ENCEFALITI ABROVIRAL
C’fare eshte Encefaliti Abroviral ?
Encefaliti Abroviral eshte nje inflamacion i trurit , i cili shkaktohet nga nje virus i familjes se ARTROPODEV ( ABROVIRUS ) . Tek Artropodet perfshihen mushkonjat dhe rriqrat , prandaj edhe burim per transmetimin e semundjes jane pikerisht keto mikroorganizma te infektuara. Ne nje studim te bere ne Amerike eshte dokumentuar se encefaliti ka keto shkaktare : virusin St.Louis ,virusi i Nilit Perendimor dhe virusi i grupit te Kalifornis . Duke i marre ne konsiderat te gjitha me siper , eshte pare se Virusi i Nilit Perendimor eshte shkaktari me i shpeshte i semundjes ne Amerike .
Infeksionet Abrovirale e kane pikun e tyre ne periudhen qershor-tetor , atehere kur eshte edhe periudha e shfaqjes se mushkonjave . Por jo te gjitha llojet e mushkonjave jane te afta ta transmetojne kete lloj infeksioni , ne te vertete vetem nje pjese e vogel e tyre e transmetojne semundjen .
Po ashtu nje tjeter shkaktar i kesaj semundje eshte EEE / Encefaliti i Kuajve Lindor , i cili ne raste te rralla eshte gjendur edhe tek shpendet apo kuajt .
Si perhapet Encefaliti Abroviral ?
Infeksioni i shkaktuar nga ky virus perhapet nga artropodet e infektuar te tilla si mushkonjat , kjo eshte vertetuar edhe nga nje studim i pare ne amerike . Ky lloj virusi nuk ka aftesine te transmetohet nga nje person tek nje tjeter ( pra ndermjet njerezve ).
Mushkonja te tilla qe jane te afta ta transmetojne kete semundje rriten ne zonat mocalore , ne koshat e mbeturinave etj . Mushkonjat qe infektohen nga virusi i St.Louis dhe Virusi i Nilit Perendimor , e marrin infeksionin nga kafshimi i shpendeve te infektuar dhe me pas sherbejne per transmetimin e semundjes tek njerzit . Ndersa mushkonja qe transmeton encefalitin e Karlifonis rritet ne zonat pyjore , po ashtu rritet dhe ne zona mocalore ( zona me uje te ndenjur ) . Mushkonjat e infektuara nja virusi i Karlifonis e marrin kete infeksion nga gjitaret e vegjel te infektuara dhe kane mundesine ta transmetojne ate te pasardhesit e tyre .
Ndersa mushkonjat e shfaqura pas shirave te rrembyeshem jane pare te mos jene te nje niveli shqetesues sa mushkonjat me siper .
Cilat jane simptomat e Encefalitit Abroviral ?
Shumica e personave te prekur nga kjo semundje , ne saj te pickimit nga ushkonjat e infektuara pergjithesisht nuk do te kene shfaqje te simptomave shqetesuse . Nje pjese e madhe e tyre mund te perjetojne simptoma te lehta te tilla si : temperatur , ethe apo dhimbje koke .
Ndersa nje gjendje e rende e infeksioni nga ky virus do te perfshinte : dhimbje te madhe te kokes , temperature te larte , dhimbje te muskujve , ngurtesim te muskujve te qafes , munges te kordinimit te levizjes se muskujve , konvulzione , koma .
Zakonishte simptomat e semundjes shfaqen nga 1-15 dite nga pickimi i nje mushkonje te infektuar .
Cilet persona jane me te ndjeshem nga Encefaliti Abroviral ?
Personat qe e perjetojne me rende prekjen nga keto lloj infeksionesh , jane ato me moshe mbi 55 vjec .
Shume persona jane ne gjendje te sherohen prej semundjes pa len asnje pasoje . E megjithate ka edhe shume persona te tjere qe qe mund te perjetojne nderlikime serioze per jeten deri ne koma ose humbje jete . Nga te gjitha llojet e viruseve te permendura me larte , eshte pare se me pak i rrezikshmi eshte infeksioni i ardhur nga virusi i Kalifornis. ky virus eshte pare te preki edhe femijet , por qe rralle ka pasur raste te demtimeve neurologjike te parikthyeshme . Nese nje person kalon nje infeksion nga nje abrovirus i caktuar ai eshte ne gjendje te krijoj imunitet ndaj tij , por jo ndaj abroviruseve te tjera .
Si diagnostikohen dhe trajtohen Abroviruset ne organizem ?
Diagnostikimi i kesaj patologjie behet nepermjet testimit te gjakut apo likidit cerebrospinal .
Ndersa per trajtimin e patologjis nuk ka nje kure specifike , i gjithe plani i trajtimit eshte bazuar tek simptomat qe shfaqen te pacienti .
Si mund ta parandalojme infektimin nga Encefaliti Abroviral ?
” Menyra me e mire e trajtimit eshte parandalimi.”
Prandaj eshte shume e rendesishme te kontrollojme shprendarjen e mushkonjave , sidomos ne zonat mocalore ( me pellgje uji te ndenjur ).
Ne listen e vendeve qe duhet treguar kujdes perfshihet po ashtu : uji i ndenjur i pishinave , uji i vaskave te kafsheve , uji i shiut i ndenjur tek varkat e vjetra , nuk duhet te lejoni rritjen e shumte te barerave te keqinje , etj . Por gjeja me kryesore eshte qe te ruajme banesat tona nga popullimi i mushkonjave , e ketu flasim per perdorimine barrierave fizike apo edhe perdorimit te insekticideve .