embrionale ne qeliza endometriale gjate pubertetit.
  4. Kjo mund te zhvillohet gjithashtu edhe gjate nje nderhyrje kirurgjikale,si ne rastine histerektomistotale ku qelizat endometriale mund te qendrojne ne prerjet kirurgjikale.
  5. Transporti i qelizave endometriale,nepermjet rrugeve te gjakut apo atyre limfatike.
  6. Crregullimi i Sistemit Imunitar

FAKTORET E RRISKUT PER ZHVILLIMIN E ENDOMETRIOZES

Jane disa faktore qe ju vene ne rrisk te madh per zhvillimin e endometriozes, si psh:

  • mos lindja e nje femije
  • fillimi i menstruacioneve ne moshe te vogel
  • ndodhja e menopauzes ne moshe te madhe
  • cikli menstrual i shkurter
  • menstruacione ne sasi te madhe dhe qe zgjasin me shume se 7 dite
  • ekspozimi ndaj niveleve te larta te estrogjenit
  • personat qe jane nenpeshe
  • historia familjare pozitive me endometrioze
  • crregullime te sistemit riprodhues

Zakonisht simptomat e para zhvillohen pas disa vitesh nga cikli i pare menstrual(menarka) dhe jane simptomat qe kane tendence te qetesohen ne rast te nje shtatzanie dhe te zhduken fare ne menopauz.

CILAT JANE KOMPLIKACIONET E KESAJ SEMUNDJE?

Dy komplikacionet madhore te endometriozes jane:

  1. INFERTILITETI. Me shume se 1/3 e femrave qe vuajne nga endometrioza e kane shume te veshtire te mbesin shtatzane. Kjo eshte shume e rende ne momentin qe ndodh bllokimi i tubit te Fallopit dhe nuk lejohet komunikimi i vezes se sapoformuar me spermatozoidin, e ardhur nga meshkujt. Po ashtu edhe ne momentin qe ndodh nje shtatzani, ne femrat qe vuajne nga endometrioza, eshte shume veshtire qe ajo te cohet deri ne periudhen e lindjes ne kohe.
  2. KANCER. Ka te dhena qe ka nje numer shume te madh te prekurish nga kanceri i vezoreve.

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI I SEMUNDJES?

  • Egzaminimi pelvik: kerkohen prania e kisteve, ngjtitje te oganeve perreth mitres.
  • Ekografia me rruge transabdominale apo tranvaginale tregojne pranin e cisteve endometriotik
  • Te dhenat laboratorike: gjak komplet per ta diferncuar nga infeksione pelvike, markuesi CA125 me sensibilitet te ulet, markuesi CCR1 mRNA me sensibiletet me te larte.
  • Rezonanca magnetike percakton me mire permasat, shtrirejen dhe ndihon ne vendosjen e strategjise trajtuese.
  • Laparoskopi eshte e vetmja menyre per te sigururar pranin e endomtriozes, shtrirejen e saj dhe mjekimin e saj

KU KONSISTON TRAJTIMI I ENDOMETRIOZES?

Pergjithesisht, rekomandohet se pari mjekimi konservativ, dhe me pas ai kirurgjikal.

  1. Per trajtimin e dhimbjeve: mund te perdoret ibuprofen si dhe cdo antiiflamator josteroid
  2. Terapia hormonale: marrja e hormoneve shtese eshte efektive ne reduktimin apo heqjen e dhimbjeve:
  • Kontraceptivet, reduktojne dhimbjet e formave te lehta dhe te mesme.
  • Agonistet dhe antagonistet e GnRH.
    Keto medikamte shkaktojne nje gjendje menopauze te parakoheshme ndaj shpesh-here japin efekte anesore si afshe nxehtesie, tharje vaginale, ndryshime ne sjellje.
  • Danazol.
    Bllokon prodhimiin e hormoneve ovarial duke ndaluar mentruacionin, lehtesuar simptomat e edomtriozes. Gjithsesi danazoli nuk eshte zgjedhje e pare per shkak te efeketeve anesore si psh akne, dhe rritje te qimeve ne fytyre.
  • Medroxyprogesterone (Depo-Provera).

Trajtimi hormonal nuk eshte i perhershem pasi mund te ndodhi rikthim i simptomave pas ndalimit te perdorimit te tyre!

Trajtimi kirurgjikal.
Trajtimi mund te jete trajtim konservativ qe synon ne heqjene e vatrave te endomtriozes, kisteve endomtriotik, apo heqjen e aderencave te brendshme nepermjent laparoskopise apo kirurgjise se hapur, duke ruajtur teresine e aparatit riprodhues.
Ne format e renda te endometriozes nevojitet te behet histerekotomi totale bashke me heqjen e vezoreve.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/endometriosis/symptoms-causes/syc-20354656#:~:text=Endometriosis%20is%20a%20condition%20in,including%20the%20bowel%20and%20bladder.

https://www.nhs.uk/conditions/endometriosis/

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/endometriosis

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/10857-endometriosis

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/endometriosis

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?